Murinjo gënjeshtar
Zhoze Murinjo gënjeshtar! Trajneri portugez i Realit mungoi në ceremoninë e “Topit të Artë” në Zvicër, me justifikimin se do të ishte në punë, por gazeta madrilene “AS” e ka nxjerrë në fotografi duke ndjekur stërvitjen e të birit. “Murinjo gënjeu” ishte titulli i gazetës, ndërkohë që gjithë të ftuarit e tjerë madrilenë, me në krye presidentin Florentino Perez, ishin të pranishëm në spektaklin e Zyrihut.