Të martën në Bruksel do të mbahet mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku do të takohen ministrat për çështje evropiane.
Presidentja e Komisionit Evropian i tha kryeministrit maqedonas Kovaçevski se ajo ishte e gatshme ta ndihmonte vetë procesin.
Në një bisedë telefonike me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, Ursula von der Leyen e përshëndeti dialogun e vendosur në nivel të kryeministrave ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe theksoi se Brukseli e mbështet fuqishëm këtë proces.
Në bisedë, ajo i ka theksuar kryeministrit Kovaçevski se ajo dhe i gjithë Komisioni Evropian janë të gatshëm të ndihmojnë në mënyrë që “sa më shpejt të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Një burim i lartë diplomatik nga BE-ja, siç raporton MIA, tha se hapja ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë është e dukshme dhe se do të kërkohet konkretizimi i lëvizjeve për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Franca kujtoi se është në dispozicion të të dyja palëve (maqedonase dhe bullgare) për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe gjetjen e një zgjidhjeje.
Ministrja e Jashtme gjermane Anna Lührmann në një intervistë për Deutsche Welle theksoi se BE-ja dhe Bullgaria duhet të mbajnë premtimin ndaj Maqedonisë.
Ajo konsideron se sinjalet nga takimi i parë i kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar Kiril Petkov në Shkup janë shumë pozitive dhe inkurajuese.
o.p. / dita
Keq me vjen, mundohem ta mbaj nje fjale te rende neper dhembe, sepse edukata s’ma lejon, por e kam krejt te pamundur t’i kuptoj drejtuesit europiane ne Bruksel( Paris).
Fjalen e kam per vendin tim, administraroret BE ne Bruksel me duken krejt te pakuptueshem!
Nese Bullgaria paska kaq shume probleme me Maqedonine e Veriut, atehere perse e pranuan Bullgarine, si pjese e BE-se rreth 15 vjet me pare, me probleme kaq te medha me fqinjet, ne nje kohe qe vendeve kandidate per ne BE, nje nga kushtet per pranim ne ate organizate eshte: Zero probleme me fqinjet?
Kaq te medha jane problemet midis dy shteteve, sa qe vete administratoret e Brukselit qenkan te gatshem te ndihmojne dialogun midis tyre !
Po ajo qe me habit prej kaq kohesh eshte lidhja qe bejne ne kete rast me Shqiperine.
I siguroj ata qe merren me keto pune ne Bruksel, se nuk ka nje shqiptar te vetem qe ta kuptohe kete lidhje. Ndryshe kjo kuptohet armiqsi e hapur e BE- karshi Shqiperise. Nuk e di se si dhe kur do ta kuptohne kete politikanet shqiptare, per t’i dhene pergjigje zyrtare Brukselit dhe njeherazi te mendojne te gjejne rruge te reja per ecjen perpara.