Nuk ka qëndruar as 24 orë në qeli shefi i Kirurgjisë së Spitalit të Djegieve në QSUT. Ilir Broqi ka lënë sallën e gjyqit i lirë dhe i gëzuar ditën e djeshme, pasi Gjykata e Tiranës e quajti të paligjshëm arrestimin e tij nga policia dhe prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve. Por nuk ka pasur të njëjtin fat i dyshuari si sekser, Arben Doda, ish-punonjës i sigurisë në spitalin “Nënë Tereza”, ndaj të cilit rëndon akuza “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”. Ndaj tij u dha masa “arrest me burg”, kurse ndaj mjekut Broqi, “detyrim paraqitjeje”. Broqi mohoi akuzën, kurse avokati e quajti inskenim ndalimin e tij dhe pa prova.
Lirimi i Broqit
Seanca nuk zgjati më shumë se gjysmë ore dhe me dyer të mbyllura. Prokuroria deklaroi se ka provat e korrupsionit. Por gjykata vendosi se arrestimi ishte i paligjshëm. Pasi la qelinë, shefi i Kirurgjisë u shpreh i kënaqur. “Jam i lumtur që pati drejtësi nga gjykata. Gjykata e vlerësoi arrestimin të paligjshëm. Mu bë një kurth për shkak të detyrës”, u shpreh mjeku. Ndërkohë gjykata ka lënë në burg sekserin Arben Doda, ndaj të cilit rëndon akuza se mblidhte lekët 15-17 mijë lekë për secilin pacient duke i privilegjuar për shërbimin e skanerit. Sipas gjykatës, arrestimi i Broqit ka qenë i paligjshëm pasi nuk ka prova të mjaftueshme. Prokurorisë do i duhet të gjejë prova të tjera për të rikthyer në qeli bluzën e bardhë.
Arrestimi
Policia e Tiranës e arrestoi mesditën e së premtes, me urdhër të prokurorisë në kuadër të operacionit të koduar “Skaner 2013”, përgjegjësin e sektorit të aktivitetit kirurgjikal në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ilir Broqi. Gjithashtu është vënë në pranga edhe Arben Doda, i cili dyshohet se është sekseri i mjekut, ndërsa ndaj tij rëndon vepra penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Broqi s’e pranoi akuzën, kurse prokuroria tha se bëri disa javë hetime dhe kapi në flagrancë mjekun që merrte paratë për të sëmurët e pavionit të djegieve (plastikës). Pasi merrnin paratë, pacientët përfitonin shërbimin e skanerit të përgjithshëm.
Urdhri i Mjekut
Pas arrestimit të mjekut ka reaguar edhe Urdhri i Mjekut. Kreu i tij, Dine Abazi, dënoi çdo lloj forme të korrupsionit në sistemin shëndetësor, por ka rezerva në mënyrën se si ky fenomen po luftohet. Ai hodhi akuza të forta për drejtuesit e institucioneve shëndetësore.
Operacioni
Në operacion ka bashkëpunuar edhe Prokuroria e Tiranës, kurse ndalimi është kryer në momentet e flagrancës, në ambientet e spitalit. “Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se Arben Doda, ish-punonjës i sigurimit të Q.S.U.T-së, u kërkonte dhe u merrte në emër të doktor Ilir Broqaj qytetarëve të ndryshëm shuma nga 15000 lekë të reja, deri me 17000 lekë të reja, në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë”, thanë burime zyrtare të policisë së kryeqytetit për gazetën “DITA”. Broqi nuk e ka pranuar akuzën gjatë marrjes në pyetje, duke e quajtur sajesë dhe inskenim. Por grupi hetimor sqaroi se janë kryer hetime të ligjshme me metoda speciale, bashkë me prokurorinë dhe ka prova të besueshme të këtij korrupsioni. Mësohet se ka përgjime telefonatash, denoncime qytetarësh, dëshmi dhe ankesa të ndryshme, si dhe momenti i fotografimit dhe filmimit të procedurave të marrjes së lekëve dhe dorëzimit të tyre. Sipas hetimeve të kryera rezulton se duke paguar shumën e mësipërme, qytetarë të ndryshëm që kishin të afërmit e tyre në spitalin e djegieve, përfitonin shërbime për operacione dhe kontrolle, sipas shkallës së vështirësisë dhe shërbime të tjera. Kështu veprohej me pothuajse të gjithë pacientët.
Hetimet
Pas ankesave që ka pasur drejtoria e spitalit, është kërkuar që qytetarët të bënin denoncime konkrete dhe më tej janë ndjekur metoda speciale investigimi bashkë me prokurorinë, që ka miratuar arrestimin në kushtet e flagrancës së Broqit dhe të të dyshuarit si sekser. Gjithashtu si provë janë bllokuar edhe shuma e lekëve e dorëzuar në kushtet e flagrancës. Policia tha se po vijohet me hetime dhe mbledhje të të tjera denoncimeve ndaj bluzave të bardha për korrupsion me të sëmurët. Ditën e djeshme, pas marrjes në pyetje të të dyshuarve dhe komunikimit të akuzave përkatëse, dosja penale iu kalua Prokurorisë së Rrethit Tiranë për veprime të mëtejshme.

perse eliruan..,,
Me duhej te beja rezonance manjetike ne spitalin nr.5 Tirane!!!
Radha me vinte pas 6 muajsh,por nuk mund te prisja kaq shume!!
Gjej nje personel spitali,i jap 2 mije leke dhe me regjistron emrin per 2 dite me pas!!!
Diten e rezonances prita radhen,hynin e dilnin plot njerez,por nuk pashe njeri te merzitur!!!
Me vjen radha,futem ne salle,shtrihem dhe fillon TORTURA E TMERRESHME:
NJE ZHURME E LLAHTARISUR NE VESH SA PO CMENDESHA!!!
Doja te ngrihesha,por me kishin lidhur!!
Thashe “PO VDES”!!!
Askush nuk nderhyri nga te gjithe perpelitjet e mija!!!
Kur dola jashte u ula ne karrige per te “MARRE VETEN”!!!
Pyes nje pacien,qe doli pas meje:
-A PATE SHQETESIM GJATE REZONANCES?!!!
Jo -me thote!!!
-Po une-i them u cmenda nga zhurmat!!!
-Jo ,pse nuk te vune kufjet ne vesh ty???
-Jo-i thashe!!!
Epo nuk ke paguar ti-ma kthen pacienti!!
Mua me thane,qe me pare se duhet te paguaja 30-50 mije leke,se ndryshe nuk DEL I GJALLE NGA SALLA!!!
SHYQYR,QE PASKE SHPETUAR!!!
Pas 3 oresh shkoj te marr rezultatin,por mjeku me thote:REZONANCA NUK U BE SE KE LEVIZUR SHUME NE SHTRAT!!!
-Po une-u them u cmenda nga zhurmat,ndersa ju nuk me thate gje se si do te me ndodhte!!!
-Po kufje ne vesh,PSE NUK ME VUTE???- them!
-Pse ti do na mesosh neve-me hakerrohet mjeku KRIMINEL!!!
Dhe perfundova ne spitalin privat duke paguar 240 mije leke!!!
Me rrofte LIBREZA SHENDETESORE SHTETERORE,se nuk me hyri ne pune!!!
Ja,pra,se si te ben mjeku,qe pa kerkuar leke te le te vdesesh,qe ta dish vete se sa do japesh!!!
A quhet korrupsion KYYYYYYY????
Si guxojne keta gjykatesit te japin vendime te tilla ne favor te krimineleve. Kaq te paafte jane policet sa te arrestojne nje njeri te pafajshem?!
Keshtu perfundojne te gjitha rastet korruptive ! Jane flluska sapuni e tullumbace per te treguar se po luftohet korrupsioni dhe qeveria po punon! Po a denohet njeri ndonjehere!? Ah po, u denua nje adoleshent qe vodhi nje celular! Urime qeverise!
Natyrisht qe arrestimi eshte i paligjshem. Pse ka ligje ne Shqiperi? Po qe se do kishte ligje Saliu § Kompani do ishin tashi ne qeli. Hajt se ky popull e ka barkun e madh, edhe femijen ti vrasesh maksimumi reagimit eshte vetvrasja. Sa emra mjekesh kemi degjuar deri tani qe u kapen, u arrestuan, u liruan. Sot jane te gjithe me dy pune, nje si doktor dhe nje si taksambledhes. Mjer kush bie ne duart e tyre.
Te bene pershtypje urdheri i mjekut, por edhe ai eshte i koruptuar njelloje si mjeket dhe gjykatsit. Kesoj i thone hajduti e nxjerr te pa fajshem hajdutin. Kjo lloje gjykate duhet shkallmuar me te gjitha metodat perfshij ato me drastike.
Nese eshte bere arrestim i paligjshem, perse nuk arrestohen ata qe e arrestuan ne menyre te paligjshme? Keto jane lojera mes policise dhe drejtesise, pas pagesave qe bejne zyrtaret pas aarestimit. Nje komshiu thote keshtu: Ata na vjdhin ne, ata vidhen prej gjyqtareve, policeve e prokurore, rotacion lekesh, merr sot, jep neser, por dicka u mbetet hajduteve ne xhepa. dhe ne presim lufte kunder korrupsionit!!!!! Kur te zbardhet Sudja do behet kjo lufte
Mendoj se njerezit ne spitale duhet te heqin dore nga shprehja SA TE BEN HAKU, USTA. Per sa kohe nuk kerkohet FATURE per lekun qe japim, atehere keta mjek-wampire do vazhdojne te pijne gjakun tone.
keta duhen varure mu ne mes te tiranes dhe te digjen si minjte bashke me prokuror e gjyqtare jane si minjte jane po ku te jete ajo dore qe ja punoi ashtu atij miut qe iku olldashi keshtu duhet filluare tua bejne dhe ketyrve me cefra e zaganjorera e llala sa minje te uryer qe jan
bravo…ky eshte sistemi ku gjykatesi hajdut liron mjekun hajdut…bravo edhe nje here