Çfarë ka EPP me Bashën?

redaktor

Në “Pallatin e Kongreseve”, ku u zhvillua festa e 25 vjetorit të PD-së nuk kishte asnjë përfaqësues të partive simotra në Europë.

As vetë EPP nuk kishte përfaqësues aty.

Përveç këtyre mungesave, ajo që ra në sy më tepër ishte mungesa e ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

Portali Citynews shkruan se kreu demokrat Lulzim Basha ka filluar të ketë probleme me EPP (Partite Popullore Europiane).

Basha, pak javë më parë shpalli anëtarësimin e PD-së me të drejta të plotë në këtë organizëm të së djathtës europiane.

Postimi i Bashës
Postimi i Bashës

Por në faqen zyrtare të PPE-së rezulton se Partia Demokratike nuk është anëtare me të drejta të plota. Madje zyrtarë të PPE i kanë kërkuar kreut demokrat të mohojë deklarimin e nxituar në Facebook gjë që Basha nuk e ka bërë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ndërkohë që PD flet për revolucion, Presidenti i PPE, Joseph Daul, nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar gjatë festimeve të djeshme, shprehu qartazi se rruga e vetme për PD-në është parlamentarizmi.

Lëvizjet e fundit të Lulzim Bashës, radikalizimi i opozitës, deklarime të pavërteta në lidhje me PPE-në duket se janë shkaqet që zyrtarët e aleancës së Partive Popullore Europiane braktisën festën e 25-vjetorit të themelimit të PD.

Dhe veç kësaj, për herë të parë në një vit jubilar për Partinë Demokratike nuk kishte asnjë ambasador të shteteve të huaja të pranishëm në sallë. – shkruan Citynews.

 

 

 

 

Share This Article
25 Comments
  • Z.Thano
    Dakord me kete linje te kritikes suaj, POR…

    Turin e tij nëpër Shqipëri kryeministri Rama po e shoqëron edhe me një seri përshtypjesh nga takimet me qytetarët. Në Gjirokastër ai u ndesh me kërkesën e një të riu për punë, kurajo të cilën kryeministri e quan disproporcionale në raport me vizionin e qeverisë për të bërë shtet. “Më tha një djalë, të bëjmë një fotografi bashkë, e pastja më tha “më gjej ndonjë punë o burrë. Ca shkolle ke e pyeta. Jurist,­ tha­, si gjithë shqiptarët. Ja kjo është historia jonë. Qytetarët nuk janë të lumtur me situatën, por krenarë për të kaluar nga periudha pa shtet në një fazë të re historike”-shkruan Rama në një postim në facebook.

    Kryeministrit i duket paradoksale që një i ri i kërkon punë, ndërkohë që para zgjedhjeve kudo dhe kurdo që takonte popullin në sheshe e salla premtonte hapjen e 300 mijë vendeve të punës.Tani që është në qeveri nuk do të dëgjojë kërkesa të kësaj natyre duke devijuar me komente populiste për njerëz që duhe të ndihen krenarë për atë që kjo qeveri ka bërë për dy vjet.

    Kryeministri jep edhe një argument sipas të cilit kësaj qeverie “do t’ia shohim hajrin” pas 25 vjetësh sepse reformat që ajo po ndërmerr në terma afatgjatë do t’I shërbejnë gjeneratës tjetër. Por çfarë ka bërë qeveria për përmbushur këtë objektiv përveç një “martese” të re me FMN-në dhe zbatimin e strategjisë së partneritetit publik privat për të dhënë me konçesion të gjitha shërbimet e shtetit dhe shfrytëzimin e pasurive publike.

    Kryeministri as nuk dëshiron që qytetarët ta shohin qeverinë nga xhepat dhe kërkon që askush të mos protestojë për masat disproporcionale të ndërmarra prej saj. “Qeveria nuk është as magjistar, as makina që ka paratë e bankës dhe nuk kemi shpellë floriri që të marrim floritë e t’i shpërndajmë, pasuria është ajo që ne krijojmë së bashku, ku mund të ketë, në cilin vend mund të imagjinohen protestat pse u rritën gjobat, pse rrisni gjobat ju, nëse me kapni duke vjedhur, po pse do vjedhësh ti? “-shkruan Rama në facebook.

    Në fakt askush nuk i ka kërkuar kryeministrit ta ushqejë popullin me lugë të florinjtë sipas standardeve që mund të ketë pushteti, por vetëm punën që ai ka premtuar. Dhe populli ia ka bërë më të thjeshtë mbajtjen e premtimeve, pasi 100 mijë janë larguar me shpresën për të gjetur një vend punë jashtë shtetit. Po kur është i paaftë të mbajë gjallë shpresën e njerëzve për punë dhe krijojë kushtet për hapjen e vendeve të reja të punës, atëherë për cfarë na duhet një kryeministër që nuk ka dëshirë të përballet me nevojat e popullit? Për leksione si mund të bëhet shteti i gjobave, burgut dhe koncesioneve..

    • Osman ne rradhe te pare me lejo te te falenderoj per shqipen e shkelqyer qe keni shkruar komentin tuaj (une s’po bej dot ne kete replike). Mjafton te shohesh kete nivel shkrimi dhe te vjen qejf te diskutosh.
      Fakti qe permend juristat dhe i shton ate shprehjen si te gjithe mo i ka thene te gjitha per nivelin arsimor dhe profesional ne vend. Edhe djali qe ka kerkuar pune e di kete fakt qe s’ka ngelur kush pa nje diplome juridiku.
      Vertete njerezit kane marre nje diplome per jurist apo ekonomist, por nuk ka hapesire tregu t’u ofroje pune mijerave te tille, aq me shume ne administrate publike. Keta te rinj duhet te rishikojne edhe nje here pozicionin e tyre me ato qe ofron tregu i punes dhe pa humbur kohe te drejtohen tek ato fusha qe kerkon tregu lokal, rajonal dhe ai pak me tutje i BE-se.
      Une kam njerez te aferm qe s’kane mbaruar asnje universitet dhe kerkojne pune. U thua bej kamarierin, s’e bej dot t’u sherbej te tjereve, u thua shko ne ndertim, po pse kaq poshte kam rene une, u thua puno ne call center, s’di mire gjuhe te huaj, u thua puno ne fasoneri, po pse me 200 mije lek do punoj une, u thua bej korrierin per posten, nuk di t’i jap motorit. Po ç’pune kerkon ti kur s’ke asnje lloj kualifikimi, s’di nje gjuhe te huaj, apo s’ke shkolle? Pune thote.
      S’e vrasin mendjen te krijojne diçka vete, veç presin me syte nga qeveria. Marrin ate gazeten Çelsi, bejne nja 2 telefonata per pune ne jave dhe mjaftohen vetem me aq per te justifikuar veten se s’ka pune dhe shprese ne kete vend.
      Dikush ia ka mbathur ne Gjermani dhe ka 1 vit qe merr asistencen 150 Euro ne muaj dhe eshte i lumtur, as punon, as gjuhen s’e meson, as per t’u kthyer nuk kthehet dhe keshtu do ikin duke u zvarritur deri ne moshen 50-60 vjeç.
      Persa u perket perpjekjeve te qeverise per te ofruar investime te huaja nuk mund te thuash qe s’ka patur. Jane disa forume ekonomike te organizuara dhe nje sere kontratash te medha qe jane ne prag finalizimi qe do i jepte shtyse ekonomise shqiptare, edhe pse perseri niveli i kualifikimit te krahut te punes kam frike se eshte larg kerkeses qe do kete tregu.
      Per bujqesine po premton 300 milion Euro investime nga fondet e BE-se.
      S’e di sa jane te interesuar keta njerez qe jetojne ne fshat per te perfituar nga keto fonde, por mua me duket se nje pjese e madhe jane apatike dhe s’arrijne te kuptojne mundesite qe u ofron tregu per te shitur produktet e tyre. Ububuja po na kerkon NIPT ky u ankuan fshataret, a thua se tregtia ne sasira te medha behet me çanta dhe me para’ cash.
      Shume shajne per inerci shendetesine, rendin publik etj, por kur i pyet tek e tek te gjithe e kane nje eksperience te mire si me sherbimet shendetesore ashtu dhe me ato policore ne vend, ku sot pergjegjeshmeria e punonjesit te shtetit eshte me e larte se deri dje. A jane bere keta perfekt? Natyrisht qe jo sepse te njejtet qe ishin dje jane perseri, por sot kane friken se s’u del kush per zot nese humbet nje jete per fajin e tyre, apo kur qytetari ankohet me emer te perveçem per mosmarrjen e sherbimit nga x dhe y.
      Nese ti preferon te degjosh nga qeveria fjalime se ne jemi te dytet ne Evrope pas Gjermanise per rritjen ekonomike, kemi kaq dhe aq arritje, s’besoj se do te ndihmoje te mbash frymen gjalle per shume kohe.
      Personalisht jam shpreseplot qe ky vend po shkon ne drejtimin e duhur. Po futet per here te pare ne kornizat e ligjshmerise se nje shteti normal, ndaj besoj se dhe rezultatet pozitive kane per te ardhur shpejt. TAP-i sapo ka filluar, nese fillojne dhe investimet qe kane premtuar kinezet per vitin 2016, besoj se efekti i rritjes se mireqenies do ndihet per çdo familje.

      • Ku jane keta qe kane eksperience te mire me shendetesine se perdite po’ dalin fakte per te kunderten, sa per policine ka arrestuar e konfiskuar makina per gjoba 10 mije lekeshe le pastak rastet e shkeljeve te kapura e publikuara. Te flasim per tenderat e shendetesise apo per ato te zyrave, fasadave dhe jaguareve apo per lungomaren e vlores dhe trendafilat e autostrades tirane durres..dje po’ shikoja nje faqe me njoftime pune..pese faqet e para jane te mbushura me njoftime per call center dhe kamariere(aty duhet ti kesh marre te tuat)…Sot vetem nje I ri ne tre qe del nga bankat e universitetit ka shance per te gjetur pune..e nuk eshte ceshtje profesionizmi apo specializimi por vetem krize ekonomike dhe paaftesie lidershimi nga I ashtuquajturi KRM. Koha po kalon..zvarritja po’ afrohet tik tak…

        • Me kedo qe flet per shendetesine thote qe gjerat kane ndryshuar. Vete nga eksperienca personale tek Urgjenca e QSUT-se dhe nga Materniteti i Vjeter, por po te lexosh me rradhe edhe Moikom Zeqo, edhe Gerta Heta dhe shume njerez qe jane njerez te zakonshem jo publik i sheh qe falenderojne ne FB personelin e x apo y pavioni te pakten ne spitalet e Tiranes. Kush ka njerez qe punojne doktore neper spitale e dijne qe sot askush nga doktoret s’mund ta lej vendin e punes e te dal per pazar, sepse nje gje t’u ndodh pacientit te tyre gjate kesaj kohe mbajne pergjegjesine kryesore mbi krye. Puna pune, por edhe burgun.

          Sa per policine dikur i bije 129-es dhe askush s’ta ngrinte telefonin nga ana tjeter. Dhe kur ta ngrinin s’te vinte kush per ndihme nese ishte rast vjedhje ne rruge apo autobuz, sepse i quanin raste te zakonshme. Sot jo vetem te pergjigjen menjehere, por dhe vijne ne vendin e ngjarjes per te marre kallezimin. E zbulojne a jo pune tjeter. Deri dje ta beje rrugen nga Kukesi ne Tirane, apo Tirana ne Vlore do kishe mbi 4-5 postoblloqe policesh qe rrinin me radar vetem per te gjetur rastin per te gjobitur dhe krehur ndonje pare per vete. Dhe shprehja e pare qe te thoshin “patenten, je per komision”.
          Sot shume rralle i sheh ne rruge dhe kryesisht te ndalojne nese ben ndonje parakalim te gabuar. Nuk them se dhe ketu u arrit perfeksioni, por ka permiresim. Pyet pushuesit e Kosoves, sepse ata ishin preh e mitmarrjes nga policet rrugore para 2013-es.
          Sa per punen eshte e veshtire qe te gjithe ata qe dalin nga bankat e Universitetit te fillojne ne profesion, sepse oferta e krahut te punes eshte me e larte se kerkesat e tregut edhe sikur te ishte ne kushte ekspansioni ekonomik.
          Po te shohesh statistikat e vitit 2015 kemi keto te dhena:

          1. Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë – 20 211 (nga 19 166 ne 2014)

          Nr. maturanteve per vitin 2015 eshte 47 460 – rreth 31 479 rezultojne kalues ne vitin 2015 (ne provimet e letersise/matematikes dhe atyre me zgjedhje).

          Numri i popullsise per grupen moshat 20-24 vjec eshte 228,255 sipas Instat. Me keto shifra numri i pjesemarresve ne arsimin e larte eshte rreth 75% (ose 72%), nese do ti referoheshim numrit te kaluesve ne provimin e matures – duke parashikuar se te gjithe (ose nje pjese e madhe) do te shkojne ne arsimin e larte (publik, privat apo jashte vendit) dhe numrit te studenteve aktuale.

          Si mund te krijohen vende pune per zyre per 72% te te rinjve qe mbarojne universitetin? A ka vend ne bote qe krijon kaq shume vende per jakat e bardha? A thua se ne Amerike apo Evrope te gjithe ata qe mbarojne nje universitet nuk u bie rradha ndonjehere te punojne si shites a kamarier?

  • Po mire more popull po ju i kerkoni ketij kryeministri te gjitha dhe per vete nuk e vini veten ne siklet per te kerkuar llogari qeverise se pare qe pse arka e shtetit ishte bosh? Apo ju shkoni me ate fjalen e urte popullore “ai kale qe zihet ai e shin vraun”.Ne jetojme jashte dhe shteti eshte shtet nuk eshte han ku yjne e dalin shtyrlish legena.Dhe nuk leme as drita pa paguar as uje pa paguar etj.etj.etj.Prandaj mblidheni mendjen e kokes dhe lereni kete vend te ece perpara,mos e shkatroni se i do qejfi legenave .Por jepini kohe te punoje qeveria .Haj tung…..

    • ti hasono qe je jashte, nuk i kupton ca pune qe i kuptojne dhe i kane mbi shpatulla ata qe jane brenda. po do te duash hajde jeto ketu, dhe pastaj na jep apo na i shit po ti bleu njeri mend e tua.

  • Osman,nuk mund te vihet nje balance midis Lulushit dhe Edit.Jane si nata me diten.Artikulli ben fjale per lenien jetim te PD edhe nga partite simotra te saj ,si dhe perfaqesite e shteteve te botes ne vendin tone.Ti pse kalon ne teme tjeter?Nuk them qe ato qe ngre ti nuk ekzistojne,por duhet permbajtur artikullit per komente.Jo dege me dege.

  • NORMALISHT….NE 23 QERSHOR 2013 MENDOJA QE NE 2015 TE PAKTEN

    DEVILI BERISHE DHE DEBILI BASHE DUHEJ TE ISHIN PRAPA HEKURAVE…

    DHE PPE (Partite Popullore Europiane). duhet ti luteshin drejtesise shqiptare qe berisha e basha nuk duheshin denuar me burgim te perjetshem por me 20 vjet….

    nuk duhet te kalojme ne orgazem pse nuk erdhi ndonje obez nga europa…se sa te kete luli, lune dhe helmutin e ka te sigurte kolltukun e k/m. ne 2017..aq me teper qe edi rama po ben harakiri

  • Problemi eshte me inderlikuar sa nuk e prisnim Obllomovi Basha bashk me plakun mere Sali kane perhapur nje virus ne shqiperi qe bota nuk e njeh Duhet gjetur diagnoza sa nuk eshte vone para se infektohet popullsia

  • O Mono’ artikulli ben fjale per bojkotin e PPE dhe te Ambasadoreve te akredituar ne Shqiperi, per mos pjesmarrjen ne 25 vjetorin e krijimit te PD, ti flet per Kryeministrin Rama per vende pune, koncensione, FMN etj etj, lexo dreqin artikullin pastaj flit si “kopetent”.
    Ne fakt edhe sikur ne artikull te shkruhej per sportin, ti perseri kete koment do te beje, me mire hesht se sa komenton gjera pa lidhje, flet si e ema Zeqos maje thanes.

  • PARTI KRIMINALE QE DUHET DALE JASHT LIGJIT ,DOGJI DHE SHKATRROI VENDIN ME ZJARR ,ME VJEDHJE MASIVE ,ME KORRUPSION ,ME SHITJE TERITORESH .RRuget dhe Sheshet kryesore te shqiperise I ktheu ne arena te pergjakshme.SHkatrroi zingjirin e uzinave dhe fabrikave krenari dhe prone e popullit shqiptar,kjo nkrijoi ushtrine e te pa punve ,dhe detyroi gjysmen e popullsise te internoje jashe vendit.Hapi dhe shkatrroi depot e ushtrise ,kjo krijoi vrasjet massive ne shqiptar me mijra viktima .P.D-ja duhte nxjerr jashte ligjit dhe S.B,dhe L.Basha ne burg.RRuge tjeter nuk ka.############################################################

  • Ti osman lalo ke shkruajtur aq bukur sa na ke kenaq, ore kur thoshte jovan I shkret jeni ne metro ju apo jo, ku ka punu ky personi qe I paska kerkuar pun rames deri dje, dhe pse nuk na paska kerku pun deri dje, jemi ne kapitalizem dhe punet i gjen vet i interesuari se fabrikat dhe uzinat i boni byth ai njeshi i juaj se po ti delte para shpellarit ne kohen e ketij krimineli do ta kishin vra, gjo te keqe e quan kete ti qe komonikon lirshem me njerzit rama, pastaj ju mbeshtesni nje kriminel qe nuk ka len gjo pa shit dhe pa dhen me kocesion dhe ditet e fundit te regjimit tije ka firmosur cfare ti vinte ne dore qe ti bente keq qeveris rames, eshte ngritur ndonjeher medja dhe ti bojn pyetje per keto kocesionet as dhe nje, po ju toca ju ka mbetur goja tuj sha ramen kurse ky krimineli qe e dogji shqiperin I jepni dhe dekurata, ja kush jeni ju, po te presin dhe nja tre muaj sa te miratohet reforma ne drejtsi se brenda ne biruc e ka vendin me gjith ate buz petullen ose njeriu qe qesh lulushka.

  • Z.Osmon
    1.Ke gabu adrese,tema eshte per tjeter ceshtje
    2Sinqeriteti i djaloshit jurist tregon gjendjen e mjerume ku e kalan zBerisha vendin
    3….Ka shum per te thane
    4.Kapni kazmat dhe punoni pak dhe ne katunde dhe jo te gjithe ne qytet
    Ju a them me me dashamiresi se nuk kam aspak interesa
    Tung

  • Te huajt vijne neper Kongrese e jo neper data perkujtimore. Doni qe PD te mbahet larg pushtetit? I thoni atij Kryeministrit mos tregoje barcaleta por mos shkaterroje ekonomine e rrise fukarallekun, se nuk ha bar populli si hane militantet.

  • Perendimi nuk mbështet gënjeshtarët se diskretitohet vetë, edhe analistët që dalin duhet të jenë objektivë dhe kur åështë puna të bëjnë kritikë konstruktive se vetëm kështu ndihmohet vëndi e qeveria dhe opozita nëse e pëlqen kritikën kuptohet. Një e tillë ishte ajo e Daul-it. edhe nëse do donte të thoshte më shumë, s’ja lejon etika e PPE-së, se sado parti mike të jenë ato kanë një status që duhet ta respektojnë të gjithë. Për të qënë i sinqertë statusi i PD nuk i afrohet fare partive të tjera si motra, dhuna nuk është në mënyren e tyre si protestojnë. Unë asnjëherë s’kam parë parti të dalë në rrugë e përdorë dhunë se nuk i pëlqen qeverisja, Punojnë në parlament duke bërë propozime dhe duke kërkuar llogari për punën që bëhet, por tek ne llogaria kërkohet duke u përgjigjur vetë me shpifje…atëhere ku e ke zgjidhjen ti si opozitë? Nganjëherë mendojmë ne që shohim nga jashtë parlamentin se e enjtja është dita e daljes në TV dhe o burra të themi c’të na vijë për goje. E dini cfarë: a nuk e ndërprisni transmetimin direkt për ca kohë të parlamentit? Këtej në perendim nuk është se shohim parlament direkt. Ju faleminderit.

  • Ti moj – ere– ku paske qene ne 21 janar qe nuk paske pare kurre parti te bejne dhune ne rruge se nuk i pelqen qeverija? Ne 21 janar partia e Rames shkriu me dajak e gure policine kurse ne 8 dhjetor nuk u prek asnje polic. Sa per ate Perendimin ku jetoke ti ( ne se gjallon atje vertet ) per me pak arsye eshte bere nami ne protesta se protesta nuk behet per te perkedhelur qeverine por per ta detyrohet te punoje per vendin e jo per vehten. Shiko protestat ne Greqi qe ndezen Athinen edhe pse me nje situate ekonomike 100 here me te mire se Rilindja e Rames.

  • Me ne fund dhe keta syleshe te PPE e ndjen eren e gjirizit dhe te kufomes qe mban kjo kadaver e3 shemtuar dhe e pa varosur “pd“

  • Keto te djathtet e duan ngritjen e mirqenies sic u ngriten per veteveten rrufeshem.U ngrysen fukarenje te keputur dhe u gelline bosa te tundur.Populli turme.
    Jo vetem kaq.
    Keto duan qe diten e marteses cifti te flejt tek pulle dhe te gellihet vete i trete me foshnje ne gji.
    Keto sjellje jo vetem neve na kane ardhur ne maje te hundes,por dhe nderkombetarve qe nuk i bejne as vizite.Vjen dita dhe i injorojne nese nuk kthehen ne rregullin e demokracise boterore.Keto te PPE per ti perjashtuar nuk i perjashton dot.Duhet te futesh pa te perjashtohesh,qe te dalesh jasht.Tashti gjinden ketu ku jane gjithe jeten jasht e na trazojne me rrugaceri cdo dite dhe jave.Rradha i bie qe te futen dikund qe te mos dalin jasht per shume e shume vite.
    Kjo do jete dita e pare e demokracise se vertete.

  • Shume shpejte eshte kujtuar EPP per te bojkotuar festimin e 25 vjetorit te PD,e cila nuk dote dija,sepse festen e saje e bene me president Nishanin,qe e dekuron lartmadhenin Sali Berisha per te mirat,qe i kabere Shqiperise tash 25 vjet.Mendoj se ska nevoje per perseritie se jane thene me mijra here nga te gjth dhe atyre su ka hyre gjemb ne kembe.Tani Sali Berisha dhe Lulush Basha kane marr detyre nga ustallaret e tyre ne Beograd,qe me revolucione demokratike te shkaterroje cdo themel te shtetit shqiptar,qe me shume veshtiresi dhe sakrifica mundohen ta ndertojne shtetin,por nuk e lejojne kriminelet qe kane 25 vjet ,te cilet livadhisin neper Shqiperi.Populli duhet te jete vigjilent,se cdo veprim eshte ne demin e tij.

  • Pse na fut neper thekra z.Osman aga! Artikulli nuk behet fjal per Ramen dhe te majtet apo amasadoret evropjane por per mashtrimet e Lulit dhe bojkotin eAMBSADORVE DHE TE DJATHTES EVROPJANE!Per kete ke per te na thene nonje gje, nonje shpjegim ,nonje justifikim,nonje mashtrim tjeter!Mund te theshe i tha Rama te mos vine do te te shkonte me per shtat dhe i vije kapak!

  • Lexova artikullin apo lajmin, quajeni si te doni dhe me poshte komentet dhe replikat. Une, nese me lejohet, do te shpreh nje opinion ne vend te komentit, brend te cilit ka nje kritike dashamirese, per kryeredaktorin e kesaj gazete dhe mikun tim virtual, qe prej 2009-tes, zotin Thano.
    Disa lexues pa e lexuar fare shkrimin , apo duke lexuar ne menyre fragmentare deri vetem titujt, fillojne dhe tjerrin komente apo opinione pa kurrfare lidhje me shkrimin.
    Po t’i hedhesh nje sy komenteve te kesaj faqeje, pjesa dermuese, veçanerisht ata qe kane manine te shkruajne pa u ndalur, nuk kane fare lidhje me shkrimin duke hapur polemika shpesh shterpe.
    Ore miq, po tjeter eshte PPE-ja dhe qendrimi i saj kritik ndaj PD-es dhe liderit te saj aktual dhe tjeter gje turi i Rames ku nje pjese bene kritikun dhe nje pjese tjeter avokatin e tij.
    Kesaj i thone rroklla-berdoklla.
    Nese me keqkuptoni me mendimin se me kete qe them dua te terheq vemendjen se po flas si vezhgues (absolutisht jam si gjithe lexuesit e tjere) i punes se stafit te kesaj gazete dhe miqve te mi lexues, me mire mos e publikoni kete koment, por gjykoj qe eshte ne te miren e kesaj gazete qe te mbaj diçka parasysh. Faleminderit!

  • C”fare PPE thoni or milet, ku ka me PPE e ISIS ( Internacionale Socialiste- Dopio )? Atyre po i iken petlla e kokes e jane bashkuar bashke nga frika e Nacionalisteve. Shikoni ne France, ai Kryeministri koqe Holondi ben thirrje qe te votojne partine e Sarkozys nga frika e Le Pen. Se ka dale i treti ne votime. Socialistet ne qeveri votojne partine e Sarkozys! Ha ha ha ha, e ju kerkoni ku eshte PPE. Eshte ne Pith te Plakes se Europes! Bashke me Internacio-halen Socialiste! ALLEZ, LE PEN!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *