Mungesa e një fije morali në politikë do shkojë deri në falje krimesh?

anazapta

DITA: Si e shikoni aleancën PS-LSI dhe a është aleanca më e mirë e mundshme për të mundur Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit?

Për cilësinë e kësaj aleance mbase duhen pyetur palët që u bënë aleatë, por meqë kërkoni dhe mendimin tim, them se realpolitika në këtë nahijen tonë, aq larg zhvillimeve të mbara të botës së qytetëruar, është më tepër banal-politikë dhe kriminal-politikë. E për këtë nuk besoj se ka shqiptar normal që ka nevojë për sqarime. Sepse kriminal-politika jonë ka vite të gjata që ushtrohet në kurriz të një populli të duruar si ne e askush tjetër në kontinentin plak. Sepse trashëgimtarët e diktaturës gjysmëshekullore erdhën në pushtet si një kastë politike e improvizuar në ngutje e sipër, kur diktatura u detyrua të bënte dorëzimet e zyrave dhe të mbante fijet e padukshme që komandonin ato zyra pushteti. Prandaj dhe riciklimi i kësaj kaste politike amatore e aq dëmtore sa e ka lënë Shqipërinë në fund të zhvillimeve të mbara edhe në Ballkanin e prapambetur, është bërë tanimë modë , për të mos thënë që është bërë bozë.

Është bërë bozë riciklimi i pushtetarëve të tranzicionit tonë, edhe kur kanë kryer krime të rënda e jo më abuzime me pushtetin. Sepse këtë riciklim e kërkon formimi antidemokratik e antikombëtar i kastës sonë sunduese. Sepse ajo është një kastë sunduese që e do demokracinë fasadë dhe pluralizmin po aq të shtyrë sa e la dhe diktatori i fundit, që ishte e mbeti dhe nuni i kësaj kaste politike pa parime. Sepse kjo kastë politike amatore u sendërtua në ngutje e sipër  e me mësimet e Katovicës. Mësime që kërkonin mbulimin sa gjatë të krimeve të diktaturës me anën e krimeve të reja, sikurse kërkojnë ditë për ditë pushtetarët e trazicionit tonë të shpifur të mbulojnë gënjeshtrat pushtetare me gënjeshtra të tjera më të mëdha se të parat. Sepse kjo kastë politike i ka dhe parimet si perimet dhe nuk bëhet fare merak për asnjë fije morali në politikë. Sepse nuk e beson dot që politika pa moral nuk është fare politikë. Sepse është një kastë politike më rrënjë të kalbura në historira policore. Dhe një kastë e tillë politike mund të mbijetojë vetëm me një riciklim të përhershëm e të paturpshëm, përderisa ka një popull aq të duruar sa shqiptarët e varfër, aq keq të trembur nga gjysmë shekulli diktaturë dhe aq rëndë të hutuar nga ai gjysmë shekulli sundim kriminal, sa të besojnë se mund të bëhen demokratë dhe sekretarët fanatikë të Partisë së Punës….

Arsyeja tjetër e këtij riciklimi të përhershëm e të pamoralshëm të pushtetarëve tanë harbutë të lindur e kusarë të babëzitur, duket se është edhe lidhja e tyre e ngushtë me botën e krimit. Sepse kjo kastë duket aq ngushtë e shartuar më botën e krimit, sa nuk dallohen mirë cilët janë pushtetarët e vërtetë .  Sepse me lidhjet e errëta kriminale mund të pasurohen pushtetarët që abuzojnë haptazi me pushtetin, me pasurinë private e me pasuritë kombëtare të shqiptarëve. Dhe sepse vetëm abuzimi me pushtetin e me ligjin, mund të kthejë në milionerë brenda natës ca derbederë , që diktatura u detyrua t’i vishte me kapërdina në ato ditë të ftohta dhjetori edhe për të mos iu ftohur nëpër tribunat e mitingjeve.

Për të mos ikur aq larg nga pyetja juaj, do të thosha se aleanca si kjo e këtyre ditëve nuk janë më të paturpshme se ajo që mbajti në pushtet një qeveri të pavotuar për një mandat të tërë dhe prandaj nuk kanë pse habiten aq shumë, ca më tepër ata të analizuarit e këtij pushteti, që aleancën e ta “Djathtës” me të “Majtën” flakërimë e quajtën dhe  një “risi” në politikën shqiptare. Tek e fundit kjo aleancë është brenda të njëtës vathë e jo me vathën e bregut tjetër sikurse ishte ajo përpara kësaj…

 

A mund të sigurojë kjo aleancë fitoren e opozitës në zgjedhjet e 23 qershorit?

