Myslim Murrizi, deputeti nga listat e Partisë Demokratike por që nuk u largua në shkurtin e vitit 2019 nga parlamenti, tashmë është kryetari i Lëvizja Demokratike Shqiptare.
Gjatë një interviste Myslim Murrizi u shpreh se partia Lëvizja Demokratike Shqiptare synon të marrë 5 mandate.
I pyetur pse doli i vetëm në zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare tha se ka vendosur që të kandidojë me 153 kandidatë që nuk kanë qenë të përfshirë në pushtet.
Sipas tij në LDSH nuk ka hajdutë të administratës, por biznesmenë, ndërsa shtoi se ai do të jetë kryetar i partisë deri më 25 prill, më pas ai që do të marrë një votë më shumë do të bëhet kryetari i LDSH-së.
Ndërsa sa i përket bashkimit të votave me PS apo PD, Murrizi u shpreh se nuk është synimi i tij të qëndrojë në pushtet.
Pyetja: Kandidimi i vetëm në zgjedhjet e 25 prillit?
Murrizi: Kam vendosur të kandidoj i vetëm, me 153 kandidatë që s’kanë qenë të përfshirë në pushtet. Qëllimi ynë është të largohet kjo klasë hipokrite, nuk premtoj asgjë, por nuk do t’i mashtroj shqiptarët. Nuk jam nga ata zogjtë e qumështit që ndërrojnë fole.Në partinë time janë përfshirë biznesmen, jo hajdutë të administrates. Jam kryetar i partisë deri në 25 prill pastaj nuk kam parti, kush do të marrë një votë më shumë do të jetë kryetar i partisë. Kemi 153 kandidatë. Një nga ata që do të marrë një votë më shumë do të jetë drejtues i lëvizjes.
Pyetje: Por nëse mandatet e LDSH do të ishin vendimtare për formimin e qeverisë së re, me cilën parti do i bashkonte votat Murrizi, PS apo PD?
Murrizi: Nuk është qamet i madh edhe me ndenjur në opozitë, por unë nuk e kam qëllim në vetë pushtetin. Nëse mandatet e mira do të sillnin me 71 mandate PD-në dhe do të kisha ftesë nga ata, do ta konsideroja seriozisht.
c.r/ dita

Ne rastin me te mire, ky M eshte naiv dhe, ne me te keqin, shejtan budalla. Megjithate, per nje gje jam i sigurte, ky, as nga zeri dhe as nga trute/idete, nuk vlen per ate qe pretendon. Ky mund te beje mire vetem nje gje, te kendoje mejhane me mejhane, kazan, si gjeli maje plehut, sikur ky eshte simboli i ndershmerise. Ah, se harrova, mire ben edhe ate sharjen e “ish sigurimsave” (duket se me ta e ka kunjin me te madh), kamunisteve, enveristeve, ramisteve dhe gjithe ….istave te tjere qe nuk i shkojne midese se ketij, ani se jemi ne demokraci, ani se edhe ata jane njerez dhe pjese e popullit shqiptar, i pelqen ketij kllufit apo jo!! Vini re se si shprehet naivisht edhe vete, se ndjehet mire kudo qe te jete, ne pararoje apo mrapavije, brenda apo jashte, lart apo poshte, djathtas apo majtas, sepse nuk ka forme, eshte “trup amorf”. Tani po, meqenese ka mobilizuar njerez biznesi, parlamenti dhe qeverisja do te jene “puro bio”! Pika ne kush na ka rene per hise te shohim e degjojme nga mengjezi ne darke per 30 vjetet e transgjinicionit!! Kur thoshte, rahmet paste, Q. Mulleti…c’ere bohet kshu mer, na myten budallenjte!!. Ha, M, ha se mban ky vend e popull!