Me të drejtë, varfëria shpjegohet kryesisht si produkt i munggesës së burimeve, nivelit të zhvillimit, paftësisë qeverisëse apo politikave të gabuara në qasjen ndaj saj. Megjithatë, varfëria ka edhe rrënjë të tjera. Shkak i saj nuk janë vetëm qeveritë dhe politikat, por edhe kultura e shoqërisë dhe mentaliteti i qytetarëve. Të cilat bashkëjetojnë me politikat joadekuate dhe qeverisjet joefiçiente. Pra, varfëria përpos një varfërim që na vjen nga qeverisësit, është edhe një vetë-varfërim që e ushqejmë vetë ne, të qeverisurit. Dhe këtë proçes duket se e mbajmë gjallë përditë me konceptet tona të vjetëruara, madje të papërgjegjshme, për zhvillimin dhe mirëqënien. Duke mundësuar që vizionet e gabuara qeverisëse të bashkëjetojnë e të mbështeten nga projektimet individuale iracionale mbi mirëqënien.
- Naftë apo gaz për furnizimin e makinës?
Sipas publikimeve të fundit të INSTAT-it, shpenzimet për makinën dhe transportin zenë rreth 7 përqind të buxhetit të familjes. Pas më shumë se njëzet vjetësh të një bashkëjetese të shqiptarëve me makinën, nafta dhe benzina mbeten burimet kryesore të furnizimit. Kjo ndodh edhe për shkak se gazi është ende një përjashtim. Pajisjet e përshtatjes së automjeteve për gaz janë ende një çudi. Në një kohë që përdorimi i tyre ul dy-tre herë koston e shpenzimeve për furnizimin e makinës. Këtu po flasim për koston individuale dhe familjare, jo më për kostot më të ulta të ndotjes më të paktë të mjedisit, që vjen nga përdorimi masiv i gazit. Këtu kemi të bëjmë me zgjidhje individuale. Por jo vetëm. Nëse do të aplikohen incentiva për përdorimin masiv të pajisjeve të gazit, loja e tregut mund të plotësohet nga ndërhyrjet rregullatore, gjithnjë me natyrë tregu, të qeverisë. Dhe nëse bëhet kjo, do të kemi një çlirim të burimeve të konsideruara nga përdorimi i gazit, të cilat mund të shkojnë për plotësimin e nevojave të tjera të familjes. Nga kjo mençuri në përdorimin e burimeve mund të përfitojnë disa qindra-mijra familje, të cilat zotërojnë makina. Në këtë mënyrë, inteligjenca e qeverisjes dhe racionaliteti i konsumatorëve do të plotësojnë njera-tjetrën.
- Energji apo gaz për ngrohje?
Zgjidhja e kësaj dileme është një tjetër burim për çlirimin e të ardhurave për familjet. Shumica e familjeve në qytete, por kohët e fundit edhe në fshatra, janë pajtuar me përdorimin e energjisë elektrike për ngrohje. Sipas të dhënave të fundit të botuara nga INSTAT, ndër familjet të përbëra nga katër pjesëtarë, rreth 31 përqind përdorin energjinë elektrike dhe rreth 26 përqind përdorin gazin si burim ngrohjeje. Pra, përdorimi i energjisë elektrike si burim ngrohjeje në shtëpi është ende prirja kryesore e familjeve shqiptare. Kjo ndodh në një kohë që kostoja e prodhimit të energjisë elektrike po rritet dhe kjo rritje rëndon buxhetet familjare. Nga ana tjetër, vështirësitë dhe anomalitë në prodhimin e energjisë elektrike në vend shumëfishohen ngaqë familjet shqiptare mbeten ende konsumatorë të mëdhenj të kësaj energjie. Kjo prirje pritet të rëndojë edhe më shumë burimet energjetike të vendit, edhe për shkak të trendit të trashëguar për fokusimin e investimeve energjetike në burimet hidrike, prej së cilës ka lindur tregu qesharak i shitjes së licencave të hidrocentraleve. Edhe në këtë rast shoqëria është pajtuar dhe vuan bashkëjetesën e politikave energjetike të vjetëruara me mungesën e racionalitetit tonë si konsumatorë. Por siç na këshillonte para pak ditësh Shtraus (Junior) “… i gjithë koncepti shqiptar i hidrocentraleve pranë lumenjve është i pamundur.” Megjithatë, prodhimi i energjisë së rinovueshme duket ende një perspektivë e largët në Shqipëri. Zgjedhja e burimeve dhe preferenca e aksesit në to është një çështje individuale. Por edhe në këtë zgjedhje mund të ndikohet nëse qeveria, nëpërmjet mekanizmave rregullatorë, apolikon incentiva për nxitjen e përdorimit të burimeve alternative si gazi, për ngrohje familjare. Nëse bëhet kjo, buxhetet familjare do të shpëtojnë nga një ngarkesë financiare e ekzagjeruar, por edhe vendi dhe ekonomia do të ndjejnë më pak vështirësi e mungesa në përdorimin e energjisë elektrike për qëllime industriale dhe prodhuese.
- Muret-kala që rrethojnë shtëpitë
Një nga aspektet e proçesit të urbanizimit është ndërtimi i banesave të reja, të paligjshme në zonat informale. Por pamja panoramike e këtyre zonave na ofron një dukuri që e vërejmë të gjithë: Pothuajse shumica e shtëpive të ndërtuara gjatë njëzet viteve të fundit janë të rrethuara nga mure të lartë, a thua se brenda tyre jetojnë jo njerëz normalë, por kështjellarë të rrethuar dhe të kërcënuar nga kryqëzata pushtuese. Ndërtimi i mureve rrethuese gjigande nuk është, pra, një çështje arkitekturore dhe urbanistike, por një problem kulturor, social dhe financiar i shoqërisë shqiptare. Si është më mirë, shtëpitë të ndahen prej lëndinash të gjelbëruara apo prej muresh-kala? Çështja e sigurisë, edhe pse e qenësishme, nuk është një argument që justifikon këtë prirje. Sepse muret, që duket sikur kanë zëvëndësuar bunkerët e djeshëm, nxisin psikozën e frikës dhe ankthit prej tjetrit, fqinjit. Kultura e fqinjësisë që, si rregull, duhet të pasonte zhvendosjen e popullsisë fshatare në qytete, është modifikuar dhe shndërruar në ndjenjën e frikës dhe instiktin e mbrojtjes prej fqinjit. Këto mure nuk dallojnë shumë nga bunkerët. Por bunkerët na i imponoi rregjimi diktatorial, ndërsa muret-bunkerë i ndërtojmë vetë. Edhe në këtë rast kemi, përpos të tjerash, edhe një problem të madh ekonomik dhe financiar. Shpenzimet për ndërtimin e mureve rrethuese të shtëpive konkurrojnë me shpenzimet për ndërtimin e vetë banesave. Ndërtimi i mureve ka thithur një pjesë të konsiderueshme të burimeve financiare e materiale të vendit. Po të mbajmë parasysh faktin se mbi 150 mijë familje shqiptare janë zhvendosur dhe jetojnë në një vendbanim tjetër nga ai i vitit 1990, kuptohet qartë se ç’pjesë e pasurisë kombëtare është ngurtësuar në këto mure të panevojshme. E cila mund të përdorej për destinacione të tjera të mirëqenies. Dhe do të na bënte më pak të varfër se sa jemi, në disa raste edhe për faijn tonë.

Or kosta po ne i kishim tecet, qe punonin me qymyr, edhe ngroheshim edhe harxhonim energji per ate kohe, edhe punonin minjerat e qymyrit! Doli nje koqe si puna e saliut e u a mbylli tecet, se gjoja ndotin ambjentin a greqia pasi kalon kosturin e shikon si shkojn lart ne qell shtellungat e qymyrit nga teci i i tyre! Te shiteshin kaloriferet e ngrohjes, per te mbajtur fabrikat e perendimit gjalle, qenkan tecet e shqiprise qe ndotkerkan natyren?a jeni ne terezi kur floririn e keni nen toke e kerkoni djamantet persiper tokes!, sa per punen e mureve rethuese, ka ngel tradit nga turku, qe mos i shofnin shalet gruas se u ngriheshe mitrolozi tjetrit e i rezonin e avlline per te pare pak gozhap sepse enveri e ndaloj edhe ate qe njerzit kur nuk arin dot qe ti shijonin , thoshnin .. sa te na roje kyci i dores te na han mutin gocat e vlores!
Eshte fyese per te gjithe socialsitet te kesh sharlatane te tille si ky qe ka bere artikullin ketu –Ky ne ekte artikull mundohet te na justifikoje se fajin per varferine tone , nuk e paskan vetem qeverite por e paska edhe ……populli
Une nuk e imagjinoj dot se si mund te mbahen brenda ne PS, njerez te tille kaq te ndyre , qe duke qene anetar te nje partie te majte sic eshte PS-ja tja hedhin fajin popullit per varferine ku gjendemi
Ky , “shkencetari” i brekeve , eshte pa asnje dyshim nje armik i eger i popullit shqiptar
Turp tju vije more ju te PS-se qe mbani nje krijese te tille me shpirt akrepi dhe me mendje deficenti kaq te ulet sa te fyen intelektin e prapanices me keto teorite e tija te felliqura
Or ti kungulli i amerikes sherbetor i salise,! Nje orjentali te thjeshte si ju, i fshehur ne inferioritetin e komplekset e nje hipokriti mundohesh te luash roolin e nje hipokriti patriot, kur e zeza ka mbuluar te bardhen nga kjo kulture, qe na ka len ne fund te europes apo edhe te botes,,!a ka me bukur se sa te ndertosh nje shtepi me disa mure rethuese deri tek brezi, e pjesa tjetr e hapur me kangjlla, per ta bere sa me estetike shtepine e te mbjella me varjete lulesh qe te tregoj vertet civilizim e kulture,! A i ke pare edhe shtepit e amerikanve pa mure vetem nje dekoracion rethues formal e optik te bardhe?
Ata qe ndertojne mure dhe levizin me makinat e veta I Kane para te vjedhura dhe nuk varferohen se fusin duart ore cast ne pasurine e perbashket .Kur te mbaroje kjo do hane njeri tjetrin.prandaj u duhen dhe muret e larta dhe makinat e blinduara dhe rojet personale
Duke lexuar emrin e artikullshkruajtesit me erdhi ne mendje Pango …po po , ai i mbertheckave
ka shkruajtur nje liber me titullin …”ZOGU I ZI” …cfare mund te shkruante tjeter …eshte
ekspert ne kete fushe
tani po mendoja po sikur Kosta te na shkruante ndonje gje me titullin ‘Arsen Lupen” ??
drejtor diku do e kete cuar rilindja ,nuk shoh ndonje arsye qe mos te shkruaje dhe ky
te pakten mos te jete ne avantazh pala tjeter
Profehor ,muret e larta tregojne moralitet te ulet ,nuk eshte ceshtje bunkeri
eshte ajo pyetja famoze te komedia e Cajupit ” po bota ,cdo thote bota ” ??
Kosta Barjaba:Ju kur ishit ne USA ju nxun duke vjedhur nje kostum shume te shtrejt.Po per cudi kostumi nuk ishte per trupin tuaj po ishte per nje trup te gjate pra XL.Mise se miqet tuaj paguan nje shume te madhe dhe ju liruan,po nje gje a mund te shpiegosh.Po trego te verteten per Edi Ramen e kishe kostumin. Rama edhe pse ju kishte mik,ju heqi nga drejtimi i PS po shume shpejt u kthyet se po nuk pati njers te krimit e hajdut nuk i shkon partia per mbare.
O Mark 🙂
Je nje idiot shume zbavites
🙂
Te puth fort