Murinjo, rreziku vjen nga miqtë

anazapta

Shnajder, Drogba dhe trajneri Terim janë faktorët plus të Gallatasarajit kundër Realit

Hoze Murinjo pret një ndeshje të ndërlikuar sot në mbrëmje, kur Real Madrid do të presë Gallatasarajin e Stambollit, në çerekfinalen e parë për Champions League. Portugezi vlerëson në maksimum trajnerin e turqve, Fatih Terim. “Gallatasaraj ka një trajner të madh, me përvojën e duhur për të tilla raste. Terim do ta organizojë skuadrën për t’u mbrojtur e për të luftuar për çdo top. Duhet të kemi kujdes sidomos kundër tre lojtarëve të tyre sulmues, Shnajder, Drogba e Jilmaz, të cilët mund të bëjnë diferencën në çdo skuadër. Ues e Didier kanë qenë lojtarët e mi, tani janë miqtë e mi dhe do të jenë gjithmonë”.

Ndërkaq, Murinjo do të lërë përsëri jashtë portierin Iker Kasijas, ndonëse ai e ka lënë plotësisht pas dëmtimin. Në karrierën e tij madrilene, portieri ka humbur vetëm nëntë ndeshje nga 105 në Champions League, dhe në asnjë rast nuk ka qenë për arsye teknike. Hera e fundit që ai e ka nisur nga stoli një ndeshje në Champions League ka qenë finalja më 2002, kur hyri në lojë dhe ishte protagonist i fitores përballë Bajer Leverkusen, me disa pritje të mëdha. Mubrinjo thotë se Kasijas është stërvitur mirë, por titullar do të jetë përsëri Lopez. “Po stërvitet mirë dhe duhet të vazhdojë kështu për të shpresuar që të luajë, por për momentin nuk është i grumbulluar. Kam qenë gjithmonë i ndershëm me të, titullari është Lopez”. Murinjo ka folur me humor edhe me spekulimet për videon me defektet e Barcelonës, të cilën u tha se ai ia ka dërguar Ançelotit: “E kisha gati, po pastaj harrova ta postoja”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *