Nuk justifikohen permbytjet me idene e perfitimit maksimal te energjise nga H/C. Ne rastin kur nuk ishin krijuar liqenet e hidrocentraleve te Drinit dmth para vitit 1970, nuk ka pasur permbytje kaq te shpeshta edhe pse gjithe prurjet e lumenjve qe derdhen ne teresine ujore te Shkodres kalonin pa asnje perpunim ne rezervuaret qe jane tani.
Ne motin e larget 1905 mbahet mend (dhe ka edhe nje fotografi) qe uji ne liqen dhe ne Bunë tek ura e vjeter e Bunes ka arritur ne nivelin e rruges, kuptohet qe ka qene nje prurje me perseritje shume te rralle.
Por me ndertimin e digave mbi Drin permbytjet ne kete ultesire do te ishin shume te rralla sepse prurjet e Drinit do te reduktoheshin ne liqenet e krijuara.
Persa i perket perfitimit te energjise maksimale nga kaskada e Drinit nuk eshte e sakte te mendosh vetem per mbajtjen e kuotave te larta ne liqene, por te mbahen kuota te tilla qe dalin nga studime te thelluara (qe kane edhe ato studime statistikore) qe te mos shkarkohet uje kot kur duhet te sigurohet vete diga dhe prurjet jane te tilla qe mund te dalin mbi to, keshtuqe duhet mbajtur niveli aq me poshte sa parashikohet te jete prurja e stines qe vjen me pas me qellim qe te ruhet kjo prurje ne liqen.
Per keto nivele te liqeneve ka pasur studime qe kane marre parasysh: 1-sigurine e digave; 2-perfitimin maksimal te energjise dhe 3-mospermbytjen e tokave poshte hidrocentraleve qysh ne kohen kur keto hidrocentrale u ndertuan.
Ajo qe sot ndodh eshte vetem nje mungese e plote pergjegjesie ne administrimin e gjithe shtetit ne gjithe keto vite te demokracise dhe jo vetem e hidrocentraleve.
Online nga adresa: respublica.al