Mund të duket ironike, por edhe Zuckerberg përdor Signal

time

As Mark Zuckerberg duket se nuk është imun kur të dhënat e kompanisë që ka themeluar bëhen shënjestër e një sulmi.

Mund të duket ironike, por sipas Dave Walker, studiues i sigurisë kibernetike, Zuckerberg është mes 533 milionë përdoruesve, të dhënat e të cilëve u bënë të aksesueshme para pak ditësh.

Për më tepër, CEO i Facebook, pavarësisht se zotëron WhatsApp, po përdor aplikacionin e sigurt të mesazheve Signal, një nga konkurrentët e tij më të mëdhenj.

Mark Zuckerberg është mes përdoruesve, të dhënat e të cilëve u publikuan online” shkroi Walker në Twitter, duke shtuar se ka zbuluar që numri i telefonit i Zuckerberg ishte i lidhur me një llogari në Signal – aplikacioni për biseda të kriptuara.

Përditësimi i politikave të privatësisë së WhatsApp – që fillimisht u planifikua se do të vihej në zbatim më 8 shkurt, është pezulluar pas reagimit të publikut.

Megjithatë, opsion mbetet bartja e të gjithë historikut të mesazheve në aplikacioneve të tjera si Telegram, të cilin e kanë zgjedhur jo pak përdorues.

n.s. / dita

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *