Mur sigurie 70 milionë dollarësh në kufirin e Turqisë me Sirinë

Dita

Një tjetër mur do të ndërtohet për të parandaluar emigrantët. Ministri turk i Financave, Mehmet Simsek, bëri me dije të dielën se Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare i është transferuar një fond prej 203 milionë lirash turke (afro 70 milionë dollarë) për ndërtimin e Sistemit të Integruar të Sigurisë Kufitare.

Ky hap do të ngrejë dukshëm nivelin e sigurisë në kufi me Sirinë, raporton TRT.

Turqia po rrit dita-ditës masat e sigurisë brenda vendit dhe veçanërisht në vijën kufitare me Sirinë.

Si rezultat i masave shtesë në fjalë, kalimet e jashtëligjshme kufitare janë reduktuar shumë gjatë 18 muajve të fundit.

Tashmë këtyre masave do t’u shtohet edhe Sistemi i Sigurisë Fizike në Kufi, që synon mbikëqyrjen e pandërprerë të vijës kufitare me Sirinë, pengimin e kalimeve ilegale të kufirit, si dhe parandalimin dhe luftimin e krimeve transkufitare.

Share This Article
2 Comments
  • Bota po kthehet drejt nje Mesjete te moderniuar me gardhe e mure si te keshtjellave, por tani te te gjithe teritorit te shtetit nga i vjen nje rresik.

  • Per te vendosur mure eshte padrejtesi por kur mendon terrorizmin mendoj se vlen diçka per te mos u perhapur ne vende te tjera.Fuqite e medha akoma nuk kane marre masat e duhura per te ndaluar kete murtaje te zeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *