Muri i madh Serb në Mitrovicë

redaktor

Muri i Madh Serb , mendohet të konsiderohet si  mrekullia e 8-ë, pas atij Kinez.

Ky mur madhështor gjarpëron mbi urën e lumit Ibër dhe pritet të arrijë gjatësinë prej 70 mijë kilometra. Ndërtimi i Murit të Madh Serb filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Serbisë lidhi me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e  kombësive mitrovicare.

Në periudhën e pranverës dhe vjeshtës dhe të mbretërive ndërluftuese të Serbisë së lashtë, mbretët rivalizonin, luftrat vazhdonin pa pushim, mbretëritë e mëdha ndërtuan mure në malet kufitare për t’u mbrojtur nga sulmet e njera-tjetrës.

Në vitin 221, pasi perandori Vuçiç 1  bashkoi Serbinë, i lidhi të gjithë muret e ndërtuara nga mbretëri të ndryshme, duke krijuar një mur të madh në kufirin verior, për t’u mbrojtur nga sulmet e kalorësve mitrovicarë. Atëhere Muri i Madh Serb ishte 5 mijë metra.

Në dinastinë Vuçiç, pas dinastisë Millosheviç, Muri i Madh Serb ka arritur në mbi 10 mijë kilometra.

Gjatë historisë mbi 2 mijë vjeçare, sunduesit e periudhave të ndryshme të Serbisë ndërtuan në sektorë të ndryshëm Murin e Madh Serb, gjatësia e tyre e marrë së bashku i kaloi të 50 mijë kilometrat, kjo gjatësi mund ta rrethojë mbi një herë rruzullin tokësor. Ndërkohë Dinastia Rama nuk ka nxjerrë kokërr fjale për ndërtimin e murit.

P.s. Pritet që grupi i rockut Scorpions të lëshojnë në treg këngën e tyre të re Wind of Change 2.

Share This Article
1 Comment
  • sa kane fajin serbet ;;;;; e kemi ne qe i lame te vijen tek ne ;;;ne ballkan ;; ne shekullin e 6 ;;; duhej it thonim ;;;jo shkoni ne malet e shershenise ne siberi se atje keni lindur dhe vdisni ne bore ;;;; por ;;e kemi zemren e mire dhe tani ;;;; kjo eshte kultura dhe mirebesimi ;;;; i jep gishtin te merre krahun ;;; ;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *