Leo Messi është futbollisti më i mirë në botë, por jo të gjithë duan të luajnë me të. Ka nga ata, si Neymar, që ishte shoku i tij i skuadrës dhe ka vendosur të largohet nga Barcelona për të shkuar te Paris Saint-Germain, për të fituar më shumë para, por edhe për të mos qenë më në hijen e një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Dhe nuk është vetëm ai që e mendon kështu. Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së Champions mes Barcelona dhe Juventus Paulo Dybala ka befasuar të gjithë: “Mund t’ju duket e çuditshme ajo që do të them, por nuk është e lehtë të luash me Messi-n”.
Pyetja e një gazetari argjentinas në lidhje me vështirësinë e bashkëjetesës të dy numrave dhjetë me fanellën e “Seleccion” ka qenë një asist, që ylli i bardhezinjve e ka shfrytëzuar edhe për të dhënë një mesazh në merkaton. Objektivi i Dybala është të vazhdojë rritjen për të kthyer në realitet parahskikimin e Allegri-t dhe të shumë të tjetër, që ai të bëhet lojtari më i fortë në botë pas Cristiano Ronaldo dhe Messi. Vështirë ta bëjë një gjë të tillë duke luajtur në një klub me të, duke parë rezultatet e para në kombëtare.
Një lajm ky që duhet të lumturojë Juventus-in dhe tifozët e shumtë të klubit torinez, të cilët janë të frikësuar nga ideja e largimit të mundshëm të një prej lojtarëve më të mriz të skuadrës. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, – ka vazhduar Dybala, – tani jam i lumtur këtu dhe kam zgjedhur fanellën me numrin 10, që është shumë e rëndësishme. Për mua është një nder, duke parë lojtarët e mëdhenj që e kanë veshur para meje”. Një mesazh i fortë, por që ka pak mundësi të frenojë Barcelona-n në të ardhmen. Siç dihet, “La Joya” është objektivi kryesor i katalanasve për verën e ardhshme.
