Muri me Meksikën mbush me plehra parqet amerikane

DITA Online

Arsyeja që buxheti i administratës shtetërore është bllokuar në SHBA, varet kryesisht nga kërkesa e presidentit Donald Trump për të dhënë 5 miliardë dollarë për të ndërtuar murin me Meksikën, kundër emigrantëve.

Demokratët, të cilët tashmë kanë edhe shumicën në kongres, e kundërshtojnë këtë kërkesë. Si rrjedhojë, administrata shtetërore nuk paguhet dhe pjesët kryesore të saj u mbyllën, që në datën 22 Dhjetor.

Trump ka refuzuar të tërhiqet nga kërkesa për murin, duke bërë që bllokimi i qeverisë të hyjë në ditën e 19-të, për herë të parë në  historinë e Amerikës.

Si rrjedhojë, në shumë parqe publike të SHBA-ve, të cilat janë mbajtur hapur për vizitorët, koshat e plehrave nuk janë pastruar dhe pamja ka nisur të duket e shëmtuar.

Bllokimi i qeverisë prek 800 mijë punëtorë në nëntë departamente të ndryshme, përfshi departamentin e Bujqësisë, Tregtisë, Drejtësisë, Sigurisë Kombëtare, Banesave dhe Zhvillimit Urban, departamentin e Punëve të Brendshme, Departamentin e Shtetit, të Transportit dhe të Thesarit.

Punonjësit që bëjnë punë “thelbësore” duhet të punojnë pa rrogë, ndërsa të tjerëve u jepet leje e përkohshme.

Shumë punëtorë që janë detyruar të punojnë pa rrogë, kanë hapur padi kundër qeverisë. IRS, departamenti që merret me mbledhjen e taksave, ka ndaluar shumë prej shërbimeve, por zyrtarët thanë se rikthimi i taksave që ndodh në këtë periudhë, ka për të vazhduar.

Po ashtu, edhe gjykatat e emigrimit janë prekur nga mbyllja, duke vonuar rreth 800 mijë çështje.

Një tjetër kategori që preket në mënyrë të drejtpërdrejtë, janë amerikanët e parë, vendasit (indianë), të cilët varen nga shërbime të shumta shtetërore, sidomos për të çliruar rrugët nga bora.

Edhe pse shumica e amarikanëve nuk preken drejtpërsëdrejti, me miliona mund të preken rëndë nëse bllokimi nuk mbaron deri në shkurt.

Banorët të cilët marrin përkrahje shoqërore për ushqimin, mund të mos kenë më mundësi ta marrin këtë shërbim nëse bllokimi nuk ndalon deri në mars.

Por marrëveshja duket ende e largët, teksa Trump fajëson demokratët dhe kërcënon se do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, po të mos  nisë ndërtimi i murit.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Demoktateve nuk u ka dale akoma inati, ku Trump ne zgjedhjet Presidenciale 2016 i hodhi knockout, bejne cdo gje qe t’a pengojme qofte edhe me integritetin e USA.
    Berja (riberja) e murit me Meksiken eshte nje premtim i Trump ne fushaten elektorale ku qytetaret amerikane i dhane voten dhe duhet mbajtur.
    Dyndjet masive te mijerave refugjateve midis tyre, kriminele, vrases, anetare te organizatave kriminale kerkojne te futen ne menyre te paligjeshme ne Amerike.
    Trump nuk ka mbyllur pikat e hyrje-daljeve ne kufi, ato vazhdojne te funksionojne si me pare ne zbatim te ligjeve Federale, per indivite te paisur me viza apo pasaporta amerikane.
    Ai kerkon te mbroje integritetion e Amerikes nga dyndjet pushtuese te grupeve te organizuara ne kundershtim me cdo ligj nderkombetar, kalim te paligjshem dhe forcerisht te kufirit shteteror.
    Trump ka kerkuar per murin 22 miliard dollar dhe ne fazen e pare kerkon 5 miliard dollar qe jane nje qime bythe per Shetet e Bashkauara te Amerikes, dhe ka hasur ne kundershtimin e pallogjikshem te Demokrateve qe perbejne shumicen ne Dhome e Perfaqesuesve, se Senati eshte ne doren e REPUBLIKANRVE.
    Per Demokratet e Nancy Palosy kryetare e Dhomes se perfaqesusesve vlen pushteti dhe kundershtim i Presidentit Trump, qofte edhe ne dem te shetit Amerikan.
    Muri nuk eshte shpikje e Trump, ai e gjeti ate ne katandisur ne menyren me mjerane ne kohen e Obames i kthyer ne nje gardh relike qe nuk ndal dot asnje bageti e jo me grupe te organizuara kriminesh.
    Trump nuk terhiqet, muri eshte domosdoshmeri jetike e integritetit Amerikan, ne te kundert pasojat do te jene fatale dhe te pandalshme, per nje fare Nancy (Palloshi) apo disa inatcinj te tjere.
    Trump eshte i qarte ne ate qe kerkon dhe qe do t’a realizoje….. MURIN, Amerika e Para, President i se ciles eshte z. Trump i zgjedhur me VOTE..

  • Mos u merzite kaq shume “ç’po ndodh keshtu”. Bota demokratike sot ne kushtet e globalizmit qe te gjithe e kane pranuar, nuk mbrohet as me mure e as me tela me gjemba. Deri dje ulurinin per Enverin qe e bllokoi Shqiperine me tela gabion ! Sot ulurin ti qe nuk po i jepen parà Trump-it qe te beje mur per te mos lejuar deprtimin e mexikaneve ect. Murin e Berlinit e prishen, telat me gabion te Enverit i moren per gjerdhe, tani kryefuqia boterore do ti rivendos e po ashtu dhe Orbam ne Hungari. Po per çfare lirie dhe demokracie flitet, uluritet? Kjo eshte poshtersia me e madhe qe po i behet njerezimit me genjeshtra ne termat e gjuhesise dhe pa permbajtje njerezore. E duam Shqiperine si Europa thone studentet ne Shqiperi, por Europa nuk eshte shesh me lule, por eshte shesh ku duhet te jeshe i zoti te jetosh, ndryshe perfundon dhe ne kazane te plehrave. Ee, ç’po ndodh keshtu”?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *