Kryeministri i Kosovës , Isa Mustafa, ka folur sërish për luftën kundër terrorizimit, por edhe për rrezikun që i kanoset vendit nga sulmet terroriste.
Ai në një intervistë për emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se Kosova aktualisht qëndron mirë në këtë drejtim, derisa ka përmendur edhe mosshkuarjen e asnjë kosovari në Irak dhe Siri prej tetë muajsh, citon Klan Kosova.
Në këtë mes, kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe një fakt interesant sipas të cilit shumë kosovarë që aktualisht janë në ISIS, po kërkojnë të kthehen në Kosovë.
“Kemi problem me familjarët e njerëzve që kanë rënë atje ose janë akoma në këto fronte sepse disa prej tyre dëshirojnë të kthehen nga ISIS-i, por është problem se si t’ju mundësohet kthimi në Kosovë. Sidoqoftë masa të mira janë ndërmarrë për shkak se kemi ligjin që parandalon shkuarjen në luftërat e huaja”, ka shtuar ai.

Sepse ka shume vite qe Serbia dhe masha e tyre Isa Mustafa , po luftojne me mish e me shpirt , per t`i paraqitur kosovaret para botes ,…si Meken e dyte islamiste . Serbet perpiqen me cdo kusht,te gogolizojne Kosoven , para Europes, per ta frikesuar me rrezikun islamik .