MSH apel: Parandaloni përhapjen e COVID-19, mos harroni zbatimin e masave mbrojtëse

Ornela

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në këtë situatë pandemie. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministria kërkon respektimin e distancimin social, masat e higjienës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Ndër të tjera në apelin e tij kërkon dezinfektimin e objekteve që prekim dhe duhet të shmangim shtrëngimin e duarve.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Dezinfektoni objektet që prekni dhe shmangni shtrëngimin e duarve. Mbroni shëndetin dhe mos e ulni asnjë moment vigjilencën për zbatimin e rregullave me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit”, apelon Ministria.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *