Ka arritur në 4 kilometër radha e automjeteve që dje prisnin të kalonin në pikën doganore të Muriqanit, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Emigrantët mbanin radhë që prej orës 04:00 të mëngjesit. Shkak për këto vonesa sipas policisë, është kontrolli i imtësishëm i dokumenteve dhe mjeteve, për persona të kërkuar që mund të arratiseshin apo trafikut të klandestinëve dhe drogave. Prej datës dy janar nga kjo pikë kufitare kanë dalë 7988 persona.
