Pa Ramos, Mbappe, Neymar apo Donnarumma-n në portë, PSG nuk ka arritur ta nisë sezonin e ri me një trofe. Lille, kampionët në fuqi të Francës, arritën të fitojnë edhe Superkupën, teksa triumfuan me një gol të shënuar nga Xeka në fundin e pjesës së parë.
I vetmi lojtar që ishte në fushën e lojës nga blerjet e reja, Hakimi, i ardhur nga Interi, nuk mundi të bënte diferencën ndaj Lille-s, një ekip me një grup të konsoliduar, teksa e tregoi këtë gjë edhe gjatë sezonit të jashtëzakonshëm të një viti më parë.
Neymar e Donnarumma nuk ishin në këtë ndeshje për shkak të impenjimit të tyre të gjatë në Kampionatin Europian dhe atë të Amerikës së Jugut, ndërsa Ramos mungoi për shkak dëmtimi.
e.r/dita
