Mungesa e energjisë, edhe banorët e Paskuqanit në protestë

anazapta

Pas banorëve të Kombinatit, edhe ata të Paskuqanit kanë protestuar sot për mungesën e energjisë elektrike. Ata kanë bllokuar për rreth një orë rrugën që lidh komunën me qendrën e Tiranës.

Banorët ankohen për ndërprerjen e energjisë elektrike, pavarësisht se janë pagues të rregullt të faturave. Ata thonë se kanë energji vetëm 3-4 dorë në ditë.

Ndërkohë, banorët e Kombinatit vijojnë protestat për mungesën e dritave. Pas protestës së të dielës, ata janë mbledhur sërish mbrëmjen e së hënës  për të kërkuar rikthimin e energjisë. Zona e Kombinatit është a energji elektrike prej katër ditësh. Kjo ka bërë që si rrjedhojë, banorët të përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *