Muriqan, kapen 15 kg marijuanë

anazapta

15 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë janë sekuestruar sot në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, ndërsa në pranga ka përfunduar një person nga Çorovoda.

Sektori kundër Trafiqeve e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër  kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit  Maliq Hysenbelliu, 30 vjeç, lindur dhe banues në Çorovodë.

Ndalimi tij u bë pas kontrollit të ushtruar në pikën e Kalimit Kufirit Muriqan mbrëmjen e kaluar, në autoveturën  e tij tip ”PEUGOT 207”me ngjyrë blu, me targa AA 155 EF.

Lënda ishte fshehur në dy vende. 12 pako të mbështjella janë gjetur të futura  në pjesën e radiatorit. Gjithashtu në pjesën e brendshme të makinës, tek airbegu i pasagjerit janë gjetur edhe 28 pako të tjera.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *