Letër e nëshkruar te Dita
Prej disa ditësh që ndodhemi në bregdetin e Jonit, po shohim nga afër bukurinë dhe magjinë e turi zmit tonë elitar e masiv. Resurset natyrore ku kujdesi e përgjegjësia e njerëzve, duke shtuar ndjeshëm edhe mbështetjen e shtetit, janë bërë gjithnjë e më të dobishme për popullin. Sapo ke lënë Vlorën dhe brigjet e Orikumit, fillon ngjitja për në Llogara, ku ndihet freskia e pishave deri në lartësi tek lokalet e bukura. Vazhdon pastaj zbret nëpër zigzaket e ankthshme të Llogarasë me pamje nga deti. Kush i ka parë e s’është mrekulluar! Vijnë pastaj me rradhë plazhet e Qeparoit, Dhërmiut, Himarës e Llagamit, për të vazhduar me Borshin e Lukovën. Saranda gjallon nga mbipopullimi i sezonit. Bashkia bën punë serioze për mbarëvajtjen e gjithçkaje. Organizimet e saj për mbushjen e ditëve, sidomos të mbrëmjeve nga ora 18 e pasdites deri vonë pas mesnate me veprimtari etno kulturore, koncerte këngëtarësh, shfaqje cirku e shumë të tjera, e bëjnë të larmishme dhe plot gjallëri jetën e qytetarëve dhe të pushuesve. Mjaft interesant qe Panairi kombëtar i suvenireve turistike në mbrëmjet e 14, 15 e 16 gushtit përgjatë pedonales. Po kështu me interes po ndiqen edhe ditët e kulturës dhe kinemasë turke. Një punë shumë e kujdesshme bëhet nga forcat e rendit për lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe makinave. Në këtë panoramë të lavdërueshme ka edhe ca gjëra që stonojnë: Siç janë për shembull ndërtimet bllokuese ku psikoza e privates mënjanon publiken, çmimet e pakontrolluara e shpesh abuzive në tregti a shërbime të tjera. Tërheq vëmendjen fenomeni i njerëzve të ulur a shtrirë si “lypësa” në shëtitore.
Nga Përparim Shullazi