Më duket se fitoren e zgjedhjeve e majta që ka qëndruar më afër rrënjës e ka pasur përherë të sigurt, por e ka lënë vetë të fitojë kundërshtari. Ca thonë e ka lënë fitoren si pasojë e grindjeve e përçarjeve, ca të tjerë duan të thonë se është e detyruar ta pranojë humbjen si pasojë e një kontrate të hershme, etj… Por mua më duket se opozita e kishte fitoren edhe ashtu siç ishte, e bashkuar me ca partiçka e dhe me ca “udhëheqës” pa parti, që qasen sa herë që bie erë kërmë pushteti. Se pse e bëri këtë lloj aleance, duke humbur të paktën moralin për t’u shkuar te varri të vrarëve “kokëpalarë” të 21 janarit, këtë e dinë autorët e aleancës në fjalë. Unë dua vetëm të shpresoj që mungesa e një fije morali në politikë të mos shkojë deri aty sa të falen krimet e të mos lejohet drejtësia të bëjë punën e saj, sikurse shtrëngohet nga ky pushtet të mbajë…

Mbase kjo aleancë ka qenë dhe një detyrim i kërkuar nga miqtë tanë të mëdhenj të Amerikës e të BE-së, që e dinë mirë se sa i mund t’i pengojë morali politikanët tanë. Ndoshta është reagimi i miqve tanë strategjikë ndaj rëndimit të sëmundjes së brigadierit të pushtetit aktual aq sa të kuturiste si ai kapotribuja i filmit të njohur, i cili sulmoi Amerikën me shigjeta bambuje dhe e zunë të gjallë me këmbë të ngjitur në një çamçakëz që shkeli në bulevardin e Nju-Jorkut…

 

Cila do të jetë strategjia e opozitës tani që një pjesë e qeverisë është bërë pjesë e saj?

Për strategjinë e opozitës më të madhe, tani që u bë ca më e madhe me aleancën e re, mbase duhet të pyesni ata vetë. Se duan të thonë që strategjitë janë dhe ca sekrete, de…Po qe se më pyet për qëndrimin e Frymës së Re Demokratike, ku bëj pjesë, mund të them haptazi se ne nuk kemi pritur të veprojmë sipas aleancave të radhës që lidhin pjesët e të Majtës. Ne jemi parti e re dhe nuk matemi me hijen e mëngjesit. Jemi parti e Qendrës së Djathtë dhe kemi si model për të ndjekur Partitë Popullore të Europës e jo modelin e Partisë së Punës me emër të këmbyer…Por as nuk jemi dot të pandjeshëm ndaj zhvillimeve, që krijojnë kushte të reja për fushatën zgjedhore. Aq më tepër kur zhvillime si kjo aleancë e re mes të majtëve, janë punë e të majtëve dhe, nëse nuk gëzojmë aq shumë nga gabimet e kundërshtarëve tanë politikë, sepse nuk i quajmë “armiq” po thjesht kundërshtarë politikë, as nuk themi dot se rrimë pa përfituar. Doemos kur arrijmë të bindim qytetarët se mund të besojnë më shumë alternativën tonë. Sepse aleancën më të madhe e më të fortë e kemi me qytetarët.

 

