1.
Nuk kam pasur rast ta njoh Muç Nanon, (Much shkruhet në ftesën për spektaklin e fundit-One man show “Dhe profetët dinë… të puthin”) kur në fillim të viteve 80-të, të dy, pavarësisht njeri-tjetrit, ngjisnim e zbrisnim shkallët e korpusit të Universitetit të Tiranës. Ai ndalonte në katin e dytë, ndërsa unë vazhdoja në të tretin. Nuk e njoha as në fillim të dekadës tjetër, vitet 90-të, kur ai nisi të ngjiste shkallë të tjera, në karrierë diplomatike, ndërsa unë vazhdoja të ngjisja dhe zbrisja shkallët që dikur i kishim përshkuar bashkë. Ai kërceu shumë shpejt prej shkallëve të reja, ndoshta i bindur se ishte nisur jo në rrugën e duhur. Unë, si shumica e lexuesve, do ta njihja atë pak vite më vonë, kur me sa duket pasi e kishte ndrydhur aq sa nuk mbante më pasionin për të shkruar, e shpërtheu atë në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe të shpenguar. Njëkohësisht brilante. Duke ndjekur Muç Nanon gazetar, skrupuloz, ekstravagant, befasues dhe demaskues ndaj të keqes shoqërore, sa më shumë që e njihja, aq më shumë bindesha se në publicistikë kishte gjetur vetveten. Por nuk mendonte kështu ai. Pasi tradhëtoi inxhinierin dhe i dha munxët edhe diplomatit, bëri të njëjtën gjë edhe me gazetarin.
2.
Nuk ishte e thënë, pra, që Muçi të ndalte në gazetari. Gjatë pesë-gjashtë viteve të fundit ai ka shpërthyer si rrallëkush këtej pari, për të përmendur një shprehje të tij, duke befasuar lexuesit me inkursionet serioze në brendësi të kulturës dhe shpirtit të shqiptarëve. “Hinterlandi i Kuq” ishte “tradhëtia” e parë që ai i bëri gazetarisë për llogari të sipërmarrjes së tij të re, asaj të studjuesit. Dyshues se shkelte në një tokë të panjohur, ai e vendosi veten para një sprove që e mendonte më të sigurt: të shkruarit për fëmijërinë dhe vendlindjen. Dhe nuk doli i gabuar. Hinterlandi u bë jo vetëm sprova e tij e parë. Ky libër, i cili pak vite pas botimit të parë u ribotua, përmbante farën e librave të tjerë. Të paktën dy prej tyre, “Unë Jam Gegë” dhe “Pax Albania”, i njohim se e kanë gjetur rrugën për te lexuesi. Nuk dimë ç’nakatoset ende në trurin e Muçit për tu sendërtuar më vonë në libër, por këta të dy mjaftojnë për të damkosur “tradhëtinë” e tij ndaj gazetarisë. Edhe ndaj gazetarisë televizive, në të cilën ai ka bërë disa sprova dhe mund të bëjë edhe të tjera. Me besnikërinë e tij ndaj gazetarisë, Muçi po konkurron atë që arriti (dhe ndoshta do të arrijë akoma) me tradhëtitë e tij ndaj këtij profesioni.
Pak kohë pasi kishte botuar “Unë Jam Gegë”, e ftova Mustafa Nanon për një bisedë-leksion me studentët e sociologjisë. Është pak të them që studentët u pataksën, me kuturisjet teorike dhe analizat krahasuese të Muçit. Mjaft pedagogë, oh sa shumë pedagogë ka tani Shqipëria, është pak të thuhet se stonojnë në ligjërimet e tyre të thata, të vjetëruara, shpesh pa argument ose me argument të huazuara. Muç Nano bën sociologji, antropologji, etnologji apo dreqi e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen, duke analizuar ngjarjet jo vetëm nga historia, por edhe e sotmja. Jo vetëm nga realitete të largëta, por edhe nga ato që ndodhin para syve tanë dhe nën hundën tonë. Me dy librat e fundit Muç Nano ka prodhuar më shumë sesa mund të prodhojë nja katedër sociologjie. Me që ra fjala, ku janë vallë katedrat e sociologjisë të universiteteve tona, publike apo jopublike? Ku janë departamentet? Ku janë sociologët? Muçi u bën karshillëk, natyrisht jo me dashje, as me qëllim të keq. Por me librat e tij na mëson se si sociologjia, antropologjia, etnologjia, etnografia e mjaft shkenca të tjera të ngjashme, mund të bëhen të dobishme, jo vetëm duke trajtuar tema instrumentale, por edhe kur mbeten thjesht në lëmin teorik. Me “Unë Jam Gegë” dhe “Pax Albania” Muç Nano ka guxuar të adresojë tema nga më të rëndësishmet e jetës dhe botës shqiptare. Por ka shkuar edhe më tej. U ka rënë kokës temave të koklavitura të botës së sotme, lëmshit të çështjeve të fesë, etnisë, politikës, kulturës, gjuhës. Me një guxim prej Muçi, shkruan dhe argumenton çështje apo të vërteta që mjaft u vijnë rrotull.
4.
Kur të gjithë ne, domethënë lexuesit, po shijonim Muç Nanon sociolog apo antropolog, ai duket se po i tregon vendin edhe studjuesit me tradhëtinë e tij të rradhës. Të premten e kaluar ai u shfaq si një komunikator i madh i temave me të cilat na kishte pataksur me librat e veta. Si një pretencioz i pashoq, Muçi u shfaq në sprovën e tij të parë si show man, me një temë bajagi delikate. Ndeshjen me profetët, jo më në ekran, as në libra, por në skenë, i vetëm, përballë një publiku sa miqësor, aq edhe namusqar, Muçi e kaloi me po aq sukses sa edhe gjithë ndeshjet e tjera në karrierat paralele që ka nisur. Unë nuk dua tu hyj përmbajtjes së pikëpamjeve të tij mbi fenë, Zotin, profetët, Librat e Shenjtë apo edhe ateizmin. Por vlerësoj guximin për të ftuar lexuesit, spektatorët dhe publikun në tema delikate dhe interesante për kohën që jetojmë. Dhe format e diverisfikuara që Nano po përdor për të ushtruar mjeshtëritë e veta. Të premten që kaloi ai nisi një tradhëti të re.
Nuk di cfare thote Muci per fete ne Shqiperi po une di te them vetem nje gje.
PEr ca pislleqe si feja RROFTE DIKTATURA!
Kto jan tipiket e burrave llapaqen qi hane aty ku dhjesin;ose e thane me gjuhe rruge burra qi me u bo diq ne jet kthehen ne “schwanz lutscher”
Ky eshte ai tipi qe vidhte breke ne Amerike?
DELETED
DO FSHIHEN TE GJITHA KOMENTET QE FYEJNE PERSONALISHT AUTORET E SHKRIMEVE
MODERATORI
personat publik mos ta bejne veten per tu lincuar or ti…
suksese.
ishte sh shfaqje e bukur
Shume dogendiste ky
edhe ky me parat e kredive te Cilit jeton
Qe Mustafa Nano eshte nje tip me nje temperament, si puna e uthulles, nuk ka nevoje per koment.
Jepini ndonje zocke e ca para te qetesohet
Kush ka ndonje cope video nga kjo komedia e re e Muchit?
ta hedhi nje link ne forum
Gabuar qofsha po ky do te imitoje Adriano Celentanon ne cdo gje
Mire e e paska mendu por duhet ta shohim qe te japim ndonje mendim.
Kam frike se brockulal ka keputur me deshiren per te provokuar qe i dallohet qe tutje.
Ka shperthime Muci
Fatkeqesisht keto shperthime ulin piket e vete protagonistit…
Z.MUC.NANO ESHTE NJE SHPREHJE QE THOTE POLITIKA ESHTE K.RVE ATEHERE I BIE QE EDHE POLITIKANET JANE TE TILLE POR UNE KAM MENDIMIN QE KETYRE POLITIKANEVE QE SHKOJNE SA NE NJE PA RTI NE TJETREN DUHET ME I FUTE PRASIN SI ATIJ TRITAN SHEHUT DHE TE I VEME TJETER EMER ME TE BUKUR `’BAJGAAAAA.
nuk di c ka me fete ky po du te them qe ne jemi cope cope
Klasa politike, komuniteti mediatik, biznesi jane ne pergjithesi te deshtuar.
Ndoshta nuk kaane faj.
Shqiperia vjen nga socializmi i Enver Hoxhes ku per 55 vjet u gatua “njeriu i ri socialist” ,
keta jane sot ne politike, te gatuar e brumosur me mesimet e PPSH, te pabese , tradhetare, hipokrite, intrigante . Faleminderit Enver per cfare na bere. Por Enveri nuk e bente dot vetem pa ndihmen e shqiptareve te tjere. Pra popull i tille jemi prandaj mos u ankoni kot.
Autori thote qe Muci ka tradhtuar andej ketej.
Mua me duket e gjitha nje perpjekje em nje qellim te vetem.
Te dale ne TV
Ku perhere ka deshtuar
One Man show 🙂
Much-i 🙂
Etj
Te q…fsha “shqipen” o Mustaf
🙂
M. Nano per hir te vertetes eshte nje gazetar i talentuar,me kulture dhe profesionist i spikatur.
Ne menyre te vazhdueshme ka ngritur probleme,shqetesime ne favor te opinionit publik.ky fakt MUCIN e bene mik me pjesen derrmuese te qytetareve.Ai shpreh hallet,prokupacionet dhe stigmatizon,kritikon ne menyre burrerore qeversjen dhe levat e saj ne pergjithesi.Kjo meriton respekt.
POR gazetari i talentuar nuk mund ti japi te drejte vehtes te aplikoje nje gjuhe rrugacerore qofte dhe kur paraqet probleme serioze,ne te kundert performanca e tij rendohet ,shkermoqet dhe nuk lexohet me.
Do ti kerkoja z.NANO TE largohet nga vulgaritet,fjalori me perberje banale dhe tendecioziteti.
Paraqitja e realitetit me me fjalor te paster,te pasur sic e ka shqipja jone krahas permmbajtjes se femomenit dhe problemit per zgjidhje do te bente rritjen e audiences ne shkrimet dhe do te lartesonte performancen e autorit.
Me shprese se nuk e kam lenduar z.NANO, keto rrjeshta jane shprehje e respektit dhe e konsiderates per gazetarin e talentuar M.NANO.
Muci ketu ne dita ca kohe em pare tha ate shprehjen qe e mban ne goje si cope muti Saliu gjith diten
“te behen bashke gjithe qelbesirat”
Muci ka thene edhe qe listat e PS jane mbushur em burra kurva duke kundershtuar emrin e Kocos Kokedhimes aty
Shpesh ne takime apo grumbullime njerzit,qe befasohen nga politikat, e kane ne maje te gojes fjalen qelbesire burdello apo kurve .
por nje gazetari apo analisti nuk i takon ta pergjithsoje kete .Ka shume arsye qe une do te ndalem vetem tek njera.
A jane te gjithe kandidatet per deputet burra apo gra kurva ?Edhe nese ka ndonje qe e meriton, kur ngre nje akuze ne blloke, nuk bene gje tjeter vecse shfyne dufin si cdo qytetar tjeter i ndjeshem nga politika .
Une nuk kam qellim te analizoje e ka te drejte apo jo Muci .Ne vete pranojme qe kemi shume defekte ne jeten shoqerare e politike.Dihet qe ne krye duhen vendosur ata qe e meritojne. Por ja qe ne Shqiperi keshtu u gatua brumi demokratike.
Rrugaceria mbizoteron kudo ,kurveria ,qe thote Muci eshte kudo.A sherohen keto duke kaluar ne ekstremin e tyre ?Vetem bashkimi ne nje bllok duke respektuar njeri tjetrin pa e tepruar do te sjelli ndryshimet qe duam .
-fshatare pa toke !………
Mire o Muci po emrin pse e paske shkruar Much-i? 🙂
Sec keni me emrat tuaj ju.
Edhe Cilit nuk i ka pelqy Naim e beri Henri
Edhe Edvini ka qejf te thirret Edi.
Ju sikur punoni ne Apple te gjithe 🙂
nuk e kam pare kete shfaqjen por shume nga burrat e moshes se Mucit ne Tirane vuajne nga andropauza
Dhe vec kesaj te gjithe, perfshir mucin jane lekiste te medhenj.
Leku dhe paploteria seksuale ne rini i bejne te vegjel dhe te ligj.
Megjithate urime qe ka kaq sh vullnet per tu hedhur sa andej kendej gjinive te artit dhe gazetarise
nuk ja vlen te komentosh kete Barjaben,
po se qenka hutuar nga Muchy qenko kot fare…
Me mire degjoj pordhet e Mucit,se hoxhen ne minare.
mirel,me pelqeu komenti juaj.Kurse komentuaesit e tjere me perjashtim te dy-treve jane future kot ne kete diskutim.Duken qe s’ja thone nga ajo ane qe shkruan MuStafa Nano.Po te jeni te zote beni sa gjysma ose cereku I punes se Mucit dhe jeni te nderuar.Pergezime Muci,vazhdo terezine ,mos u merakos nga te paditurit dhe inatcinjte.
Komenti u fshi per arsye etike
Moderatori
Muci ka guxim, edhe zgjuarsi. Te jap te drejte per vleresimin Kosta
mire po ju pershtatka muqit kjo fare tradhtia