Mungesa e rrogave, Tirana largon administratorin Tagani

redaktor

Salih Tagani nuk është më administrator i Tiranës. Drejtuesi i lartë bardheblu është larguar sot, dhe në vend të tij është caktuar Krenar Alimehmeti, drejtori aktual i akademisë së klubit.

Bordi drejtues ka pasur një mbledhje në orët e drekës në selinë e tij, në stadiumin “Selman Stërmasi”, takim në të cilin janë vendosur ndryshimet e mësipërme.
Largimin e tij e ka konfirmuar vetë zoti Tagani, ndera ne klubin e Tiranes prej muajsh lojetaret nuk kane marre pagat e tyre.
Tagani erdhi si administrator i klubit menjëherë pasi ai u kthye në shoqëri aksionere, me 100 për qind të aksioneve të zotëruara nga bashkia e Tiranës.
Skuadra bardheblu po kalon probleme brenda dhe jashtë fushe, ndonëse sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë, Superkupën dhe iu afrua titullit kampion.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *