Muaji i Ramazanit është periudha mujore e agjërimit para Bajramit. Myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe qëndrojnë për më shumë se 10 orë pa ngrënë në ditë. Shumë njerëz nga besime të tjera thonë se si ka mundësi që e përballojnë këtë lloj agjërimi.
Ndryshe nga Kreshma, ku duhet të heqësh nga konsumimi ushqimet shtazore, gjatë Ramazanit agjërimi nuk lejon të konsumosh asgjë, deri kur dielli perëndon. Në këtë orar, familjet uljen së bashku dhe hanë bukë. Ramazani konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet. Kështu mos e ngatërroni Ramazanin me një periudhë për të humbur peshë, pasi në orën ku lejohet të hash bukë, përdoren ushqime të rënda që të kesh energji për gjithë ditën.
Agjërimi fetar është një mundësi për reflektim. Ramazani dhe agjërimi fetar në përgjithësi nuk janë të dizajnuara për të ndihmuar njerëzit që të përpiqen të humbin peshë ose të marrin shëndet. Është për t’u bërë njësh me një fuqi më të lartë, ose siç thuhet: pranvera që pastron shpirtin. Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Përveç pastrimit të shpirtit, bëhet për tu solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.
Myslimanët duhet të luten sa herë që munden gjatë Ramazanit, si dhe të lexojnë Kuranin. Të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe të sëmurët mendorë janë të përjashtuar nga agjërimi. Në dhjetë ditët e fundit, është Nata e Kadrit, ose e njohur si Nata e Fuqisë. Myslimanët besojnë se kjo është kur adetet e para të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed
Ushqimi
Disa njerëz kanë pikëpyetjet e tyre në lidhje me ushqimet që duhet të konsumojnë për të pasur fuqitë e duhura gjatë ditës dhe për ushqimet që duhet të shmangin.
Nutricioniste Ardiana Berisha-Hoxha ka shpjeguar se trupi zakonisht ka rezerva të mjaftueshme si të yndyrës po ashtu edhe Proteina dhe “që nga dita e parë e agjërimit, në mungesë të ushqimit, sidomos të karbohidrateve si burim i shpejtë dhe i pari i energjisë, fillon trupi të shndërrojë yndyrë në energji”, thotë Berisha e cila shton se për të marrë mjaftueshëm lëndë ushqyese gjatë agjërimit, është veçanërisht e rëndësishme balancimi i pjatës së ekuilibruar qoftë në mbrëmje në Iftar, ashtu edhe në Syfyr. Duke filluar nga pirja lëngjeve në mbrëmje…
Nutricionistja tregon se gjithsej duhet të pini deri 2 litra ujë për të evituar një Dehidrim të mundshëm gjatë ditës së nesërme ku prioriteti duhet të jetë uji ose çaji pa sheqer. Pijet me kafeinë, apo pijet energjitike, kola ose çaji i zi, duhet të shmangen gjatë Ramazanit pasi ato gjithashtu privojnë trupin nga lëngjet (dhe rrjedhimisht mineralet).
“Sugjeroj që Iftari të fillohet me një gotë të madhe ujë të vaktë me pak pika limon shoqëruar me një Hurmë mundësisht cilësore organike”, kjo sepse uji i vaktë do të stimulojë zorrën dhe me këtë e parapërgatit për një ushqim më të dendur në sasi dhe kalori. Ndërkohë hurma, përveç se ka sheqer që e shoqëron trupin tonë me energji, përmban edhe minerale, vitamina që i kanë munguar trupit gjatë gjithë ditës. Gjithashtu hurma ka edhe Fibra që ju jep një ndjesi ngopjeje dhe kjo është edhe një mënyrë për të shmangur mbingopjen. Më pas, nutricionistja tregon se duhet të kalohet deri gjysmë ore kohë për ta përgatitur organizmin për një darkë më të bollshme se zakonisht, ku duhet të jetë me supe me perime apo edhe mish pule shoqëruar me buke integrale. Gjithashtu mund të përfshini edhe drithëra të plota si orizi integral, makarona integrale apo Thjerrëza. Frutat dhe perimet gjithashtu nuk duhet të mungojnë gjatë gjithë kohës sepse janë të pasura me vitamina dhe sasi të lartë të fibrave që rrit ndjenjën e ngopjes.
Nutricioniste Berisha thotë se diçka shumë e rëndësishme që duhet të kenë parasysh besimtarët që agjërojnë është se nëse jeni shumë të uritur në mbrëmje, duhet të hani gjithmonë ngadalë dhe me kënaqësi.
“Provojeni të përtypni disa herë kafshatën sepse truri jonë merr sinjalin e ngopjes vetëm pasi të kenë kaluar 10 minuta ngrënie që do të thonë një ngrënie e shpejtë jo vetëm që nuk do na ngopë si duhet (pra do abuzojmë me ushqim pa nevojë) por edhe nga mos përtypja e duhur, do ngarkohet stomaku gjatë gjithë kohës dhe më pas edhe zorra ku as përthithja e lëndëve ushqyese nuk do kryhet si duhet”, shpjegon Berisha.

E gjithë kjo bën që edhe pse në fakt keni ngrënë mjaftueshëm, do të ndjeni uri gjatë vaktit dhe më pas edhe neps për të ngrënë shpejt dhe shumë. Gjithashtu, nutricionistja tregon se duhet të evitohen për iftar ushqime të yndyrshme, të skuqura , me erëza ose pikante, pasi ato rrisni rrezikun për dhimbje stomaku, probleme me tretjen ose urth. Më pas dhe problemet me gjumin po ashtu bëhen shoqëruese të problemeve sepse keni stomakun plot. “Duhet të bëjmë një përzgjedhje me vetëdije të ushqimit”, thotë Berisha.

Për syfyrin rekomandohet ushqim i larmishëm dhe i ekuilibruar dhe me përmbajtje të ulët të sheqerit dhe kripës për të shmangur etjen gjatë ditës, po ashtu karbohidratet komplekse që përmbajnë fibra, produkte me drithëra të plota, si tërshërë, bishtajoret, pastaj produktet e qumështit si ajrani, gjiza si dhe frutat e perimet, qoftë në formë Smoothie apo edhe të freskëta.
“Të gjitha këto ushqime sigurojnë një ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes dhe furnizojnë trupin me lëndë ushqyese si duhet”, tregon nutricionistja.
Brumrat dhe karbohidratet e rafinuara nuk duhet konsumuar pasi këto ushqime rrisin shpejt nivelin e sheqerit në gjak dhe si pasojë e kësaj do ndjeheni të lodhur dhe të rraskapitur.
Së fundmi, nutricioniste Berisha ka treguar një recetë të thjeshtë, të lehtë dhe të shëndetshme.
Një Smoothie e njohur si pije magjike në Marok që konsumohet në Iftar
Përbërësit:
6 Hurma
6 bajame apo Lajthi
250 ml qumësht
Të gjithë përbërësit futen në blender dhe përzihen derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
Muaji i Ramazanit: Një udhëzues i mirësjelljes për jomyslimanët
Ka rreth 7.6 miliardë njerëz në botë. Dhe rreth 24% e tyre – 1.8 miliardë – janë duke agjëruar nga lindja e diellit deri në perëndim. Çdo ditë. Për një muaj të tërë.
Është Ramazani , muaji më i shenjtë i kalendarit mysliman.
Ndiqni këto 10 këshilla se si mund të silleni me miqtë tuaj myslimanë gjatë muajit të shenjtë:
- Mund të hani para nesh …
Për 30 ditët e Ramazanit, muslimanët në mbarë botën do të përmbahen nga ngrënia dhe pirja gjatë orëve të ditës. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të vazhdoni biznesin si zakonisht. (Thjesht bëjeni një vesh të shurdhër ndaj stomakut tonë që rënkon.)
- … por përpiquni të mos planifikoni një drekë pune
Nëse bashkëpunëtori juaj musliman merr leje, kuptojeni.
- Nuk keni pse të agjëroni me ne …
Ju mundeni nëse doni të shihni se si ndihet. Por kjo nuk do t’i lëndojë ndjenjat tona – edhe nëse jemi miq të mirë.
- … por ju mund të na bashkoheni për Iftar
Iftari është prishja e agjërimit pas perëndimit të diellit. Ne na pëlqen ta bëjmë atë një vakt të madh të përbashkët. Duhet të vini.
- Nuk keni pse të dini se kur fillon …
Ramazani nuk është si Krishtlindjet apo Dita e Falënderimeve, pasi të gjithë e dinë saktësisht se kur do të bjerë. Ai kërcen përreth, sepse kalendari islamik është hënor. Kur fillon varet nga koha kur shihet hëna e re. Kjo është arsyeja pse datat e sakta ndryshojnë nga viti në vit.
- … por ju lutem jini pak fleksibël
Mënyra se si ne përcaktojmë se kur fillon Ramazani është përfundimisht e vjetër: Ju duhet ta shihni fizikisht hënën (edhe pse ka aplikacione për këtë ). Kjo është arsyeja pse, nëse kolegu juaj thotë: “Duke filluar nga nesër, a mund të filloj punën herët që të largohem më shpejt?” përpiquni të kuptoni.
- Ne ende do të shkojmë për kafe me ju …
Jo, nuk mund të pimë. As ujë. Por ne do të ecim me ju nëse doni të bëni një pushim.
- … por ne mund të mbajmë distancën tonë
Një fjalë: Halitosis. Ju përpiqeni të mos hani ose pini gjatë gjithë ditës. Kjo është arsyeja pse ne jemi një hap larg jush kur flasim.
- Mund të thuash ‘Ramadan Mubarak’…
Do të thotë “Gëzuar Ramazanin”. Bashkëpunëtori juaj musliman do ta vlerësojë kujdesin.
- … por ju lutem mos thoni: ‘Edhe unë duhet të agjëroj. Unë kam nevojë për të humbur peshë ‘
Ramazani nuk ka të bëjë me këtë. Plus, një nga efektet anësore të Ramazanit është mbipesha .


O te dhjefsha ramazanin ha
sanin dhe bajramin problemi eshte te mos dalin neper sheshe kto ramazonat. Se na i shpifen
Nga ushqyerja, tek menyra e sjelljes deri te falja m’xhami dhe kruerja e bithes pese here m’dite.
Pa Tur-qi o derdimena nuk do kishte Arnautistane por Greqi,Epir te bashkuan sic ka qene para Osmaneve.
Do kishte Ilyri me ne krye Perandorin e famshem Romake Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis, Polis kjo ne Nder te Tij.
Megas Kostantinos i lindur ne Nausa (sot Nish ne Serbine pushtuese) ishte i biri i Kostantinos Xlloros (Mbiemer Greke we do te thote i bute) dhe i Elenit.
Arnautet “Pella-Zagare” i thone Helene!
Sic i thone Selanik dhe jo Thesalo-Nika (Fitore e Thesalise Greqisht) ne Nder te motres se Megas Aleksandros.
You’ve o Arnaute you “fillon” Historia me nje Iroas (hero) Greke nga Emathia e Vorio Epirit Jeorgios Kastriotis.
“Historiani” i famshem (Fimi greq) Xhufi e thote pa patur turp qe Jeorgios Kastriotis u pagezuar Katolike per “Aresye Strategjike”!
Kjo “Strategy” akoma nuk ka mbaruar!
Ai pret ta rehabilitoni dhe jo ta varrosni “Katolike”.
I demo te hengert Tenja
E ke te keqen Brenda.
Kur bere derr e arine
Cdeshe qe bere Turkoallvanine.