Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër lidhur me veprimin e kryeministrit Edi Rama që sipas tij ditën e djeshme gjatë vizitës së bashku me presidentin turk Erdgan në Xhaminë e Et’hem Beut, përjashtoi nga ceremonia, Kryetarin dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Nishani u shpreh se është akt fyes për komunitetin e besimtarëve mysliman në Shqipëri, por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve, ndaj shtetit shqiptar, ndaj kodeve zakonore dhe atyre shtetërore.
“Edi Rama kreu një akt skandaloz, të turpshëm dhe fyes dje, duke përjashtuar nga ceremonia në Xhaminë e Et’hem Beut në Kryeqytet, Kryetarin dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Akt fyes jo vetëm ndaj të gjithë komunitetit të besimtarëve mysliman në Shqipëri, por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve, ndaj shtetit shqiptar, ndaj kodeve zakonore dhe atyre shtetërore.
Shqipëria është një shtet laik, ku feja është e ndarë nga shteti dhe politika, por ajo është ndjeshmëri dhe përkatësi e fortë e miliona njerëzve.
Objektet e besimit, xhamitë, kishat, teqetë, sinagogat, etj., nuk janë pronë e shtetit, aq më pak e qeverisë dhe për më tepër e dënueshme në të gjitha dimensionet kur përdhoset me akte politike.
Minimalisht, kryeministri i këtij vendi duhet të lexojë dy faqe histori nga Kongresi i parë i atij komuniteti në vitin 1923 për të kuptuar vlerat e respektit, dinjitetit, të drejtës, integritetit dhe detyrat e secilit prej aktorëve të kësaj shoqërie.
Unë shpresoj shumë dhe uroj që besimtarët e këtij komuniteti ta injorojnë totalisht këtë akt provokator e intrigant të Edi Ramës pasi formimi i tij, morali i tij, modeli i tij, synimi i tij, kënaqësitë e përmbushjet e tij janë veç skandalet. Vlerat e shoqërisë sonë janë të një dimensioni tjetër.
Ato mund të provokohen, lëndohen e minohen nga akte të tilla si ai i djeshmi, por kurrsesi nuk do të tjetërsohen e aq më pak të zhbëhen.”, shkruan Nishani.
Nuk dihen arsyet e mungesës së Kryetarit dhe përfaqësuesit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisënë xhaminë e Et’hem Beut gjatë vizitës së Ramës dhe Erdogan.
a.m/dita

ik o nishan bytha.
Shqipetaret jane Osmanllinj me Sulltan Erdoan