Mustafai (Nano) dhe anektoda e piktorit dhe këpucarit

redaktor

 

Nga Agim Dalipi

 

Sapo lexova fjalët e para të polemikës që ka hapur Mustafa Nano me “sigurinë” që i jep pohimit të tij se nëna e Skënderbeut, Vojsava, ka qenë sllave, mu kujtua i nderuari Pashko Gjeçi, përkthyesi i shquar i “Komedisë hyjnore”. Në një detyrë të latinishtes na dha të përkthenim një anekdotë nga Roma e vjetër: një piktor kishte bërë një vepër ku shfaqej një person në këmbë sigurisht me veshjet e asaj kohe. Për të marrë edhe mendimin e njerëzve të tjerë e vuri në një dritare, rrinte vetë pas saj dhe pa u shfaqur dëgjonte përshtypjet që jepnin kalimtarët.

Midis të tjerëve kaloi dhe një këpucar i cili bëri vërejtje për sandalet në pikturë. Por më pas filloi të jepte dhe mendime e vërejtje për togën e veshur nga personi në pikturë. Piktorit, edhe pse kishte vendosur të mos shfaqej, nxori kokën dhe i tha këpucarit: Mos përtej këpucës, fjalë që kanë mbetur edhe sot. Domethënia është e qartë.

Nuk e di formimin e z. Nano, por nuk ma pret mendja të jetë ajo e një historiani. E vetmja gjë që gjeta ishte në Wikipedia (ku nuk je kurrë i sigurt se çfarë thuhet atje dhe kush i shkruan) se është analist politik shqiptar, gazetar në shtypin e në televizionet e Tiranës, me pikëpamje të majta liberal-progresiste, por dhe në disa raste për kritika me një gjuhë fyese dhe të një niveli të ulët intelektual ndaj politikanëve të djathtë. Për historinë nuk thuhet gjë. Por dhe në qoftë me formim histori, duke marrë parasysh fakultetin tonë (histori e gjeografi bashkë) nuk besoj se është në radhët e historianëve “par exelance” që kanë shkruar e shkruajnë për historinë e Shqipërisë. Se nuk mjafton një fakultet por duhen dhe vite të tëra studime dhe përkushtim.

Megjithatë kjo nuk ja heq të drejtën të merret edhe ai me historinë. Por për këtë, si kujtdo, do t’i duhej të plotësonte dy gjëra: e para të kishte fakte e zbulesa të reja të mbështetura në dokumente dhe, së dyti, të bënte një interpretim në ato fakte të njohura deri më sot. Për të parën merret vesh se nuk disponon asgjë të re. Për interpretimin që i ka bërë Marin Barletit them se e ka gabim. A është e mundur që, të gjithë ata që janë marrë me historinë e Skënderbeut që pas Barletit a thua se u ka “shpëtuar” një fakt i tillë? Apo i kanë mbyllur sytë nga “nacionalizmi” për rreth 500 vjet? Mos vallë kanë qenë të gjithë, siç i quan ai në replikën e 18 korrikut te “Dita” – “idiotë e marrokë” që do të donin që historia të ishte ndryshe?

Argumentet e bazuara të së vërtetës historike, vetëm në 18 korrik i dhanë A. Shkreli e M. Zeqo. I kanë dhënë historianët deri më sot e do të shkruajnë edhe më pas. Nuk mund të gjykoj si historian se nuk jam i tillë, por nuk mund të pranoj që të “zbulohet” një fakt i tillë, aq më tepër te Barleti që, për ne shqiptarët ka qenë e mbetet, ashtu siç e quan dhe Moikom Zeqo, kryevepër e ndërkombëtarizuar. Dhe këtë zbulim e ka bërë Nano që e quan se është thënë në një “bisedë të shkujdesur me ca?!” maturantë e studentë.

Mos vallë kemi të bëjmë me një tjetër “diletant mediatik” (Zeqo) që për të tërhequr vëmendjen e publikut veç gjuhës së papërshtatshme kërkon një scoop historie dhe historik? Sepse vetë thotë se “Të gjitha mund t’i bëjmë sipas qejfit, por jo historinë”. Atëherë pse po merret Nano me historinë kur duhet t’ia lërë këtë “këpucarëve” të vërtetë, atyre që e kanë profesion? Thotë se faktin që Vojsava Kastrioti është serbe e kanë thënë edhe të tjerë pas vitit 1990. Kush? Dhe çfarë ka patur pas tyre? Këto, të paktën në replikën te “Dita” nuk i thotë që, në fakt, kjo replikë i ngjan “tëcifërcërimeve”, siç thotë Noli që vijnë rrotull e nuk thonë asgjë. Se Barleti që përmend ai nuk e ka thënë një gjë të tillë: ka shkruar vetëm se ishte bijë e Tribalëve për të cilët nuk besoj se edhe Nano ka ndonjë fakt të ri për t’i bërë serbë. Këtë e shpjegon fare qartë Shkreli dhe besoj se do të flasin dhe të tjerë.

Por veçse për t’u treguar i zoti në fushën e historisë, ku e ka qëllimin ngritja e një teze të pavërtetuar që, midis të tjerave, sjell një ngacmim të kotë të ndjenjave kombëtare? Nuk do të ishte kataklizmë edhe që të ishte i vërtetë fakti sepse njihen martesat e fisnikërisë në mesjetë e më vonë ku, thuajse totalisht bëheshin me qëllime politike dhe thuajse të gjitha dinastitë mbretërore ishin kushërinj. Por ku bazohet të marrës përsipër e të “interpretosh” ndryshe nga deri më sot Barletin e të quash “idiotë e marrokë” tërë historianët që janë marrë me Skënderbeun, që nga Barleti, Dhimitër Frangu, Bardhi e deri te Kristo Frashëri apo dhe Moikom Zeqo? Dhe për çfarë e hedh në tregun mediatik një gjë të tillë? Ai dhe zoti e dinë. Por me replikën në “Dita” vërtetoi thënien e Konfucit: Më mirë të heshtësh e të dukesh budalla se sa të përpiqesh të heqësh dyshimet duke folur. Sepse, po të perifrazojmë fjalët e tij, edhe këtu ka për “t’u tërbuar”.

 

 

Share This Article
18 Comments
  • Une kete zoterine e kam pare ne skrapar sikur( me duket se nuk e mbaj ment mire) eshte mare me elektricitet. Te flasi me kopetenca per historine nuk me duket fort i besushem shto dhe faktin qe nuk me duket fort intelektual i kuruar me dije. Me duket nji provincjali rendomte qe ka hapur brrylat per tu futur ne Tirane ( do me u bo tironc)Jo mor zotni nuk mund ta ndrrosh ti origjinen edhe taten jo me te Heroit tone Kombetar.

  • problem.!??! ju takon te merren me te historianet, por Shkreli nuk eshte historian, deri diku dhe Moikomi.por, ne mesjet perzjerjet nuk jene te ralla.
    Skenderbeu eshte shqiptar :
    thote se jam I tille; flet shqip .
    jeton ne Shqiperi
    lufton per te mbrojtur shqiptaret,
    vdes ketu.
    eshte I krishtere
    feja dhe kombesia nuk jane te bashkematshme….

  • HAHAHA per njohuri per zotin Dalipi, NANUA eshte nga Policani ka mbaruar ing elektrike diku nga 86 87. ne vitin 90 ben kerkese per te hyre ne PPSH( komunist ) dhe para ca muajsh i kam degjuar nje deklarate ne nje emision sportiv per futbollin ” Sikur nje force mbi natyrore te hiqte futbollin nga qarkullimi te mos egzistonte me mua (MUCIT ne fjale) do te me mungonte shume” Ky eshte MUCUA i nanove qe ka mare persiper te na ribeje historine fshatce

    • Muchi [keshtu po I pelqen t’a shkruaj emrin e shkurtuar],pra Mucua,ose origjinali Mustafai,nuk eshte nga Policani,por nga Corovoda.Mbaroi universitetin fak.inxhinjerise,dega elektronike.U pranua kandidat per anetar I PPSH, punen e filloi ne PTT e Corovodes.Me ndryshimin e sistemit,militantet e pare te PD-se e zgjodhen kryetarin e pare te deges se PD-se per Skraparin.Nuk ndenji gjate ne radhet e PD-se,pas nje perplasje me trutharin e Vicidolit.Pastaj me kalimin e viteve u be gazetar,historian,,,,he se harrova.Eshte aktivizuar me ekipin e futbollit “: 5 Shtatori” te Skraparit si mesfushor.Gjimnazin e ka mbaruaR ME REZULTATE SHUME TE LARTA..

      • Ta besoj AQIF, si s’ta besoj…

        Me nota te shkelqyera gjimnazin e kane mbaruar vertet mjaft tipa te zgjuar dhe studioze, por mos harro se pervec tyre edhe disa toca lari. Njeri prej tyre pshm. as qe i kishte fare problem 10-at, sepse te jemen e kishte edhe nene, edhe mesuese, edhe militante te trashe.

        Njeri tjeter bile ishte aq i talentuar, sa qe kishte futur njerez qe te me vidhnin noten. Profesori im i fiskultures, nje bicim Vojokushi nga ata qe tregonin muskujt mbi tanke, para provimeve te matures mu lut qe t’i falja nje dy nota nga 10-ta ime shokut te klases, sepse nuk mund t’i dilte e drejta e studimit.

        Tekstualisht me tha keshtu: “Si thua, a ta zbres noten tende ne 8-te dhe t’ja shtoj atij debilit qe t’i permiresohet pak mesatarja?”

        Pas ca vitesh, ky bythec i dobishem filloi pune bile ne administrate dhe kur vinte rasti te perplaseshim me njeri.tjetrin, nderronte rruge duke e kthyer koken menjane.

  • 27-vjet rregres intelektual . Gazetaret dhe ata qe shkruanin ne rregjimin e kaluar e benin detyren e tyre ne menyre perfekte . Duke perjashtuar faktin se kujt i sherbenin ata perzgjidheshin per ta bere kete detyre . Po analistet e sotem kush i perzgjedh dhe kush i paguan ??? Te investosh per shkruajtes apo mendimtare si ky Nano apo ai Vasjari apo gjith vasjatet qe po ngaterrojne gjith dynjane eshte nje perdhunim i mirefillte i termit ” intelektual ” . Ja te shohim cdo te ndodh me KAZANIN !

  • Shoku ” Shpati ”

    “27-vjet rregres intelektual . Gazetaret dhe ata qe shkruanin ne rregjimin e kaluar e benin detyren e tyre ne menyre perfekte .”
    ke shumë të drejtë!!
    për mendimin tim, në atë kohë,shtypi,media ishte një aktivitet me humbje!!pra një aktivitet propagandistik të cilit nuk i kërkohej të silltet fitim!!
    pra duke mos pasur nevojën e të bërit para,njeriu shkon drejt cilësisë!!në medie,shtyp që të kesh cilësi nuk është e rëndësishme të “kesh” gazetarë të mirë!!
    si dhe kinemaja,për të patur filma të mirë,nuk vlejnë shumë aktorët(ata sa më të mirë të jenë aq më i mirë del filmi),vëndin kryesor e ka regjizori!!është ai që bën filmi,aktori i mirë ja lehtëson punën edhe më shumë!
    kështu dhe për shtypin!!redaktori është ai që bën gazetën dhe jo gazetarët!!një K/redaktor i zoti,zgjedh redaktorë të shkëlqyeshëm për çdo degë të lajmit!!redaktorët nuk lejojnë botimin e çdo gjëje të shkruar të zezë mbi të bardhë!!
    tek ne,dhe sidomos me shtypin online,kërkohet fitimi,përndryshe duhet të mbyllësh aktivitetin!!çdo klikim,çdo koment është para që hyn në arkën e gazetës!!
    shpesh prodhohen lajme të tilla që të bëjnë të mundur klikimet më të mëdhaja!!
    njerzit paguhen pa ose fare pak prandaj kemi shkrime të përçarta,përkëthime me kompiuter të pa korigjuara!!
    është skandal përdorimi i gjuhës pa lidhje gramatikore dhe pa pikën e llogjikës!!
    THJESHTË KAAAAAAAAATASTROOOOOOOOF!
    dhe si jemi mësuar ne!?
    të pranojmë “të keqen më të vogël”,të pranojmë mundësinë për të lexuar ndonjë lajm!?
    ngadal ngadal shkatërrojmë dhe gjuhën!!e bastardojmë fare me fjalë të huaja dhe me fjalë të deformuara ose të përgjysmuara!!

  • Nje fjale urte shqiptare thote: Nje budalla e hudh gurin ne bunar e njeqind te menqur nuk mund ta nxjerrin.

    Kush ma mire se Barleti, do ta thoshte te verteten per Gjergj Kastriotin, kur dihet se, kur e shkroi vepren historike per Gjergj Kasrtiotin; ngjarjet dhe burimet i ka pase te frekta, dhe shume te njohura, pasi ka jetuar ne epoken e tij.
    Diqka e tille tek ai, nuk eshte, prandaje eshte me afer se te vertetes.
    Dhe kjo duhet te mbetet ashtu deri sa nuk dokumentohet me dokumete te nje verzioni tjeter.
    Ketu duhet te shtrohet pyetja: A eshte krejt i krisur ky far nano, a i sherben fqinjeve per pese-groshe, kur dihet se sa vepra kane shkruar shtetet fqinje, me qellim te pervetesimit te heroit kombetar duke e shtrembuar historine.
    Po te ishte ashtu siq e thote ky fane “historiani”, shtrohet pyetja, sa ndikim do te kishte nena e tij, tek e ardhmja e tij, dhe patjeter, qe Gjergji nuk do t’i sherbente fare, shqiperise,…,
    Ne fund eshte mire te merremi me vepra te medha qe e qojne popullin shqiptare perpara, drejt zhvillimit dhe bashkimit kombetar te tyre.

  • Vec asaj qe thote per Vojsava Kastriotin, ky Mu( )c Nano shkon dhe me tej ne idiotesine e tij kur thote se ” Skenderbru ishte me shume i krishtere se shqiptar” .
    Dhe po me vjen cudi qe askush nuk perqendrohet edhe tek kjo thenie e injorantit ne histori.
    Me vjen te bertas,e kuptoni cdo te thote te thuash qe ” Skenderbeu ishte me shume i krishtere se shqiptar”.
    Po per Leka Zogun, cfar mund te thote ky ” i gjithdituri” katundar ( qofte dhe nga Corovoda).
    Katundari kur vjen ne qytet do qe te behet me qytetar se qytetaret, wofte dhe me budallalleqe.

  • Ja ke fut kot per sa i perket heshtjes.Heshtja quhet shenje mencurie ose ne me te keqen e saj mbulon injorancen, por vetem budallallek nuk eshte.

  • Ky skraparlliu Mu.tafaaa,nuk ka hallin e Vojsaves po te birit Gjergjit per cfar u beri vllezerve te tij turq.Se eshte socialist servil me pages kuptohet lehtesisht.Habitem si merrena me nje mbeturin turke qe fatkeqesisht flet shqip

  • Ky Muci ka lajthitur fare ! Beni derman , cojeni ne nje
    spital psikiatrik,manikomio ,atje e ka vendin ,ndryshe
    do vazhdoje te qelbe akoma me shume qiellin shqiptar !
    Turpi botes …..! Gazetaruc ! Shyqyr qe na erdhi DHIMO-
    KRACIA per te nxjerre qelb nga goja cilido qe merr lapsin
    e shkruar bezhdile rrugesh..,,.!!!!!!

  • Ka dy menyra qe te njihesh ne bote : Napoloni u be perandor dhe thuri tragjedine e madhe ne Europe ,po
    ashtu Hitleri …..keshtu me radhe …… Antipodi i tragje-
    dise eshte komedia : Napoloni i Ri, perfaqesoi komedine
    franceze …….!!!
    Per t’u bere i njohur ,sidomos ne nje vend te vogel, si
    i yni duhet te besh vepra madhore :”zanatliu” i kesaj
    pUne madhore eshte e mbetet i madhi dhe i pazevende-
    sueshmi , Kadare ! Keshtuqe Mucit nuk i mbetet gje tje-
    tEr vecse te marre rrolin e karagjozit per t’u bere i njohur.,
    sepse ndryshe do te mbetesh nje medioker gazetaruc !
    E ”zbuloi”rrolin e tij , duke iu ngjitur Skenderbeut !!! Tash
    ka marre me gjithe mend rrolin edhe te Don-Kishotit ,por
    edhe te Sancho Panchos ! Tani i mbetet per detyre te
    gjeje Rosinantin dhe Dylqinjen e Tobozes….!!! LUFTEN E
    KA FILLUAR ME MULLIJT E ERES , PASTAJ ME SHAKUJT
    ME VERE….!!!! PIKA QE S’TE BIJE MORE HALE….!!!

  • Një njerì që nuk beson në Zot (siç eshtë edhe z.M.Nano,nuk beson vet,në ato që thot.
    Atij i pëlqen protagonizmi( që edhe këtu,mbetet provincial).Hjedh një gur n’ujë,e u thot tjerëve:”NXIRRENI”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *