Kukësi ia del mbanë në futboll, Bashkia bën Gjicin “Qytetar Nderi”

anazapta

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, do të nderohet sot nga bashkia e qytetit me çmimin “Qytetar Nderi”, për shkak të kontributit të madh që ka dhënë për skuadrën e futbollit. Kukësi ka qenë surpriza e sezonit, pasi erdhi nga Kategoria e Parë, por në vend të mbijetesës shpalli si synim pjesëmarrjen në Europa League. Objektivi ambicioz u sigurua matematikisht një javë para përfundimit të kampionatit, ndërkohë që, pavarësisht rezultatit të sotëm kundër Skënderbeut, skuadra veriore është nënkampione e vendit, pasi Teuta u mund të premten nga Tomori. Kukësi i ka të gjitha arsyet për të festuar dhe ndeshja e sotme do të jetë pikërisht festë, aq më tepër që përballë do të jenë kampionët e vendit. Sipas njoftimeve nga klubi kuksian, para ndeshjes do të ketë koncert, ndërsa në pushim të saj do të zhvillohet ceremonia e çmimeve, pasi, përveç Gjicit, “Qytetar Nderi” do të bëhet edhe ish-mundësi Lutfi Meçka. Pas takimit, do të jetë radha e Skënderbeut për të festuar, pasi skuadrës korçare do t’i dorëzohet për të tretën hera radhazi trofeu i kampionit. Ndërkaq, dje është zhvilluar edhe një tjetër ndeshje për javën e fundit, midis Laçit e Tiranës, mbyllur pa gola. Të gjitha takimet që ulin siparin e kampionatit nuk kanë rëndësi për renditjen, pasi tani gjithçka ka përfunduar, përfshirë edhe garën për vendin e dytë, që i përket me meritë Kukësit.

 

 

Kategoria Superiore

Java e 26-të

 

Të enjten

Tomori – Teuta  4-1

Mitraj 2′, Ouej 17′, Karamani 43′, Xhejms 53′ / Xhafaj 63′

Dje

Laçi – Tirana   0-0

Sot

Kukësi – Skënderbeu

Vllaznia – Kastrioti

Apolonia – Flamurtari

Bylis – Besa

Luftëtari – Shkumbini

 

 

Renditja

P  Skuadra      F    B    H    Gol.       Pikë

1  Skënderbeu   18   4    3    40:10      58

2  Kukësi       14   7    4    45:22      49

3  Teuta        14   6    6    32:24      48

4  Flamurtari   13   6    6    49:32      45

5  Tirana       12   7    7    30:23      43

6  Laçi         11   5    10   32:31      38

7  Vllaznia     10   5    10   28:26      35

8  Kastrioti    10   4    11   26:34      34

9  Besa         8    7    10   22:26      31

10 Bylis        9    5    10   31:29      29

11 Shkumbini    6    8    11   16:32      26

12 Luftëtari    5    4    16   23:42      19

13 Tomori       4    7    15   29:50      19

14 Apolonia     1    9    15   16:40      12

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *