Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, foli sot rreth situatës politike në vend.
Sipas Murrizit, në vitin 2017 Basha i ka dhënë fjalën demokratëve që nuk do të futej në zgjedhje.
“Votat kishin filluar të bliheshin që në Janar të vitit 2017, ndërkohë, që ne hymë në çadër në Shkurt. Ne i besuam fjalës së Bashës që thoshte në atë kohë që nuk do të futemi në zgjedhje”,-tha Murrizi në një intervistë për Report.
Murrizi gjithashtu komentoi edhe letrat publike që Rama ka nisur në adresë të kreut të opozitës Lulzim Basha.
Deputeti u shpreh se shtatë letra nuk i ka dërguar Romeo-Zhuljetës.
“Për mua marrëveshja e 17 majit nuk është prishur 100% se avokati i popullit qëndron akoma aty. Ishte pjesë e paketës së dytë. Askush nuk flet, as Rama, as Basha do të thotë që marrëveshja vazhdon. Unë mendoj se e vetmja gjë që i është shitur shqiptarëve është lufta e ashpër. Ata janë marrë vesh si dreqi, dhe i kanë bërë punët si kanë dashur.
Përsa i përket situatës aktuale 7 letra as Romeo nuk i ka shkruar Zhuljetës. Mes tyre është një dashuri e madhe. Dy serenata mjaftojnë por 7 letra nuk janë parë në histori. Këto kanë bërë marrëveshje sa herë që i ka dashur kokrra e qejfit si dreqër. Nuk është çudi që të ketë edhe një letër të tetë”,-u shpreh me ironi Myslim Murrizi.
b.b/dita

°!° °!°
Zoti Murrizi cfare po thua per romeo dhe zhuljeten te paska zene semundja e te ziut Arvizi qe barazoi UJKUN ME QENGJIN ne 21 janar 2011..
.
me shume mundesi ka qe ti me bijen e azem krimineli te jeni mielli i bardhe qe ujku leu kemben te futej te kecat
me e drejte do ishte raporti Lul berishes me ramen si ujku me kete qingjin poshte
M’i forti në këtë jetë,
punon dhe bën si do vetë.
Një qengj i majmë shumë
pi ujë në lumë.
Një ujk u lëshua
dhe iu afërua:
Uria e kish shtrënguar
dhe kish dalë për të gjuar.
– Pse trumbullon ujë?, – thotë gjakëtori,
se kur e pa gengji nga frika përmori.
– Zot’ i math, – tha qengj’ i ngratë, –
Ndëgjomë, jeta t’u ngjatë,
mos u zemëro,
të lutem shiko.
Zot, lumi shkon poshtë, ti pi përmi mua
ujë të kulluar,
– Jo! U trumbullua.
Pastaj kam ndëgjuar
që më ke sharë
një vit më parë.
– Zot, s’kesha lerë.
– Yt vëlla. – Po s’kam. – Të tjerë,
yt at, qentë dhe baritë
rrin’ e më shajnë përditë,
nukë kam dyshim,
ndaj sot s’ke shpëtim,
se për këtë shkak
dua të marr gjak. –
Dhe u hodh e zuri,
ndë një pyll e shpuri,
e mbyti, e çqeu,
se kshtu i pëlqeu.
Popull idjot,ata ndajne miljona mes tyre ju ju tegojne partite
Po mire ja bejne ati populli te tufezuar
Tre klane 30 vjet qe ja hypin me radhe
Njehere Berisha,njehere Meta,njehere Rama,vetem sa ndrojne radhen,tani e kerkon Lulushja.Simbas kokes edhe festen,edhe 30 vjet te tjera ishalla ashtu sic e meritojne deri sa ti plasin syte e te kuptojne se c’mbajne mbi kurriz