Disa banesa janë përmbytur gjatë natës së kaluar në fshatin Barbulloj të Lezhës.
Sipas banorëve, përmbytja ka ardhur si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, gjë që e ka bërë të pamundur funksionimin e hidrovorit.
Gjithashtu, gjendje e vështirë për shkak të reshjeve dhe mungesës së energjisë paraqitet edhe në disa fshatra të tjera të zonës.
