Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, personit që ekzekutoi në shtator të 2012-s kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahiraj. Seanca është shtyrë për mosparaqitjen e dëshmitarëve, të cilët sipas prokurorit të çështjes, Eugen Beçi, nuk janë njoftuar dot për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura në Tiranë.
Ilir Xhakja akuzohet për vrasjen e shefit të komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, ngjarje e ndodhur në Sukth të Durrësit, 13 shtator të vitit të kaluar. Xhakja u dorëzua pak orë pas krimit, ndërsa pas nisjes së procesit kundër tij, ai kërkoi gjykim të shkurtuar. Kërkesa e tij është hedhur poshtë nga prokuroria.
Leave a comment