Intervistë me Natalia Volchugova, Menaxhere Marketingu, Cambridge Education Group
Kohët e fundit, alternativat për të studiuar janë të shumta. Por një mundësi interesante vjen nga Cambride Education Group. Ata që janë të interesuar, në këtë intervistë të Menaxheres së Marketingut të kësaj shkolle mund të informohen.
Natalia, mund të na thoni diçka se çfarë të rejash sjell Cambridge Education Group, këtë vit shkollor?
Ky është një vit interesant për Cambride Education Group. CATS College këtë vit është vendosur në një ndërtesë të re dhe shumë moderne duke ofruar kushte shumë optimale për ato studentë që duan të studiojnë në Universitet më të mira. Në këtë kampus kemi ndërtuar dhe godina banimi të reja për studentët duke ju dhënë mundësinë atyre të akomodohen në dhoma me kushte shumë moderne.
-Cambridge Education Group vitet e fundit po ndihmon studentët që të studiojnë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Asnjë shtet tjetër në Botë nuk mund konkurrojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për numrin e programeve që ofron në institutet amerikane të klasit botëror. Harvard,Yale, Stanforddhe Insituti i Teknologjisë i Massachusetts janë nga më të mirët në botë dhe të preferueshëm për të gjithë punëdhënësit për studentët që studiojnë aty.
Programet që ofron CATSA cademy Boston dhe ONCAMPUS Boston ndihmojnë studentët që të pranohen në këta universitete.
Njëkohësisht shkolla jonë në Amerikë, CATS Academy Boston do të lëvizë shumë shpejt në një ndërtesë të re në qytetin studentor të Bostonit, ku si edhe në Cambridge të gjitha dhomat janë en-suite (çdo student ka dhomën e tij me banjo dhe dush)
Gjithashtu do të ofrojmë edhe kurse 2 javore gjatë muajit Korrik, Ivy Tour Summer Programme, për ata studentë që duan të testojnë sistemin e edukimit në Amerikë si edhe të eksplorojnë qytetin më akademik të Amerikës- Bostonin, të pregatiten për provimin SAT, të përmirësojnë gjuhën angleze dhe të marrin eksperiencën reale të një shkolle të lartë në Amerikë- ndërkohë që eksplorojnë universitet më të mira amerikane dhe marrin njohuri se si të pranohen në universitet amerikane.
Studentët mund të regjistrohen dhe ne kurset akademike High School. Diploma në CATS Academy Boston, grada 9,10,11 dhe 12 dhe pastaj të kalojnë në Universitet.
CATS Academy Boston do të fokusohet duke ndihmuarmë shumë studentët në degën e biznesit këtë vit duke ofruar një numër modulesh me aftësi specifike për të përmirësuar aftësitë në prezantim dhe biznes, duke i dhënë më shumë mundësi aplikimit dhe zgjeruar njohuritë e studentëve.
Në lidhje me programet para universitare pervec partnershipit që kemi me University of London, Coventry dhe UCLAN University kemi krijuar një partnership të ri me Lund University në Suedi dhe California State Monterey Bay në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu kemi edhe PPLE University Foundation Programme në partnership me një nga Universitet më të mira në botë – University of Amsterdam. Studentët mund të studiojnë edhe University Foundation në Business dhe Economics që ju jep mundësinë të kalojnë direkt në Universitetin e Amsterdamit.
-Cambridge Education Group ka ofruar çdo vit bursa studimi për studentët shqiptarë. Po për këtë vit?
Po është e vërtetë Cambridge Education Group ndihmon me bursa studentët në të gjithë botën.
Për studentët që do të fillojnë studimet në Janar 2016 dhe Shtator 2016 ne ofrojmë bursa nga 20 deri në 40 % bazuar në rezultatet individuale të studentëve.
Këta bursa janë të bazuara në meritat e studentit:Rezultatet në shkollën aktuale, testi i Anglishtes dhe testi i Matematikës, intervista në person në Tiranë ose në skype me një nga drejtorët e kolegjeve tona.
Numri i këtyre bursave është i kufizuar prandaj unë ju rekomandoj studentëve që sa më herët të aplikojnë me shumë mundësi kanë për të siguruar një bursë.
Në Janar 2016 ne pranojmë studentë edhe në programet akademike prej 2 semestrash që studentët të pregatiten për Shtatorin 2016 (Fast-Track programmes leading to A Level, University Foundation or actually University Degrees)
Është koha e përshtatshme për të aplikuar që të filloni studimet në Janar 2016 apo Shtator 2016.

-Sa studentë nga CEG kanë siguruar një vend studimi në Universitet më të mira gjatë tre viteve të fundit?
Çdo vit CEG ndihmon me qindra studentë që të aplikojnë në Universitetet më të mira me shumë sukses. Vitin e fundit 92 % e studentëve të kolegjeve CATS dhe 80 % studentëve që studiuan University Foundation u pranuan në 50 Universitet më të mira (sipas renditjes së Times). Një sukses i madh duke marrë parasysh edhe faktin që në kolegjet tona studiojnë student ë nga 70 vende të ndryshme të botës.
– Në kolegjet tuaja a keni studentë shumë të mirë nga Shqipëria?
Këtë vit studentët shqiptarë arritën rezultate të shkëlqyera. Studenti shqiptar Endi Skënderi studio International Baccalaureate (IB) dhe pasi arriti një rezultat të shkëlqyer u pranua në Universitetin e Oxfordit.Ne jemi shumë krenarë për këtë arritje pasi edhe për studentët anglezë është një konkurrencë shumë e madhe për t’u pranuar në Universitetin e Oxfordit, (nga 13 vetë që pranohen për intervistë fiton vetëm 1). Studentët tanë u pranuan për studime edhe në Universitetin e Cambridge, York, King’s College London, Royal Holloëay, Queen Mary,City University etj. Cambridge Education Group është krenar për studentët shqiptarë, për përkushtimin dhe arritjet e tyre.
-Ju lutem mund të na flisni për programin IB?
Veçoria kryesore e Programit të Diplomës IB është sepse duhet parë si një program holistik që gërsheton studimin akademik me zhvillimin personal të nxënësit.
I ilustruar me heksagonin IB, nxënësit duhet që të studiojnë 6 lëndë.
Kryesorja është që të gjitha lëndët “takohen” në qendër të heksagonit, dhe tregohen të lidhura nëpërmjet lëndëve baze, kështu që i krijojnë mundësinë nxënësve që të mendojnë për të gjitha lëndët që studiojnë dhe të kuptojnë rëndësinë që ka studimi i një lënde me përmbajtjen e lëndëve të tjera.
Qëllimi kryesor i Diplomës është i shprehur në misionin e Organizatës IB, që përcakton jo vetëm qëllimet akademike të programit, por gjithashtu fokusohet në zhvillimin e nxënësit si individ gjatë 2 viteve më të rëndësishme para se të shkojë në auditorët e Universitetit. Elementët bazë janë dizanjuar që të lejojnë ndërthurjen e studimit ndërmjet lëndëve dhe të zhvillojë nxënësit nga na akademike dhe personale, duke krijuar kështu një program të vërtetë holistik edukimi:
Theory of Knowledge – Teoria e Njohurive inkurajojnë nxënësit që të konsiderojnë se si të mësojnë dhe perpunojnë infomacionin dhe se si “dija” varion ndërmjet lëndëve të ndryshme. Nxënësit duhet që të mendojnë në mënyrë kritike dhe të analizojnë të gjitha informacionet dhe njohuritë e marra.
The Extended Essay- Eseja e zgjeruar është një projekt me 4,000 fjalë në një temë dhe kërkim shkencor të zgjedhur nga nxënësi, duke Ju dhënë mundësinë atyre që të ndjekin drejtim të caktuar. Gjatë projektit nxënësi ka ndihmën e një mësuesi. Kjo ju jep mundësinë nxënësve që të eksplorojnë thellësisht një lëndë speciale, një kërkim origjinal, që vlerësohet shumë në aplikimin dhe pranimin në Universitet.
The CAS programme- Krijimtari, Veprim, Shërbim në Komunitet- inkurajon nxënësit që të mësojnë nga eksperiencat në Krijimtari, Veprim dhe Shërbim në Komunitet.
Po përse Cambridge Education Group rekomandon dhe vlerëson Diplomën IB?
Për disa arsye, të cilat po i rendis si më poshtë:
-Edukim me diapazon të gjerë dhe holistik
IB është një kurs i qartë dhe koherent i dizanjuar në mënyrë specifike për të përmbushur filozofinë e Organiztaës IB (IBO) – pajisjen e studentëve me një edukim me diapazon të gjerë dhe holistik. Kjo reflektohet si shembull tipik me elementin CORE që i gërsheton të gjitha lëndët së bashku.
-Njohuri të gjëra për lëndët bazë
Të gjithë nxënësit e IB arrijnë një studim të gjerë të lëndëve bazë: Anglisht, gjuhë të huaja, lëndët shkencore, matematikë, lëndët shoqërore dhe arte. Ky fakt ndihmon veçanërisht ata studentë që e kanë të vështirë të zgjedhin lëndët që do studiojnë, apo degën qe do zgjedhin në Universitet pas 2 viteve.
Dhe më e rëndësishmja gjithashtu inkurajon nxënësit që të përvetësojnë njohuri të reja përveç specializimit që do kenë në jetë-
Një shkencëtar i mirë do ketë njohuri edhe për një gjuhë të dytë të huaj dhe një linguist i mirë do të ketë njohuri të mira në matematikë dhe shkenca.
-Ju jep më shumë kohë për të bërë zgjedhjen e duhur për në Universitet.
IB Ju jep nxënësve më shumë kohë për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të “zbuluar” ku janë më të aftë, ç’farë profesioni preferojnë dhe fillojnë të mendojnë më qartë për të ardhmen.
-Nuk jep provime gjatë vitit të parë
Keni vetëm një provim në muajin Maj të vitit të dytë. Në këtë mënyrë mësuesit dhe nxënësit punojnë së bashku për 2 vite mësimorë dhe nxënësit janë më të pjekur dhe të përgatitur më mirë kur japin provimet. Kjo reflektohet dhe në numrin shumë të vogël të atyre nxënësve që duan të rijapin provimet.

Te studioj ne Shba