Murrizi “nuk zbutet”, plane me 7 deputetë nga PD

Bora Basholli

Myslim Murrizi, njëri nga dy deputetët demokratë që nuk iu bind vendimit për lënien e mandatit, tregon hapin e radhës që do të hedhë bashkë me të tjerë deputetë demokratë që zunë karriget bosh të kolegëve të tyre dhe planet për ndryshimin e sistemimit zgjedhor.

Në një intervistë për Top Channel, Murrizi u shpreh se “duhet të ashpërsohet Kodi Penal për shitblerjen e votës, si për shitësin dhe blerësin”

“Me grupin parlamentar që do të krijohet shumë shpejt ndoshta të enjten bëhemi 7 nga PD se do të vijë edhe kryetari PD i Peqinit si deputet. 

Por, edhe me pjesë që kanë zëvendësuar listën e LSI unë si Myslim Murrizi nuk e di sa do të me ecë fjala me përfaqësues të tjerë në Kuvend do ta kushtëzoj votën time në ndryshim të sistemit zgjedhor pasi kodi është artificë, ku të gjitha palët kanë dashur të fusin duart tek votat. 

Komisionerët nuk duhet të jenë politikë dhe ka administratë siç janë arsimi, pra mësues. Duhet të ashpërsohet Kodi Penal për shitblerjen e votës, si për shitësin dhe blerësin”, deklaron Murrizi.

Deputeti Murrizi shpjegon se ai dhe opozita e re do të ngulmojnë për listat e hapura:

“Listat e hapura sjellin demokraci brenda subjekteve politike, vrasin servilizmin. 

Shkojnë para qytetarëve dhe vijnë në emër të qytetarëve në ato karrige ata që zgjidhen nga qytetarët.

Listat e mbyllura kanë shtuar servilizmin, kanë nxitur orekset e kërmijve politik për të monopolizuar karriget në atë Parlament”.

 

b.b/dita

 

Share This Article
6 Comments
  • Nuk ka thene keq ai i pari… , qe edhe djalli , nuk eshte aq i keq , sa duan ta bejne !
    Murrizi ishte bere si egersire , sepse jetonte ne mes te egrsirave . Edhe pse jam i majte , une nuk shoh asgje te keqe , ne keto qe thote ai .

  • Murrizi , do te bej ate e do bej e kete…..keshtu eshte kur matesh me hijen e mengjezit, karagjoz!!!!!!!!!

    • Kur DITA i fton lexuesit te komentojne nuk u drejtohet me fjalet: “Te kastruar lexues. Po patet kohe te tepert na shkruani ndonje budallallek ne forum se na rriten klikimet”.

      Hej kriç! Po ku ka me karagjoz me te madh se ty a derezi? Pse s’shkruan dy fjale per temen duke u munduar te argumentosh por kapesh si idiot me individin.

      Eshte si eshte, i perket apo jo nje partie te dhjere gjer ne fyt, kjo s’ka aspak rendesi. Rendesi ka qe z.Murrizi po mban nje qendrim aq parimor, aq te guximshem, dhe aq te admirueshem, sa qe do te ishte idiotizem te mundoheshe dhe te gjeje ndonje klecke vetem e vetem per te shfryre vrerin. Duke u distancuar nga praktika e kryetarit de juro, ai po ja rrit vlerat vetes, pavaresisht asaj se mund te behet viktime e radhes. Edhe Blush karabushi ne te kujtohet keshtu e nisi perpjekjen ideologjike me Ramen, pavaresisht se me vone u perkul dhe pranoi ta hante me garuzhde corben e prishur.

      Gelltit i kastruari diku nje luge corbe te prishur dhe vjell gjithe jeten…

  • Interesant ! Deputeti Murrizi po i ben nje sherbim te cmuar Demokracise .Te them te drejten nuk me ka pelqyer ne disa raste sepse eshte treguar i ashper me policine,por keto qe ngre Murrizi duhet t’i kishte ngritur me kohe opozita dhe vecanrisht Maxhoranca .Murrizi e ka lene topin ne deren e Maxhorances.Une si qytetar i thjeshte jam pro propoizimeve te tij !

  • Poema
    Pamvarsistet Myzeqar.
    ——————————
    41.
    Si kreshnik Sefer Murrizi
    Kurrë asqereve nuk ju tute
    Sa here pushka me ta krisi
    Punet i zgjidhte me barut
    42.
    Per vatan shkrihej tere fisi
    Ne Shën e Premte sa u fut
    Me tabor vinte nga Durresi
    Na i tha djalit prij Mesut
    43.
    Po more babe ja kthen Mesuti
    Djali trim edhe i beses
    Por keta vellezer po i luti
    Ti ndihmoj gjere matan Xenges
    44.
    Se kane rende e mos po i nguti
    Dhe jane lodhur shume prej peshes
    Fjale zakoni tha i zgjuti
    Se ishe nip i Nebi Sefes
    45.
    Po prij vet flet shpejtë Nuriu
    Se Murriz jam edhe une
    Ne brez pisqolla se ç’i ndriu
    Fshehur poshte nen gune
    46.
    Pastaj hapin mire e shtriu
    Sdo tja dij as per furtune
    Per ne Divjake karvanin priu
    Anes kodres mbi lagune

    Autori poemes me rreth 900 vargje eshte:

    Andy Apolloni

    Ju lutemi botojeni keto vargje.

  • Përshëndetje i nderuar miku im i kahershëm. Nëse do të kisha mundësi do e pija një kafe me ju, por jam larg. Megjithatë nëse do të jepet mundësia ta lexosh komentin tim, kur të takohemi do ta pimë kafenë.
    Pse po shkruaj? I nderuar jam pro mendimit tuaj si për vazhdimin e deputetit dhe objektivin për kodin zgjedhor. Unë dëshiroj t’ju jap edhe këtë këshillë tepër të sinqertë dhe dashamirëse: “Kërkohet urgjentisht që ju dhe shokët e tu që sot jeni deputetë, të mblidheni dhe të krijoni një parti të re, me baza parimet demokratike. Siç e kemi kaluar në kurriz këto 30 vjet që është krijuar Partia demokratike, vërtetuan se ajo nuk u udhëhoq nga parimet demokratike, por u mbështet plotësisht në interesat personale të grupnjerëzve rreth familjes së Saliut. Ajo veçse krijoi konflikte të rrezikshme me objektiv vetëm marrjen me dhunë të pushtetit! Unë ju uroj që ju e kuptuat këtë fakt dhe nuk ratë në kurthin e drejtuesve të emëruar të PD-së. Urimi ndaj jush vlen dhe për personat e tjerë që nuk dorëzuan mandatet dhe për këta që pranuan të marrin mandatet, megjithë vështirësitë e diktuara nga udhlheqja e vjetër e asaj partie. Urime. Mblidhuni krijoni partinë e re. Kjo është mundësia më e mirë për të kryer këtë veprim që gjatë këtyre viteve e kanë dëshiruar shumë të tjerë, të cilët sot ose kanë vdekur ose janë gjallë, dhe disa prej të gjallëve vazhdojnë tu lëpihen atyre të kupolës që uzurpoi PD-në e shpresave të mëdha të mbarë shqiptarëve.
    Respekte dhe jo çdo gjë që trajtohet në parlament duhet kunërshtuar. Mbi të gjitha qëndrojnë problemet kombëtare, prosperiteti i vendit, mirëqënia e kltij populli që partitë politike e kanë hallakatur për shumëbe shumë vite.
    Përshëndetje të përzëmërta dhe shpresoj të më kuptosh.
    Arbër Epiroti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *