Si rezultat i kryengritjeve shqiptare në Kosovë kundër serbëve janë ndërmarrë ekspedita ndëshkimore nga ana e serbëve kundër shqiptareve deri në spastrim etnik, madje deri në atrocitete monstruoze ndaj popullsisë civile. Këto kanë ngjarë në fillimet e viteve të Luftës së Parë Botërore, kur luftonte Bajram Curri dhe Isa Boletini dhe në vitet 1922 – 1923 kur në Drenicë luftonte për t’u kthyer në mit Azem Galica me Shotën. Një grupim tjetër erdhën bashkë me Ahmet Zogun si mercenarë për të përmbysur qeverinë demokratike të Fan Nolit. Muhaxhirët e gjorë lanë pas gjithçka që patën, tokat ua rrëmbyen dhe shtëpitë ua dogjën, kafshët ua grabitën dhe burrat ua therën… Ata ua dogjën librat, ua shkatërruan kulturën, ua ndaluan shkollat në gjuhën amtare. Ata bën gjithçka për të zhdukur edhe kujtesën kombëtare, por lulja mbiu edhe nëpër shkëmbinj. “Gjeografia na ka bërë fqinjë, historia na ka bërë armiq”, ka thënë Presidenti amerikan, Xhon Kenedi, thënie që vlen edhe për ne, shqiptarët.
Që nga viti 1918 deri më 1941 u dëbuan me forcë 25 mijë kosovarë myslimanë nga vatrat e tyre. Shumica e tyre emigroi në Turqi kurse një pjesë u vendos në Shqipëri, veçanërisht në tokat e 24 fshatrave të Myzeqesë Perëndimore: Ura e Gurit (NB Çlirimi), Lejlek, Portëz, Ndërmenas, Murtaja, Baltëza, Lalaj, Zhavar, Pojan, Havalejas, Mujalli, Hamil, Plyk, Bakërzë, Sheqi i Madh, Bufas – Sulaj, Çipllakë, Kisha e Libofshës, Rreth Libofshë, Babunjë, Divjakë, Xhebba. Pra u vendosën 439 familje me 884 frymë. Ne Xhebba u instaluan 21 familje me 134 frymë.
Muhaxhirët, siç i quante komuniteti vendas, kryesisht u vendosën në Myzeqenë e Madhe dhe në Myzeqenë e Vogël (Fusha e Kavajës). Ata u vendosën në fshatrat Qerret dhe Karpen. Po t’i hedhësh një sy të vëmendshëm këtyre fiseve, pothuajse janë të njëjtë, por të shpërndarë në fshatra të ndryshme. Psh, në Qerret u ngulën familjet Shala, Krasniqi, Gashi, Berisha, Hoti Shquti. Me kalimin e viteve këto familje u integruan me vendasit duke u arsimuar dhe duke dhënë kontribute të vyera në përparimin e
vendit. Do të veçoj nga këto familje veçanërisht atë të Halim Mehmetit (Shquti) me origjinë nga Mitrovica, i cili për shumë vite ka ushtruar në qytetin e Kavajës misionin e Hoxhës , i mbiquajtur hoxhë Kripa. Ky hoxhë ka pas gëzuar një respekt të veçantë në këtë qytet. Përveç kësaj ai kishte një familje të madhe, të arsimuar dhe me detyra të rëndësishme ne Kavajë. Por më e rëndësishmja në këtë familje klerikale dhe shumë e vyer për atë kohë ishte martesa e djalit të Hoxhës me mbesën e Papa Jorgji Dakës po nga Kavaja. Ky gjest theu tabú. Nuk duhet harruar ndihma materiale dhe morale ndaj këtyre muhaxhirëve nga ana vendasve nga Kryqi i Kuq, nga qeveria e asaj kohe, nga Austro-hungaria, por edhe nga një lorde angleze, e cila vuri në dispozicion të muhaxhirëve një pjesë të pasurisë së saj. Ajo ngriti një shkollë në Qerret dhe i vuri emrin e djalit të saj të vetëm, Herbert, i cili kish kontribuuar si misionar dhe mik i Shqipërisë dhe që kishte vdekur nga një sëmundje e pashërueshme. Të njëjtin veprim bëri edhe misionarja tjetër, Xhebba, në Vanaj të Libofshës, ku për nder të saj hapësira e një toke ku u instaluan muhaxhirët mori emrin e saj. Vetëm në zonën e Lushnjës dhe Libofshës u instaluan 91 familje me 359 frymë. Në Rreth-Libofshë dhe në fshatin Çipllakë u instaluan 18 familje me 57 frymë, kryesisht nga krahina serbo – boshnjake e Sanxhakut, të dëbuar nga sllavët vetëm e vetëm se ishin myslimanë, si familjet Dulla, Shkreli, Kerleci, Bosnja (Të dhëna të tilla gjenden në Vjetarin Statistikor të Teki Selenicës) Po ashtu një studim interesant ka bërë Pandeli Komini me librin “Myzeqeja Perëndimore”.
Edhe në Babunjë të Lushnjes u vendosën familjet Krasniqi, Gashi, Presheva, Konja dhe më vonë Sakajeva. Në Gogolas, familjet Shala, Perlezi etj. Po ashtu familje me këtë mbiemër gjenden në Sejmenas dhe Çukas të Lushnjes. Në Vanaj, pothuajse shumë afër, u krijua një fshat me emrin e misionares angleze Xhebba (Xhepaj), ku u vendosën familjet Tërnova, Sinani, Gërguri, Lushaku, Kelmendi, Mersala, Borovci etj. Xhebba ishte një sozi bamirësie si Elizabet Karnovon. Është për t’u vënë në dukje familja e Tërnovëve në Vanaj të Libofshës. Edhe këtu kemi të bëjmë me një hoxhë, siç ishte Sefë Tërnova, burrë i zgjuar dhe autoritar. Të tillë kishte edhe vëllezërit; të tillë u bënë edhe fëmijët e tyre, të arsimuar e të sjellshëm. Për mua mbetet i paharruar në kujtesën time nga fëmijëria plaku kosovar Bajram Sinani, një mik i mrekullueshëm i familjes tonë. Ai ishte punëtor i palodhur, i urtë dhe vishte gjithmonë kostumin popullor të vendit të origjinës. Po kështu të respektuara kanë qenë edhe familjet e Ahmet Kelmendit, Myslym Borovcit etj.
Në vitet e para të ardhjes së muhaxhirëve kishte vështirësi të mëdha. Ata nuk aklimatizoheshin dot. Uji dhe temperaturat ishin të papërshtatshme për ta. Ata lanë gjithçka prapa dhe mbetën nën jorganin e qiellit dhe për dyshekë kishin tokën, pothuajse të veshur me zhele dhe këmbëzbathur. Atëhere ishin kohë kur Myzeqeja vuante nga sëmundjet e malaries dhe tuberkulozit. Në vitin 1931 në Stanin e Bobos, në Thanë të Fiersheganit, kanë vdekur nëntë persona brenda një jave nga malarja dhe tuberkulozi.
Përveç kosovarëve, në Myzeqenë e Madhe erdhën muhaxhirë edhe nga trevat shqiptare të Maqedonisë dhe Greqisë e sidomos nga zona e Strugës, Dibrës, Kosturit dhe rrethinave të tyre, pranë kufirit me Shqipërinë. Edhe në këtë rast shumë prej tyre morën shtetësinë turke ndërsa një pjesë erdhën në Shqipëri dhe u vendosën në toka të mira bujqësore, si në Qerret të Lushnjes, Savër, pranë qytetit. Madje krijuan edhe një fshat me emrin e tyre të origjinës, Kosturli, që ndodhet nën juridiksionin e Komunës Gorre. Familje të tilla si Koçillari, Pollozhani, Agolli, Beqiri,Manoku, Hajredini, Topalli, Gafka, Liçi, Zhuri, Pajolli, Maledhi, Lala, Hasani, Terelli, Merrolli, Barolli etj. Edhe këto familje janë shquar për edukatë pune, për aftësi organizative dhe dëshirën për t’u arsimuar. Veçoj me respekt njerez të tillë të nderuar si Samit Koçillarin. kolonel Sulo Manokun e Zabit Pollozhani (Kurti), Demir Liçin, Enver Liçin dhe gjithë familjet e tyre të të madha e të mrekullueshme. Në gazetën “Bashkimi” të vitit 1946 shkruhet se në Myzeqe dallohet si bujk modern i palodhuri Rakip Pajolli ose Beqir Zhuri me djemtë; në Qerret të Lushnjes, po ashtu familjet Xhima, Mullaj, Merelli, Bekuli etj. Të gjithë këto familje kanë gëzuar të drejta të barabarta si të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë. Ata u integruan menjëherë me shoqërinë shqiptare dhe kudo përçojnë aftësitë e tyre në të gjitha skajet e vendit.

Zoti Jovan ! Te pershendes per kete shkrim qe ke bere! Eshte nje histori e pamohueshme e faktuar me fakte. Serbia e bashkpunetoret e saj brenda vendit i kane bere shume te zeza Kosoves .,por edhe shqiperise , nga Ahmet Zogu e deri te satrapi i fundit i SHQIPERISE DHE kOSOVES ,Sali Berisha. Besoj se do jet gabimi i redaksise se gazetses pasi “Myzeqeja e vogel” nuk quhet fusha e kavajes por fusha nga bregu i majte i lumit ” Vjosa ” e deri ne kufi me malsine e Vlores.,po rendesi ka qe historia te mesohet mire nga te rinjte,pasi po shohim deformime te qellimshme. Ka arritur deri atje sa Sali Berisha te quaj plakun e maleve Barjam Currin tradhetar e Ahmet Zogun patriot. Me kete rast dua te them se ajo shtatorja e Zogut duhet zhdukur nga Bukevardi i Tiranes , dhe bulevardi te quhet me emrin qe ka patur ……..
Jovani;e ka quajtur Sanxhakun ,Serboboshnjak.Nje krahine e paster shqiptare.O jovan,po mundohesh te shpetosh cte mundesh ,per sebet.Hahahaha ,ashtu bravo ,do respektuar Dinari.!!
Jo vetem aq, por Jovani edhe fiset Shkreli na i shet si mysliman te Sanxhakut. Mire se pasardhesve te ketyre”muslimaneve” u ka ikur truri dhe ne dite te sodit po marrin shtetesine dhe kombesine e vrasesve te tyre, po Javanit a nuk i duken shqiptare keto mbiemra. Shikojini keta qe hiqen si boshnjak nga ana racore, koka tiparet, levizjet a nuk jane shqiptare?
Hoxha nga Kosova dhe prifti nga shqiperia kane lidhur krushqi 100 vjet me pare. Ne diten e sotme tja thuash nje kosovari te tredhur nga xhamite e Arabise keto i duken tmerr.
Jane te njohura nga popullata vendase,te gjitha familjet e ardhura nga kosova,te cilat kane nxjerre e nxjerrin edhe sot e kesaj dite,kontigjente kriminelesh te te gjitha llojeve e permasave,duke filluar qe nga trafiqet e femrave,droges,armeve e duke vazhduar me vrasjet e vjedhjet.Ky kontigjent i debuar nga vendbanimi i meparshem,ka qene problematik gjate historise dhe ato instikte i mbarten ne trojet ku u installuan,bile i shumfishuan kur pane qe njerzit vendallinj,ishin butarake e puntore te ndershem,gje qe binte ne sy dhe u shfrytezua per keq nga keta ardhacake mosmirnjojtes…
muhaxhiret jane ZIGOJNA DHE VLLEHE TE ARDHUR NGA KOSOVA SE NE FOTO MUNGON QELESHJA E KOSOVES DHE VESHJA TRADIZIONALE E KOSOVAREVE !
