Muharem Rama: Sot fillon një epokë e re

Dita

Nga KZAZ-ja 19 në Peshkopi, kandidati i koalicionit të majtë Muharem Rama ka shpallur fitoren, duke falënderuar popullin e Dibrës për mbështetjen.

Rama tha se sot për Dibrën fillon një epokë e re, ndërsa siguroi dibranët se do të bëjë realitet çdo premtim të dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Rama tha se puna e parë që do bëjë, është infrastruktura e Bashkisë së Dibrës.

“Falënderoj popullin e Dibrës për mbështetjen masive që më bëri. E prisnim mbështetjen, por jo kaq të madhe. Dola kandidaturë fituese me shumicë bindëse. Sot për Dibrën fillon një epoke e re. Gjithë premtimet që kemi dhënë do t’i bëjmë realitet. Puna e parë, do merremi me infrastrukturën e bashkisë së Dibrës, dhe shumë projekte që i kemi thënë gjatë fushatës do t’i bëjmë realitet”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *