Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mungesat dhe forma e mirë rikthejnë Xhakën në Kombëtar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Mungesat dhe forma e mirë rikthejnë Xhakën në Kombëtar
Sport

Mungesat dhe forma e mirë rikthejnë Xhakën në Kombëtar

Gazeta Dita
Published September 28, 2017
Share
SHARE

Nuk është zyrtare, por nuk ka si të ndodhë ndryshe, vetëm nëse ka ndonjë arsye madhore jashtë futbollit. Taulant Xhaka është shumë pranë rikthimit në Kombëtaren shqiptare. Kjo për dy arsye.

E para, kuqezinjtë kanë mungesa të shumta në radhët e tyre, sidomos në mesfushë. Dhe e dyta, Xhaka ka bërë ndeshje shumë pozitive në Champions League. Në humbjen ndaj Manchester United ai ishte më i miri për skuadrën e tij, por edhe në fitoren 5-0 ndaj Benfica-s, Taulanti u vlerësua maksimalisht.

Taulant Xhaka është aktivizuar radhazi dhe titullar thuajse në të gjitha ndeshjet e shtatorit. Nëse u referohemi fjalëve të trajnerit Panucci, që nuk ka asgjë me futbollistin dhe e kishte derën e hapur, atëherë me shumë siguri mesfushori i Basel do të grumbullohet për dy ndeshjet e tetorit, me Spanjën më 6 tetor dhe me Italinë më 9 tetor, të vlefshme për eliminatoret “Rusi 2018”.

Christian Panucci do të publikojë listën më 29 shtator dhe risia kjo pritet të jetë, përfshirja e Taulant Xhakës, por edhe ndonjë prurje e re, ku është përfolur Emanuele Ndoj i Breshias.

Ndaj Spanjës do të mungojë Mavraj, Roshi dhe Kukeli për arsye kartonësh, ndërsa Abrashi mbetet jashtë për arsye dëmtimi. Edhe Andi Lila është në dyshim, pasi u dëmtua fundjavën e kaluar.

Në fakt, më shumë se për ndeshjen me Spanjën në transfertë, që është mision i pamundur për të marrë një pikë, kuqezinjtë dhe stafi po mendojnë për ndeshjen me Italinë në “Loro Boriçi”, ku me ndihmën edhe të tifozëve, mund të arrihet një rezultat pozitiv, për faktin se edhe ekipi është më i kompletuar pas rikthimeve nga pezullimet.

Gazeta Dita September 28, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?