Muret e larta të injorancës dhe propagandës

anazapta

Përshëndetje DITA. Redaksia e gazetes suaj ka terhequr para pak ditësh ne nje diskutim jo pak te rendesishem, ne nje moment kthese historike per Shqiperine, shkrimtarin me te madh shqipetar Ismail Kadarene. Vete kerkesa e gazetes, por edhe komentet e shumta te bera ketu, ne masen me te madhe me nje nivel analizues e intelektual, per tu vleresuar, tregojne qe qendrimet e Kadarese per ngjarje historike dhe kthesa te rendesishme politike ne Shqiperi, do te mirepriteshin nga opinioni publik shqipetar.

A e ka pare ai te arsyeshme qe te nderhyje ne debatet e ndryshme shqipetare? Pergjithesisht ai eshte treguar i kujdesshem per te mos u bere, me opinionet e tij pale ne politiken shqipetare, duke ndenjur mbi palet, apo ne te kundert asnjanes. Ai e di qe lexohet njekohesisht nga te gjithe individet lexues, pavaresisht bindjeve te tyre politike. Ne respekt te lexuesit te tij, ai nuk eshte perzjere hapur ne politiken e dites. Ka patur raste qe edhe ka folur kur nuk duhet te fliste, ka patur raste kur nuk ka folur por duhet te fliste. Ka patur edhe komplekse, sidomos pas viteve 90-te. Si çdo krijues ka patur ulje ngritjet e veta.

Por Kadare eshte per shqipetaret nje perendi e vdekshme. Prej gjaku dhe mishi. Perfaqesuesi me prominent i intelektualizmit shqipetar te krijuar qe nga themelimi i Shtetit Shqipetar e deri sot. Jane perpjekur politikanet shqipetare te perfitojne politikisht nga madheshtia e tij. Sidomos per te ka patur shume nevoje Berisha, me katunarizmin dhe provincializmin e tij te spikatur. Ai ka patur nevoje per aristokracine e dhe elitarizmin Kadarese.

Nuk ka ardhur ne renie talenti i tij por ne qe e lexojme kemi tani me shume mundesi te tjera, kemi me shume informacion e me shume burime te tjera cilesore letrare. E kritikojne Kadarene si prodhim te socializmit dhe Enverit. E kujt i duhet kjo? Perveçse te vegjelve?

Ne kohen e Enverit dhe te socializmit donim te vraponim e te arratiseshim nga realiteti. Donim te hynim ne zonen ku vetem zotat hynin. Tek Dantja, Hygoi, Dideroi, Servantesi,Stendali, Çehovi e Tolstoi. Te rinj te koheve moderne nuk njihnim. Por ishte e pamundur te kapercenim muret e larta te injorances, propagandes, izolimit, luftes se ftohte. Ateher futeshim ne boten e Kadarese. ndjeheshim te kohes, ndjeheshim te perfshire, ndjeheshim elitare. Si te gjithe te vdekshmit Kadareja ka qene i kujdesshem te shkruaje edhe per ata qe do ta lexojne me pas, kur ai te mos jete me. Por nuk do te lexojne polemikat. Do te lexojne madheshtine e tij.

Sa per Lubonjen, duhet te mesohemi me mendime ndryshe dhe te kunderta. Ka gjetje qe nuk na pelqejne dhe i kritikojme, por ka edhe ide te gjetura e me vlere. Ai eshte pjese ne debatin e perditshm dhe sigurisht qe gabon me shume. Ai eshte pjese spektrit te mendimit shqiptar me nje lloj tendence kunder rrymes. reale apo jo, i kemi thene ne komentet qe kemi bere. Nuk mund te flasim ne te njejtin vend ku flasim per Kadarene.

 

Email në adresën: [email protected]

 

Share This Article
4 Comments
  • une e vleresoj Kadarene si shkrimtar. Mendoj qe intelektualet ne momente te rendesishme duhet te marrin pozicion te qarte. Kete Kadare e ka bere gjate Luftes se Kosoves, dhe 1997. Kadare shpesh eshte perfshire ne debate si Historia qe nuk jane fusha e tij. Mendoj qe kur vriten qytetaret ne mes te rruges nga Garda duhej te ishte Solidarizuar. Se ne Tirane pati intelektuale qe u solidarizuan me Berishen.
    Nga ana tjeter Lubonja mund te kete mendimete kunderta. Kjo eshte drejta e tij. Por vendi ka disa interesa kombetare qe jane pertej lirise se Lubonjes. Mos harrojme qe Ballkani nuk eshte Franca. Intelektualt ne Serbi kur vjen puna ke Kosova unifikohen me qendrimet kombetare edhe pse shpesh e pohojne qe skane te drejte. Dhe nga kjo Serbia ne rrafsh nderkombetar ka perfituar. Ne sna duhet nje internacionalist si Lubonja, por nje intelektual apo cdo njeri qe mbron se pari interesat e vendit.

  • Kadare ,eshte Kadare ! Ai eshte gjeni i vleresuar nga bota ,kurse ne nuk ne takon te themi asgje kunder tij sepse na ka ngritur moralin si popull !

  • Kadare eshte nje nga njerezit me shum vlera te popullit Shqiptar,ai beri ate qe shume te tjere nuk e bne per shume vite me pare.Ai shkruajti nga mendja e tij ceshte shqiperia,kush eshte kosova,kush jan me te vertete shqiptaret.Ne shqip,por dhe ne gjuhe te huaja ai shkruajti pa u lodhur per shqiperine tone te dashur.Nuk ka asnje te drejte te flasi keq per te.Ai este simbol per shqiperine,dhe si i tidhe do te mbetet,nje me vlera te medha.Me respekt Kadare nga nje admirues i librave te tua nga Bukureshti Stefan kokoneshi.

  • jo zoterinj ,,mendoj se kadare ka shume per te thene ,por mendoj se berisha dhe kadare kane lidhur nje pakt ,..kjo kuptohet te besh atentat hiroshime e gerdecit ,te vrasesh kater veta me duar ne xhepa ,,nje korupsion i pa pare qe nje europe e tere eshte e alarmuar nje varferi e tejskajeshme ,mje shtet i rene ne duart e mafies nje politike te pa pergjegjeshme ,,vrasie ne mes te ruges ,nje njeri qe kombi sgqipetar e ka ngritur ne piedestal ,,si kadare dhe te mos prononcohet dhe te qedroje kaq indiferent ,,kjo eshte e pa faleshme dhe poshteruse per nje popull qe tedo dhe te vlereson ,,mos harojme nje gje ,,qe te dy kane qene njeres te perkedhelur te enver hoxhes dhe keta dine shume gjera per njeri tjetrin ,dhe kjo kuptohet qe keta te dy kure nuk e kane atakuar njeri tjetrin ,,politika shqipetare eshte politika e kulisave dhe nuk ka asnje ndryshim ,nga politika denigruse e enver hoxhes ,,kete e tregon vete fakti qe cdo vend postkomunist hapi dosiet ,,,ndersa rugacet tane te politikes ,per gjithe keto vjet e kane kundershtuar ose e kane sabotuar ..nese nuk hapen dosiet ,,nese nuk thuhet e verteta neve keshtu do hiqemi zvare dhe nuk do te shohim nje dite te bardhe ..nuk ndertohet demokracia me njeres qe kane bere krime e qe sot e kesaj dite na kercenojne me heshtjen tone ,,nese dje ishin prinderit sot jane djemte niperit e tyre dhe nuk japin asnje shenje pendese ose rikuperimi ..shenjat jane te dukeshme duke filluar nga katili nr nje sali berisha e mbaron ne kanibalet e drejtesise qe jane nga mosha 60 e larte a mund te te ndertohet dhe te zere vendin e saj drejtesia qe kerkon europa me njeres ,qe ju kane nzire jeten shqipetareve gjate kohes qe qe i kane sherbyer diktatori famekeq///// jo njeres mos prisni qe te ndryshoje nese nuk hiqen qafe keto fosile te se kaluares ….po nuk u hapen dosiet do jemi te skllaveruar dhe mundesite per prosperitet jane te venitura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *