I gjendur në qendër të vëmendjes së politikës dhe mediave prej disa ditësh, anëtari i KQZ-së, Ilirian Muho, deklaron se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Muho thotë se është në ushtrim të funksionit të tij dhe në momentin që është votuar nga Parlamenti është betuar për paanësi. “Unë jam anëtar i KQZ para fillimit të detyrës kam bërë betim për profesionalizëm, për zgjedhje transparente. Nuk mund të bëj deklarata politike për subjektet politike, këto janë komente dhe deklarata që për shkak të funksionit që kryej nuk mund të bëj komente. Nuk jap dorëheqjen se jam në ushtrim dhe funksion të detyrës. Jam anëtar i KQZ. Është i vërtetë fakti se jam kandidaturë për LSI, por në momentin e përzgjedhjes së kandidaturës sime gjeti mbështetje dhe tek mazhoranca e asaj kohe. Pas seleksionimit të kandidaturave u paraqit kandidatura ime dhe në fillim të detyrës u betova para Kuvendit për punën time. Hiqem nga ligji dhe vetëm nga ligji”, u shpreh ai gjatë kohës që KQZ po zhvillonte testin e parë të numërimit elektronik të votave.
Muho: Nuk jam anëtar i LSI në KQZ, por i pavarur. S’më shkarkojnë dot
12 prill– E ndërsa Partia Demokratike është tërhequr nga procedurat për shkarkimin e Ilirian Muhos dhe ambasada amerikane reagoi ashpër ndaj kësaj tentative, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vazhdon normalisht punën e tij.
Në intervistën e tij për “AS”, ai thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë pavarësisht kërkesës për ta shkarkuar.“Nuk më intereson se çfarë do të bëjë Kuvendi, ajo që më intereson është zbatimi i ligjit, zbatimi i Kodit Zgjedhor. Unë jam në detyrë, vazhdoj të kryej detyrën, jam nën betim”, deklaron Muho. Ai kujton votën pro heqjes së një mandati në Berat, në kohën kur shpërndarja e deputetëve nëpër qarqe ishte një çështje e nxehtë në KQZ dhe kundërshtohej nga LSI, kur thotë se në ushtrimin e detyrës së tij i ka qëndruar larg ngjyrave të partisë që e propozoi.
“Nuk jam përfaqësues i LSI-së në KQZ, jam përfaqësues i grupimeve të partive të opozitës dhe unë udhëhiqem në punën time nga ligji dhe vetëm ligji”, u shpreh Muho.
Ndërsa sa i përket kërkesës së mazhorancës për ta zëvendësuar me një përfaqësues të partisë Republikane, Muho thotë se: “Në dijeninë time KQZ nuk i ka dërguar ndonjë kërkesë për shkarkimin tim. KQZ nuk është mbledhur për të konstatuar ndonjë shkelje nga unë në veprimtarinë time, dhe për sa kohë që nuk ka një kërkesë të tillë, mbetem absolutisht i befasuar sepse procedura e shkarkimit të anëtarit të KQZ është një procedurë e përcaktuar në mënyrë rigoroze në Kodin Zgjedhor”.
Dukesh qe keke nje njeri kote.Po jan te shkruara marrveshjet o muho.
Nuk ka marreveshje qe del mbi ligjin o zoti Mark. Meso ndonje gje andej nga UK-ja ku ke vajtur se si zbatohen ligjet. Po u ndryshua kjo, i bie te ndryshohet gjithcka. Sipas logjikes se Berishes e tendes bashke, meqenese LSI tani ka kaluar ne opozite, atehere te gjitha ata qe jane zgjedhur me votat e LSI si psh Presidenti, Prokurori, Kryetarja e Parlamentit, etj,etj i bie te shkarkohen e te rizgjidhen ne baze te aleancave te reja qe jane krijuar tani. Apo jo Mark?
Ka deklarue:Nuk jam perfaqsues i LSI por i opozites te bashkuar dhe kame bere betimin.Por gazeta Tema e hoqi lajmin sepse ky duhej te thonte jam apolitik por ra brenda ndersa ju te Ditas deformoni fjalet por intervista e tije eshte e incizuar.Ky tregoji se eshte i opozites dhe se eshte politk.Ma sakte skishte se si ja fuste vetes Rames dhe Metes
daja: Me ligj te kuvendit qe eshte e shkruer thuhet.Ne KQZ pozita duhet te ket kater antar dhe apozita tre. Me sa di une ne Shqiperi e djathta eshte ne pushtet.Ne se e majta merr pushtetin pasi te dekumentohet fitorja ky raport ndryshon o daja.Me vjen keq si ben sikur nuk e kupton.Perndyshe me vjen keq qe nuk e kupton,sidoqoft duhet te mundohesh ti dish gjera qe edhe femijt i kuptojn lehtesisht.
Po ik more Mark meso shqip pastaj hajde komento per ligjet.
Ti nuk di ta shkruash gjuhen shqipe…. ste vjen turp?
Meqenese KQZ eshte apolitike atehere pse duhet akoma te qendroje anetari i LSI? Anetaret duhet te jene ne perpjestim te drejte dhe te percaktohen brenda nje ligji qe ndan numrin e caktuar te ketyre anetareve. Pastaj me duket se ky Muho ka deklaruar gje tjeter ne interviste, apo cdo lajm shkruhet sipas interesit.
Me ikjen e LSI nga koalicioni qeverises, iken dhe njerezit me te korruptuar dhe te paafte te qeverise. Madje jemi ne pritje ne ikjen me ceremoni te Muhos. Shpetuam nga ata te cilet na shkaktuan problemet me te medha ne keto 4 vite qeverisje dhe kete clirim qe patem nga keta te pabese eshte e sigurte fitorja e 23 Qershorit!
Filloi korrupsioni te beje presio9n tini… keta lalucat po na dalin te forte! sa lezecmen keta qe nuk din te zdrypin nga kali
muho: Deshirat vertet i keni te mdha,po mundesit e vogla.Thuaj sic thoshte gomari kur po ehante ujku ne mbrapanic.Ishalla jam duke pare enderr.
Berisha do ti vjedhe zgjedhjet …!!! Bejuni gati per 97-n e radhes ,,..!
Fatmiresisht Sali, nuk do ti eci per te ndryshuar KQZ. Nuk e lene me, nderkambetaret e ambasada Amerikane, Komunustin Stalinist, Sali, me vonese, por e kuptuan cfare mostre krimineli dhe hajduti qe eshte. Anetaret e KQZ te zgjedhur nga PD, bejne cfare u thote ne telefon (sidomos ajo Malokja qe vetem ere juridiku e ligji nuk bie, e pastaj ne fund te cdo ligjerimi thote ok. ) ish volejbollisti i 17 ‘Nentorit’ medioker dhe mesuesi i shkolles se mesme Sami Frasheri, nga ku dilnin shume inisiativa REVOLUCIONARE. Tyc & Toc