Nga statusi që botova dje më erdhi inbox kjo foto. Një foto që nuk e mbaja mend që ishte bërë.
Është Serdi.
Njëri nga 3 viktimat e ngjarjes së Vlorës. Kjo foto është bërë para 7 muajsh.
Më bëri të mendoj… para 7 muajsh asnjëri nga ne të dy nuk e dinte që njeri nga ne të dy do vritej pa shkak dhe pa faj.
Më bëri të mendoj se sa e brishtë është jeta dhe sa e panjohur është e ardhmja dhe fati i gjithsecilit.
Më bëri të mendoj se sa herë kam ndjerë mungesën e dikujt që nuk e kam vlerësuar atëherë kur e kam pasur pranë…
Më bëri të mendoj që mund të isha unë në vend të Serdit…
Dhe kështu… ngushëllimi i vetëm që na vjen ne dhe familjeve të tyre është mendimi dhe besimi se ata të 3 tani janë në një jetë më të mire se kjo në tokë.
Po e mbyll me një mesazh për të gjithë ju:
Nuk është asnjëherë vonë për t’i kthyer sytë nga Zoti!
Lamtumirë Serdi!!!
