Musa Ulqini: Jemi gati për dialog me opozitën, kudo dhe kurdo

DITA Online

Musa Ulqini, për Top Channel deklaroi se mazhoranca është e gatshme që të dialogojë me opozitën kudo ku të dëshirojë ajo.

“Mazhoranca është e gatshme që të dialogojë, ku të dojë opozita, jemi gati edhe për tavolinën e Presidentit të Republikës, megjithëse akti i opozitës me lënien e mandateve ka goditur sistemin dhe dialogun. Sepse ata kanë kaluar në anën tjetër, kjo mazhorancë ka vullnet, por pakica nuk ka mandat për të negociuar vullnetin e qytetarëve”, deklaroi përfaqësuesi i mazhorancës.

Në lidhje me deklaratat e ndërkombëtarëve, Ulqini u shpreh: “Është hera e parë që ndërkombëtarët kanë folur me një zë për çështjet që po kalon Shqipëria. Ata kanë dënuar djegien e mandateve, kanë qenë kundër dhunës në protesta, kanë dënuar retorikën e opozitës, kanë vlerësuar Shqipërinë për reformat dhe kanë thënë që zgjedhjet e vitit 2017 janë legjitime. Nuk është e vërtetë që ndërkombëtarët duan stabilitet në Shqipëri, siç tha kreu i opozitës, por duan standarde demokratike dhe integrim të Shqipërisë”.

Kur u pyet mbi dosjen 339, nga përgjimet e të cilës doli edhe vjedhja e zgjedhjeve, sipas opozitës, Musa Ulqini theksoi: “Drejtësia duhet të bëjë sa më parë punën e vet. Unë ndaj të njëjtin opinion me ndërkombëtarët që thonë se nuk është çështje e Parlamentit, por e drejtësisë”.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Mos e nga Presidentin,sepse Edi Rama tha: “Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”!
    Edhe kur mazhoranca nuk ka mbajtur asnje nga premtimet e saja,”ka mandat për të negociuar vullnetin e qytetarëve”?
    Edhe kur mazhoranca vjedh,shperdoron Leket e takspaguesve shqiptare,”ka mandat për të negociuar vullnetin e qytetarëve”?
    Edhe kur mazhoranca perdhos institucionet shtetrore per interesa partiake,”ka mandat për të negociuar vullnetin e qytetarëve”?
    A denohen qytetaret shqiptare per mashtrim,perse jo qeveria e”rilindjes”,qe ka mashtruar per gjithshka?
    Shteti shqiptare eshte kthyer ne nje organizate mafioze,eshte kapur peng nga Edvin Rama,prandaj çfaredo dialogu qofte,
    deshtimi eshte parashkruar.E keqja e Shqiperise tani per tani,ka vetem nje emer,Edvin Rama,Kryeministri qe merr vendime
    vetem nen efektin e droges.Arben Çuko Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis
    Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Ylsi Manja,Artur Bushi,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,
    Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Arben Ahmetaj,Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Edi Rama,Erion Veliaj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *