Fama e restorant “Mullixhiu”, e vendosur në Tiranë, buzë liqenit, ka marrë edhe vëmendjen e gazetës gjermane “Spiegel”.
Kështu, Bledar Kola, restoranti i të cilit u përzgjodh nga revista amerikane si një ndër 10 restorantet më të mira në Evropë në verë 2017, ka zënë faqet e gazetës. Dhe sipas argumentimit, gjithçka ka ndodhur jo vetëm për shkak të kuzhinës shqiptare, por edhe për lokalin tipikisht tradicional dhe biologjik.
33-vjeçari qëndron në një nga tavolinat dhe pi një lëng të freskët. “Mullixhiu” ishte i mbyllur sot pas një dasme që kishte përfunduar një ditë më parë dhe Kola kishte shkuar vonë në shtrat” shkruan gazeta. Por lodhja nuk shihet te ai. Në mënyrë entuziaste ai tregon rilindjen e ushqimeve të vjetra dhe rikthimin te tradita.
Përfshirja në listën e restoranteve më të mira evropiane ishte një surprizë, thotë Kola, dhe shpreson që kjo do të ringjallë biznesin. “klientët tanë më së shumti janë turistë” thotë ai.
“Mullixhiu” nga brenda duket si një shtëpi fermë. Tavolinat dhe karriget janë dru i ricikluar dhe Kola thotë se do të kthejë traditën shqiptare në çdo detaj.
“Mishi, polena, djathi, peshku dhe buka janë pjatat tona kryesore dhe ne eksperimentojmë me to,” thotë Bledar Kola për Spiegel.
Nga pjatalarës në Top-Shef
Jeta e Kolës do të duhej të ishte një subjekt filmi në Hollivud, për shkak të rritjes së tij nga një djalë i varfër në një shef. Kola ishte 15 vjeç kur u largua nga Shqipëria në 1999 për një punë në Londër, dhe në udhëtim ishte me nënën e tij. Ishte koha e emigracionit të madh. Papunësia dhe varfëria ishin shtruar këmbëkryq në fshatrat shqiptare. “Nuk kisha të ardhme” thotë Kola. Paratë për biletën në Londër ia mori xhaxhait.
Kola ishte fatlum që gjeti punë si një pjatalarës në një restorant. Bosi i tij ishte japonez. “Laja thikat e tij shumë herë gjatë ditës, e ndiqja tek priste sallaturinat dhe peshkun dhe kjo më impresionoi” thotë Kola. Një vit më vonë, u gjend në kuzhinën e një klubi dhe ishte fatlum sërish. Një austriak e bindi që të përfundonte shkollën e guzhinës.
Është viti 2009 dhe Kola është ende në Londër kur dëgjoi për mundësitë e reja në Shqipëri. Në Tiranë po hapeshin restorante që kërkonin punëtorë të trajnuar të huaj. Me diplomën e kuzhinës në xhep dhe shumë eksperiencë, ai u kthye në shtëpi. “Çdokush më tha se je i çmendur, por isha i lodhur nga Londra”.
Në 2010 dhe 2011 ai shkoi në Kopenhagen si një trajner në të famshmen Noma. “Gjatë fundjavave ne udhëtonim nëpër pyll për të gjetur luleshtrydhe dhe barishte dhe eksperimentonim me gjërat që na jepte natyra. Noma ndryshoi komplet jetën time”.
Dhe dorën e fundit të inspirimit e mori nga top shefi suedez i kuzhinës Magnus Nilsson. Kola i tregon gazetarit sesi mbeti nëpër pyll duke shkuar te Faviken në Suedi e derisa shkoi.
E pas kësaj eksperience vendosi të kthehej në Shqipëri, për të ringjallur kuzhinën e vjetër por edhe për të çuar përpara reputacionin e shqiptarëve që ishte dëmtuar shumë si toka e kriminelëve. “Këtu në Shqipëri, ju mund tu jepni të huajve një shtrat dhe të ndani ushqimin me ta, dhe do të jemi edhe njëherë të njohur për mikpritjen e jashtëzakonshme”. Dhe këtë gjë, bën edhe te “Mullixhiu”. /Spiegel/e.k-dita






Nji experience per tu ndjekur nga shume shqiptare .
Ai qe do te ndryshoj jeten ,ndermer dicka ,guxon
te ndryshoje jeten e tij e ne shume raste experiencat
e shume qe kann patur ate inciative e kann guxuar
ja kan dal ,kane fituar .
Shembulli i B.Koles eshte mjaft konkret.
Histori qe te ben te mendosh se ka shprese kur ka vullnet. Bledar te lumte je nje inspirim per te gjithe qe duan punen dhe duan vendin. Te urojme gjithe te mirat dhe faleminderit per sherbimin e mire. Vazhdo mos e prish traditen se keshtu do te besh emer dhe klientela kurre nuk do tete harroje.Urime Urime Urime!!!!
Ju jeni nje frymezim per gjithe rinine shqiptare qe te mos rrine kafeneve por te perveshin menget e te kthen ne pune perdorni energjite tuaja per te rindertuar vendin qe do jete e ardhmja e juaj dhe e femijeve tuaj.Respekt per Bledarin!
Nji shqiptar i paster !
Bravo !