Mungon Kosova, Nishani bojkoton samitin e Ohrit

redaktor

Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas presionit për të mos marrë pjesë në samitin e Ohrit, duke qenë se Maqedonia vendosi që të mos ftojë Kosovën, nën trysninë e Bosnjes dhe Serbisë. Nishani ka vendosur që ta bojkotojë këtë samit, në të cilin kishte konfirmuar deri pak më parë se do të ishte prezent.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani nuk do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të SEECP, që do të zhvillohet në Ohër më datë 1-2 qershor 2013.

Shkak për këtë vendim është bërë fakti se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë eveniment, në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian”, thuhet në një reagim të Presidencës.

Share This Article
2 Comments
  • E PO SHYQYR QE BERE NJE GJE TE MIRE SE LOJTEM NGA MENTE KOKES PO TE MOS KISH BERE KETE ,,DO SHKRUESHE NE HISTORINE EZEZE TE KOMBIT

  • QENDRIM I DREJTE I PRESIDENTIT TONE, QE IQ RRIT VLERAT. KUJTOJ SE NE KROACI NUK IA PRANUAN KERKESEN SRBISE PER MOSPJESMARRJE TE KOSOVES.
    DHE VLERESOHET MAQEDONIJA PER MARRJE STATUSI ME KETO QENDRIME QE ” MENDOHET SE JANE JASHT PARIMEVE TE BE”. SIÇ DUKET KA DY STANDARTE .ARSYEJA NUK DON SHUM MEND PER TA DIJT….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *