Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Dita! Që para dy vitesh e kam pikasur rastin e deficencës së theksuar intelektuale në Flamur Nokës. Deri këtu jam në rregull me veten. Ama pishman më mbetet që nuk parashikova një “trim” tjetër të SHQUP-it. Ishte e papritur për shumëkënd kur Strazimiri nxori pisqollën në betejën e gjerdheve. Këtu mbeta i shokuar nga një kuturisje e tillë. Ky ishte gabimi im. Po për t’u justifikuar nuk e mendova që një personazh me një bagazh të pasur cinizmi të jetë edhe kaq trim. Si të bashkëlindur në male po i lejoj vetes t’i jap një këshillë Mulit. Hiq dorë nga mësimet e qoftëlargut apo, mbase, edhe të UDB-së e ktheju arsyes. Sa për ne të jesh i sigurt se dimë të të vëmë përsëri drunë. Profeti
