Çaji jeshil ka shumë efekte pozitive në organizëm, nëse duam t’i kushtojmë vëmendje të qenit mirë nga ana shëndetësore si në aspektin fizik, edh enë atë mendor. Ndikimet pozitive të çajit jeshil njihen që nga antikiteti dhe kryesisht kanë qenë popujt orientalë ata që ia kanë njohur vlerën që herët kësaj bime. Nuk duhet harruar se çaji jeshil është i pasur me shumë substanca të dobishme për trupin tonë si polifenolet, katekinat dhe teinat, të cilat kanë efekte antioksiduese. Ja disa nga “mrekullitë” e çajit jeshil.
Ngadalësimi i plakjes
Antioksidantët e pranishme në çajin jeshil veprojnë kundër radikaleve të lira, duke luftuar plakjen e qelizave dhe duke kryer funksione antidegjenerative dhe antikancerogjene. Vetitë antioksiduese të çajit jeshil vijnë falë katekinës, substanca që përbën nga 20 deri në 40 të peshës së thatë. Antioksidantët mbrojnë arteriet dhe indet, duke ngadalësuar plakjen.
Humbja e peshës
Çaji jeshil njihet për vetitë dobësuese. Substancat që e bëjnë të mundur këtë janë metilksantinat.ato favorizojnë lëvizjen e yndyrnave dhe rrisin metabolizmin. Këto substanca kanë edhe efekt diuretik, ulin oreksin e ndjenjën e urisë dhe luftojnë celulitin.
Ulja e nivelit të sheqerit dhe kolesterolit
Çaji jeshil ul nivelin e sheqerit në gjak dhe ndikon pozitivisht në parandalimin e diabetit. Katekinat janë përgjegjëse për uljen e nivelit të kolesterolit.
Kuron sëmundjet e lëkurës
Çaji jeshil është një aleat shumë i mirë kundër plagëve në lëkurë dhe sëmundjeve, duke stimuluar fuqishëm rigjenerimin e epidermës.
Lufton viruset
Katekinat luftojnë viruset, në veçanti ato të gripit. Çaji jeshil mund të përdoret edhe për të shoqëruar kurat kundër sëmundjeve alergjike. Në disa raste, është i rekomandueshëm edhe kundër dhimbjes së kokës, kryesisht në rastet kur ajo shoqërohet me sindromën premenstruale.
Lufton rënien e flokut
Çaji jeshil ndihmon për të luftuar rënien e flokut. Ai ka në përbërje flavonoide, vitamina dhe oligoelementë të cilët janë ndër armët më efektive në luftën kudër rënies së flokut. Efektet pozitive janë të dukshme si në rastin e konsumimit të çajit jeshil, edhe nëse lëngu aplikohet direkt në rrënjën e flokut.
Efektet negative
Kujdes me sasitë e çajit jeshil. Teina nuk i bën mirë sistemit nervor nëse konsumohen sasi të mëdha çaji. Masa e këshillueshme është poshtë katër litrave në javë. Gjithashtu, mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes me konsumin edhe gjatë shtatzënisë.

un vuaj nga nervat sepse kam jet te stresante por qe me intereson te bie 5 kile ne pesh dua te di sa bustina ne dite te cajit jeshil munde te perdore pa ndikuar shum ne nerv ?! faleminderit jam ne pritje te pergjigjes tuaj sepse po perdore caj jeshil . klb respekte.
Dy ne dite dhe joooooo me shume
po mja mi e ke nje bustin dhe kte ndaje ne dy pjese,,,kosovaret pin nje got te vogel rakie ne vakt jo me shum se te ben nervoze
un vuaj nga nervat por dua t bie n pesh 15 saduet t pij caj jeshil n dit klb respekte
ju lutm
un vuaj nga nervat por dua t bie n pesh 15 kg sa duet t pij caj n dit respekte
dua t bije n pesh 15 kg sa duet t pij n dit caj pa m br dm.faleminderit
dua t bije n pesh 15 kg ju lutem m thoni sa duet t bpij caj n dit
Leta une tani kam filluar te pi caj jeshil dhe ka veti dobesuese por me nje regjim strikt ushqimor seshte nevoja te pish me shume se 2 bustina pasi mund te sjelle efekte negative KLB