Manchester United pret biletën për në çerekfinale

anazapta

Manchester United ka siguruar biletën për në çerekfinale duke arritur të fitojë ndaj Olimpiakosit 3-0. “Djajtë e Kuq” duke se kanë lënë anash serinë e rezultateve negative. Padyshim se hero i kësaj fitoreje, ishte holandezi Robin Van Persie, i cili shënoi hat-trick.

Ish ylli i Arsenalit në minutën e 25-të zhbllokoi rezultatin e kësaj supersfidë duke kaluar nikoqirët në epërsi. Sulmuesi holandez në minutën e 45-të shënoi golin e dytë në këtë ndeshje për pushim më të qetë të Unitedit.

Loja e mirë e skuadrës së David Moyes ka vazhduar edhe në pjesëne dytë. Në minutën  e 52-të Van Persie kompletoi hat-trickun duke ia siguruar kualifikimin Unitedit, derisa për mysafirët kjo ndeshje ishte e fundit në Champions League në këtë sezon të garave.

United edhe në disa raste tjera është shfaqur ekipi i rrezikshëm, por shanset për gola patën edhe mysafirët nga Athina, megjithatë, gjiganti anglez ecën tutje në këtë garë të madhe evropiane.

Ndërkohë, kualifikimin për në rundin tjetër të garave, e ka siguruar edhe Borussia Dortmund që eliminoi Zenit Petersburgun, pavarësisht se ekipi gjerman humbi ndeshjen e kthimit me rezultat 1-2, por, “milionerët” kualifikohen për në çerekfinale pasi kishin fituar në udhëtim kundër Zenitit 2-4.

Në duelin e sotëm ishte skuadra e Zenitit që përmes Hulk (16) kalojë në epërsi, kurse Kehl (38) barazoi shifrat në 1-1, kurse golin e fitores për mysafirët e realizoi Rondon (78).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *