Endri Vrapi drejt Vllaznisë. Skuadra kuqeblu është shumë pranë mbrojtësit që zgjidhi vetëm para pak ditësh marrëveshjen e tij kontraktuale me të kuqtë e Partizanit.
Në Shkodër konfirmojnë se janë në bisedime me 34-vjeçarin , të cilat madje janë në fazë të avancuar dhe vetë Vrapi duket se e ka vendosur për ta vazhduar sezonin me Vllazninë.
Nga ana tjetër trajneri Cungu e konsideron 34-vjeçarin si një futbollist i cili mund ti shërbejë shumë Vllaznisë me eksperiencën e tij në repartin e mbrojtjes, palët madje kanë arritur parimisht mirëkuptimin dhe tani për të përfunduar gjithçka mbeten për tu përcaktuar edhe detajet e fundit në një takim këtë të shtunë në mënyrë që Vrapi të veshë fanellën kuqezi dhe të fillojë menjëherë stërvitjen me skuadrën e tij të re në Ulqin.
Gjatë minifazës përgatitore në qytetin bregdetar, Vllaznia zhvilloi të enjten një miqësore me Besëlidhjen, ku dy skuadrat u ndanë në barazim 1-1.

Shum mire Vrapi , duhet ringritur vllaznia sa me shpejt qe te rikthehet tifozera me e mrekullushme ne Shqipri .