Mustafa Nano: Drejtësia shqiptare vulosi turpin e vet

editor

Vini re! Nuk u dënuan me disa vite burg. Jo. U shpallën të pafajshëm, e rrjedhimisht nuk u gjet asnjë fajtor për faktin që më 21 janar 2011 u vranë katër vetë të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm. Në ditët e  ardhshme do të ketë arsyetime të thelluara, bazuar në ecurinë e këtij gjyqi dhe në vendimin që u mor, por mund të thuhet qysh tani se ky vendim është njolla më e madhe e sistemit të drejtësisë (përfshirë dhe prokurorinë), është ngjarja që dëshmon se ky sistem ka mbaruar, është i kapur, i korruptuar, i ndyrë. E kështu, në zgjedhjet e qershorit nuk bëhet fjalë për të ndërruar një qeveri, por bëhet fjalë për të rrëzuar me votë një sistem, që më pas duhet ringritur nga e para me synimin për t’i hapur rrugën demokracisë e shtetit të së drejtës. Në mos, ditë më të zeza kanë për të ardhur për këtë vend – shkruan ne blogun e vet opinionisti i njohur Mustafa Nano lidhur me vendimin e sotem te gjykates per 21 janarin

Share This Article
9 Comments
  • Para shume vitesh,kur punonim ne nje subjekt,per keto momente ju thosha Z.Mustafa: Kur arini te shkruani dhe te evidentoni,te gjitha keto poshtersi,perse nuk vendosni,cila eshte rruga e zgjidhjes? Edhe sot po ate pergjigje jepni,me vote,me vote,por si mund te meret ajo vote kur ato i numuron Saliu.Asnjehere nuk ka fituar PD,por ajo mer gjithmone pushtetin.A thua jane pjekur kushtet,per nje pranvere arabe? A duhet te perseritet edhe ketu ajo qe ndodhi ne shume vende arabe? A ka njerez qe te udheheqin popullin? Zoti Braçe thote mbroni veten” une po them,popull ji vigjilent.

  • z.arb,ne te gjithe boten denohen ata qe kryejne vrasjet dhe joata qe kerkojne te drejtat e siguruara nga konventat nderkombetare.kaq sa per dijeni.

  • Nuk eshte i vetem si rast, edhe ata te Gerdecit nuk u denuan, thjeshte u tallen me ne, udhane disa muaj apo vite burg dhe pas ankimimit u shpallen te pafajshem. Dhe kane drejtuar gjate kohes ne ushtri duke perndjekur njerezit me te mire e te afte dhe vazhdojne te drejtojne….. O zot Edi Rames do ti duhet te shpenzoje nje vit per te sistemuar hierarkine ne administraten shteterore

  • shume kohe perpara kam thene se kjo eshte nje bande kriminale qe duhet zhduk sa me par, ne si popull nuk kemi sensin me

    minimal te revoltes, nuk kemi nje opozit te afte qe ti prij popullit kunder kesaji bande qe ka uzurpuar cdo qeliz te shtetit tone per ta larguar nga pushteti qofte dhe me force, duke qene se qeveris me vota te vjedhura, kam frike se tani eshte shume vone ,tentakulat e kesaji bande jane shtrire shume thelle dhe se kur te shkulet do te kete shume dhimbje. shume shqetsuse eshte qendrimi qe mbajne faktori nderkombetare lidhur me kete qeveri as mish as peshk perse nuk i vene kufirin te thena, per mua keto lene shume per te deshiruar qofte dhe per afera te ndryshme. bashkohuni o shqiptare kunder kesaji bande.

  • Me kete vendim qe dha gjykata sot nen trysnine e Berishes, i bie qe neser kur te jete ai ne opozite, mbase do te qelloj qe te dale ne kembe perballe kryeministrise e te hedh syte nga dritarja ku ka qeverisur per 8 vite, dhe ne ate kohe garda ti fuse nje koqe plumbi, duke e arsyetuar vrasjen e shtetasit Sali, si tentative per permbysje e marrjen e ish zyres se tij.
    Po çdo te thote zeni e argita 3 miljoneshe qe i a kane vrare babane e tyre, ashtu kot?
    A i jep ndonjeri prej jush pergjigje.
    Tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *