Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Dita-ditës po marrim informacion se kush eshte vendosur ne krye te qeverise se Kosovës. Nëse ato që shkruan gazetari B.Islami janë vetëm 20 përqind te verteta, është një fatkeqësi e madhe qe në krye te nje partie nga më të mëdhatë në Kosove dhe së fundi ne krye te qeverisë, qëndron as më pak e as më shumë, por nje i derguar i qeverisë serbe. Madje i serbeve qe nuk e duan aspak Shqiperinë dhe Kosovën. Ky është nje turp per politiken kosovare dhe asaj shqiptare ne pergjithesi. Prandaj u vonua aq shume krijimi i qeverise, që të dilte nje qeveri e gatuar diku jashte Kosoves, nga ata qe jane armiqte e vendit tonë. Si shqiptar nga treva ku është ngritur Flamuri më 28 nentor 1912, jam mjaft i zhgënjyer me ato qe po më shohin sytë dhe dëgjojnë veshët, se kush e drejton sot Kosovën. Këta politikane e paçin jetën politike mjaft te shkurter! Zoti le të shohë për mirëqenien e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë!
