Mediat raportuan një lajm për vdekjen e një pacienti nga Covid-19 në Shkodër, të cilit i referoheshin si babai i pacientit zero. Por Ministria e Shëndetit sqaron se i moshuari me inicialet E.L, ndërroi jetë në banesën e tij dhe jo për pasojë të Covid-19, edhe pse ka qenë bartës i virusit, por asimptomatik dhe se shkaku i vdekjes është infarkti i miokardit.
‘I moshuari, i cili prej dy muajsh qëndronte i palëvizur për shkak të një frakture koksofemorale dhe vuante nga diabeti mellitus, sëmundje kardiake dhe hipertension, ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme’, shkruan ministria në deklaratën për shtyp.
Njoftimi i plotë:
Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti me COVID19 në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:
I moshuari 85-vjeçar, me inicialet E.L., i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID19. I moshuari, i cili prej dy muajsh qëndronte i palëvizur për shkak të një frakture koksofemorale dhe vuante nga diabeti mellitus, sëmundje kardiake dhe hipertension, ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme.
85-vjeçari ka qenë bartës i COVID19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tektë gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes.
85-vjeçari ndiqej nga mjeku i familjes, i cili ka konfirmuar se shkaku i vdekjes është infarkti i miokardit.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe siguron opinionin publik se do të informojë për situatën, sikundër ka bërë deri tani. Sqarojmë edhe një herë se 85-vjeçari, nuk është viktimë e COVID19 në Shqipëri.
l.h/ dita

Ngushellime familjes. Nuk iku nga coronavirusi, por iku. C’rendesi ka per familjen. Dikush do ta beje lajm , te tjeret nuk pranojne.
Uroj te sherohen sa me pare familjaret e tjere.
Nje prej arsyet e vdekjeve eshte pikerisht se coronavirusi shkakton thromboze , pra infarkt apo emboli pulmonar, ose mikrothromboze ne tru ne veshke ne lekure qe shkatojne konguzione, blokim te veshkeve, apo shenj lekure te angiopatise edhe cdo kovi duhet t’i jepet mjekim kunder thrombozes