Share This Article
7 Comments
  • Gumeni eshtë i vetmi ish i burgosur që ka kuptuar i pari “Lojtarin”e Ramiz Alise,në të djathte,pastaj e kuptoi Ngjela që e denoncoi ashper,ndersa ende nuk e ka kuptuar i shumepaguari prej Berishës,Fatos Lubonja,kurse fabulisti i njohur dhe i talentuar Luan Myftiu është në gjumë të rendë,bile në endrra shkruan fabula në ndihme te ish komunistit Sali Berisha,i derguar i posacëm i Beogradit në të djathtë…
    Giumeni eshte edhe analist cilsor dhe ka te drejte që shprehet sot kështu.Ai e shikon kete levizje realisht dhe moralisht PS ka humbur vlera,bursë elektorale,(Dje bursa te ishin zgjedhjet ishte dramatike),por ka fituar besimin e socialisteve Europianë që domosdoshmerisht duhen degjuar nga lidershipi dhe si thote Ngjela diku,kanë gjetur akordin e nevojshëm politik(Nuk ka armik,as mik ne politikë,por partner dhe kundershtar).Natyrisht e majta fiton edhe me”baltën”në gojë,si deklaroi hidhshëm(jo pa arsye nderkombëtare)Rama dhe kryhet rotacion i domosdoshëm politik,aq i nevojshëm për vendin!Mbetet “njolla”Meta(balta ne gojë)që pas fitores(mesiguri Meta me LSI marrin minimalen drastike te votave pasi votohet masivisht PS)mund të vetpastrohet Meta(mundesi e fundit)osé PS ta heq balten,nese eshtë thare,nuk merr asnje deputet,gje qe edhe mund te ndodh per faj vetem të lidershipit të korruptuar LSI.Gumeni me cudit që pas shkrimeve fantastike dhe milionave të marra me merite(cdo shkrim,sipas thashethemeve të gazetarve paguhej teper shtrenjtë)në gazetën “Telegraf”,largohet e nuk shkruan prej kohesh atje ku dhe “Boset” e naftes shqiptare,Taci Oil,paguajne miliona per reklamat,sipas Fahri Balliut qe dhe ai merr para direkt me firmen e Berishës…Gumeni shkruan shume mirë si analist,por nuk i ka treguar as revistave si ndodh me analistet kudo,perse mori aq shume para tek “Telegraf”dhe iku,pa deklaruar perse,duke na cuditur!Edhe ky eshtë moral,pavarsisht se liria e te shkruarit eshte kriter i percaktuar me ligj per punësim në redaksi,me kontrate,apo me honorare!…Duket pa lidhje,por pa lidhje nuk ka ikur edhe Meta nga Saliu,ku si Gumeni në “Telegraf”,mori miliona nga thesi i shtetit dhe tregoi me vidio ethet për para gjithe shqiptareve!Kjo do te jete edhe arsye perse mundet Meta të garantoi mosvjedhjen e votes(Saliu do vjedh sepse Zevendes ministri Ferdinand Pone vetem për këtë mision eshtë ngarkuar dhe dubluar me tragjikun e mbetur si balte ne fytyre,ish kryetar i KQZ…Shkrim shumë i mirë,analizë perfekte,pavarsisht se nuk eshte thene se”Nese nuk kryhet rrotacion politik,nëse fiton dhe me vjedhje Berisha,Meta jo vetem mund te rikthehet,por demokracia duhet te kerkoje tek qytetaret mbrojtje me arme!…Pas saj vijne shkatterrimet e gjithe partive politike,pse jo,GIOTINA franceze!

  • Interviste e qete dhe fjale te mençura.
    Nje Shpirti i vuajtur por i pamposhtur tregon nje krenari njerzore per tu admiruar.
    Thjeshtesia ne politik fiton me shume zemra se mashtruesit dhe hipokritet.
    Forca FRD

  • Me vjen keq qe per ironi te fatit keta te dy jane nga Skrapari, si Mustafa Nano dhe Meta. Cpo ndodh me keta Skrapalijte, keta spaskan turp fare, nuk paskan moral. Ndoshta rrenjet e ketij fenomeni jane te thella, ishin kryesisht skrapalijte te cilet per buken e gojes i zbriti Enveri ne Tirane dhe ne rrethe te tjera dhe ishin ata mbrojtesit, ushtaret me te zellshem te atij sistemi. Kjo u kondicionua nga kushtet ekonomike atehere, se ne mal po ngordhnin urie.I sherbyen atij qe i dha nje cope buke dhe nje pale rroba ushtarake.Nga sa kemi degjuar kjo krahine ne kohet e vjetra nuk shquhej per kulture e njeres te shkolluar si p.sh. Shkodra apo Elbasani te cilet qe atehere studionin jashte shtetit.

  • I dashur Daut, o bej politikanin o letrarin, me te dyja nuk do ta shohesh kurre mandatin e deputetit. Shqiperia ndodhet ne pragun e nje Konference Demokratike te Pezes, ku duhet te mobilizohemi te gjithe per çlirimine atdheut nga diktatori neofashist Sali Berisha.

  • Te gjithe po shkruajn dhe bejne mire.Ju lumte.Po rezultati???????FRD FOLI HAPUR POPULLIT TEND,ALEANCA KUQ E ZI HAPJA ZEMREN SHQIPTAREVE TE TU.Politika ne shume raste ka dhe paftyresi por ne pergjithesi ka qellim Rezultati.
    F.R.D. +ALEANCA KUQ E ZI DALIN NGA VOTIMET ME 53% TE FITUAR DHE pd,ps e lsi shkojne ne te semes.Bindeni shqiptarin qe te besoj dhe mbeshtese te drejtin se me shekuj kane besuar mashtruesit.Suksese.Do te ndodhi Ju jap fjalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *