Legjislacioni shqiptar për emigrimin mbledh në një tryezë të përbashkët përfaqësues të institucioneve qendrore, organizatave ndërkombëtare, përfaqësive diplomatike, si dhe shoqërisë civile. Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze ishte analizimi i ecurisë së zbatueshmërisë së Ligjit “Për Emigrimin e Shtetasve Shqiptarë për Motive Punësimi”, si dhe diskutimi i problematikës së hasur nga institucionet zbatuese dhe rekomandimet përkatëse për përmirësime ligjore.
Gjatë këtij takimi ministri i Punës, Spiro Ksera, ka deklaruar se është detyrë e institucioneve përgjegjëse që të ofrojnë mundësi punësimi për shtetasi shqiptarë si në tregun vendas edhe atë huaj, duke ofruar njëkohësisht edhe siguri më të madhe dhe mbrojtje të tyre kudo që ata ndodhen.
“Kjo bëhet e mundur nëpërmjet përmirësimeve ligjore të nevojshme dhe përputhjes së tij me legjislacionin evropian dhe ndërkombëtar në këtë fushë, si dhe forcimit të bashkëpunimit me institucionet përkatëse të vendeve të destinacionit të shtetasve shqiptarëve që emigrojnë për arsye punësimi”, deklaroi Ksera.
Ndërsa koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara ne Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun, theksoi rëndësinë e kësaj nisme dhe u shpreh e gatshme, në emër të OKB-së, të mbështesë Ministrinë e Punës në procesin e rishikimit e legjislacionit në fushën e migrimit për arsye punësimi. Zbatimi i marrveshjeve të të punëësimit me Italinë, Gjermaninë, Greqinë e Francën do të ndihmojnë në shtimin e alternativave të punësimit për këtë kategori, teksa së shpejti pritet të nënshkruhen marrëveshje të reja edhe me vende të tjera, si Qipro, Katari dhe Izraeli.
Kjo qeveri vertet po punon shume.Sidomos ne drejtim te emigracionit.Te vjen te ulurish ,ti degjosh maskarenjte.MJAFT……………………………mjaft me maskaralleqe.Qelbesira.
ke te drejt HASAN por keta duan qe te kendoj QYQA ne shqiperi