EMIGRIMET E KOSOVAREVE JANE QUAJTUR GJITHMONE ” ERDHEN KOSOVARET ” NDERSA FJALA MUHAXHIR ESHTE PERDORUR VETEM PER ARIXHINJTE DHE TURQ OSE RUMUN = VLLEHET = COBANET QE NUK ISHIN SHQIPTARE OSE CIFUTET
Degjoni Z. Gomar! Gjyshi im, i ka cuar mbi karrocen me buja, nga qendra e nahijes deri tek tokat qe u dha mbreti, jo me kesula dhe kostume, po as breke ne bith nuk kishin, breke o breke te thom. Lerini denglat me florinj, ti beni ymer laleve qe u futen ne vendin e tyre, se lapet nuk ju donin ne ere. Sot e kesaj dite, ne myzeqe si vendas sillen sterniperit e ketyre qe erdhen ne pike te hallit, dhe sot nuk lane gje pa i vjedhur te zoterve. Nje gje e kane keta muhaxhiret, jane te pashpirt kur vjen puna tek prona, njelloj si bari i keq.
Edhe gjate luftes se dyte boterore levizjet e popullsise per t’i shpetuar reprezaljeve te pushtuesit dhe bashkepunetoreve te tij,keshtu quheshi muhaxhir.Edhe levizjet brenda nje rrethi apo nga nje krahine ne nje tjeter populli i qunte muhaxhir.Te pyeten historianet per kete pse quheshin keshtu e mos i shtrmberojme gjerat e lagu se lagu.
Nuk ka rendesi etimollogjia e fjales . kuptohet qe jane komunitet I shperngullur nga nje force madhore . Rendesi ka fakti , qe shkrimi eshte shume bindes , sepse perputhet me ate , qe kemi humultuar gjat jetes . Eshte me shume rendesi , qe njerzit te njohin historine e komuniteteve , me te cilet bashkejetojne . Njohia reale e histories i bashkon komunitetet dhe kombet . Nuk mbeten gjera te errta , ne distancat midis tyre . I zbut mardheniet dhe eliminon merite , qe jo rralle sjellin konflikte te dhimbshme . Jovani na ka dhene nje tabllo te qarte te kosovarve , qe jane vendosur si muhaxhire . Keta jane vellezer te nje kombi , por ka dhe komunitete te tjera , qe duhet te sqarohen historite e vendbanimeve te tjera , qe jane me kombesi maqedonse , boshnjake , serbe , vllehe, egjiptiane , rome . Jane pakica te jo te pa perfillshme, ne raport me popullsine , por duhet pare realiteti drejt ne sy . Etnija eshte percaketuse , jo feja . Shkrimi I Jovanit I vlen histories dhe bashkejeteses . Eshte nje pune e mirfillte shkencore . I. Foto
sakte Kolonja, eshte turp qe nje ish i veteshpallur mbret ,,qe vrau patriote shqiptare si Hasan Ptrishtina, Bajram Curri, Avni Rustemi etj, qe bashkepunpoi =gushtesisht me armiqte me te eger te shqipatreve me serbet per te ARDHUR ne pushtet duke shitur dhe troje shqiptare, dhe pastaj u arratis duke marre me vete gjithe floririn shqiptar,,, te rrije ne nje monument ne Tirane.Tirona nuk ka vend per tradhetaret.Sali Berisha eshte nje vazhdues i klaneve serbe ne Shqiperi… Sa per fjalen mugaxhire asnjehere nuk eshte perdorur kjo fjale per kosovaret,,,,kosovaret jane pjesa me e mire dhe me e patrite e kombit shqiptar.