Mullahu Haibatullah zgjidhet shefi i ri i talebanëve

Dita

Talebanët afganë zgjedhin shefin e tyre të ri, mullahun Haibatullah Akhundzada, që është një i afërm i mullahut Mansur, i cili deri tani i dedikohej çështjeve juridike dhe fetare më shumë se sa atyre të luftës.

Pak i njohur, ky personazh ka një influencë të madhe në mes të kryengritjes, ku drejtonte sistemin e drejtësisë.

Por, sipas analistëve, roli i tij i ri në krye të lëvizjes mund të jetë kryesisht simbolik se sa operacional.

Akhundzada, 50-vjeçar, djal i një teologu, është me origjinë nga Kandahari, në zemër të zonës pashtun në jug të Afganistanit dhe bastion i talebanëve, sikurse ishin dy paraardhësit e tij, mullahët Omar dhe Mansur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *